• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paratë, interneti, teknologjia…rrëfimi ndryshe i Linda Ramës

by A R
06/06/2018 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Veçse në një rrëfim personal për familjen e saj, Linda Rama ka folur në Tv Klan edhe për mënyrën si i sheh ajo disa aspekte të shoqërisë duke dhënë disa mesazhe të orientuara drejt vlerave.

E pyetur nga fëmijët e emisionit “Në Kurthin e Piter Pan” se kush e kishte rrogën më të lartë, ajo apo bashkëshorti, Linda u përgjigj:

“Nuk ka rëndësi se kush e ka rrogën më të madhe por se si kontribuojmë të gjithë në familje, sa e duam njëri tjetrin dhe a e bëjmë punën me pasion apo jo”, tha ajo.

Linda thekson se është e rëndësishme që çdo njeri, “të bëjë më të mirën në çdo ditë të jetës. Të jetë i përmbushur për veten dhe të lërë një kujtim te të tjerët”. Këshillë kjo që ua jep edhe fëmijëve të vetë, Reas e Gregut.

Linda u pyet edhe për raportin me internetin dhe teknologjinë, që sipas saj, duhet përdorur në mënyrë të zgjuar, pa lejuar që teknologjia të vendosë hije mbi dijen njerëzore.

“Nuk besoj që nuk ka një prind që nuk e ndjen peshën e frikës se çfarë ndodh pas atij ekrani çdo ditë në duart e fëmijëve dhe të rinjve veçanërisht. Duhet të shkojmë tek gjithë ky diskutim në kushtet kur ne duhet ta pranojmë dhe të fillojmë të mendojmë për të parë se si interneti mund të përdoret dhe të kthehet në përfitimin tone. Kemi nevojë të dimë se si do ta përdorim internetin, kush janë platformat që nuk shkaktojnë rrezik për fëmijët dhe prindërit këto nuk kanë se si t’i dinë. Duhet të ketë hapësira televizive. Veçanërisht radiotelevizioni publik shqiptar duhet të krijojë hapësirën e këshillimit për prindërit dhe për të rinjtë, për të parandaluar ato fenomene që ne i kemi frikë brenda vetes sonë dhe për më tepër ne duhet të përpiqemi shumë të gjithë që mos ta lejojmë ekranin që të na vërë hije mbi dijen dhe shpirtin njerëzor. Këto të dyja duhet ta sfidojnë atraksionin e kotë dhe garën për vëmendje të internetit“, tha ajo.

Për Lindën, bashkëjetesa fetare është një nga vlerat më të mëdha shqiptare.

“Unë mendoj se bashkëjetesa jonë fetare është diamanti i kombit në zemër të Evropës. Në qoftë se në ngjarjet që ndodhën në Francë simbolika e bashkëjetesës bëri spektaklin e jashtëzakonshëm në mes të Parisit dhe u duartrokit, e bëri se ishte e vërtetë. Unë mendoj se është një nga vlerat e mëdha të kombit që e ka dhe duhet ta kultivojë bashkëjetesën fetare, veçanërisht në ditët që jemi dhe mendoj se xhamia është një institusion i merituar i popullsisë që praktikon dhe beson. Ashtu siç është një institucion i merituar Kisha Katolike, Kisha Ortodokse brenda lirisë së individit për të besuar”.

Next Post
Rënia e euros, efekt neutral në ekonominë shqiptare

Banka e Shqipërisë frenon rënien e mëtejshme të euros, ndërhyn në treg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In