• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Paratë e pista”/ Tabaku: Shqipëria ka hyrë në një fazë të nxehtë dhe të rrezikshme ekonomike

by Java News
01/08/2023 12:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku u shpreh sot se, paraja e pisët nuk mund të jetë e ardhmja e ekonomisë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Tabaku thekson se, “qeveria pretendon se problemet që hasin bizneset e eksportit që mbajnë mbi 100 mijë familje me punë dhe bukë, janë në fakt probleme që burojnë prej tyre. Po ashtu qeveria justifikohet se këto biznese nuk kanë përse ankohen tek qeveria për paaftësinë e tyre për t’u vetërregulluar në një treg ku leku forcohet jo prej ekonomisë së fortë por prej ekonomisë së pisët”.

“Kjo alibi e qeverisë do qe e besueshme nëse disa ngjarje nuk do kishin ndodhur në fund të sesionit parlamentar. Evente që tregojnë se në fakt qeveria e ka të qartë se kush ëshë fajtori dhe që përpiqet t’i shmanget tani përgjegjësisë pasi të gjithë po e tregojnë me gisht atë, dmth fajtorin”, shprehet deputetja demokrate.

“Në seancën e fundit parlamentare një nga projektligjet e miratuara nga kuvendi ishte dhe një propozim për të ndryshuar mënyrën e pagesës së taksave dhe tatimeve nga ana e disa kompanive eksportuese të prekura nga vlerësimi jonormal i lekut dhe zhvlerësimi euros”, thekson Tabaku.

Siç edhe kuptohet, vijon ajo, “propozuesi ndryshimeve ishte qeveria shqiptare, që në relacion evidentonte se arsyeja ishte për të mbrojtur eksportuesit nga ky forcim i lekut. Forcim, që për të gjithë ata që nuk duan të gënjejnë veten me të pavërteta, vjen jo nga faktorë ekonomikë”.

“E solla në vëmendje këtë rast për t’i bërë me dije shqiptarëve se qeveria ka me gjasë një arsenal të madh manipulimesh të fakteve dhe të vërtetës që ua hedh njerëzve si karamele. Por, ne duhet përherë të kemi parasysh se qeveria nuk bën atë që thotë dhe gënjen thuajse përherë në atë që bën”, nënvizon Tabaku.

“Qeveria mori një masë ndaluese dhe lehtësuese për bizneset sepse e kupton edhe vetë që ato janë duke vuajtur dhe kjo rrezikon punën e mbi 100 mijë familjeve shqiptare dhe të ardhurat e tyre. Shqipëria ka hyrë në një fazë të nxehtë dhe të rrezikshme në lidhje me ekonominë. Zhvlerësimi Euros në një kohë kur Banka Qendrore Europiane po ndjek politika monetare për të forcuar atë është shenjë se leku i fortë vjen si pasojë e ekonomisë së parasë së pisët”, shprehet ajo.

“Dikush, mbase mund të krenohet nga ky fakt por fatura që do të duhet të paguajmë të gjithë nëse vazhdohet me këtë politikë është shumë e kripur. Këtu, bëhet fjalë për ekonominë e çdo shqiptari. Për kursimet, të ardhurat dhe pensionin e shqiptarëve që nuk mund të lihen në duart e atyre që mendojnë se paratë e shqiptarëve duhet të përdoren për të pastruar hallet e tyre”, shton ajo.

“Kjo, nuk është një çështje e disa bizneseve që nuk duan të reformohen përballë sfidave të tregut. Përkundrazi, është rasti i një qeverie që kërkon të manipulojë tregun (siç ka bërë përherë) për të favorizuar sa monopolet dhe oligarkinë ekonomike po aq edhe monopolin e parave të pista apo dhe korrupsionit”, përfundon deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

/f.stafa

Next Post
“Kishim frikë se ikte dhe merrte klientelën”, pronarët vrasin e ndajnë në copa berberin 18-vjeçar

“Kishim frikë se ikte dhe merrte klientelën”, pronarët vrasin e ndajnë në copa berberin 18-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Avokati nxjerr prapaskenat e protestës: E kontrolluar nga Berisha, financimi vjen nga Shkëlzeni!

Avokati nxjerr prapaskenat e protestës: E kontrolluar nga Berisha, financimi vjen nga Shkëlzeni!

June 21, 2026
Protestuesit heqin flamurin e Ambasadës së Izraelit në Tiranë, Ministria e Jashtme: Po përçani dhe po përhapni urrejtje!

Protestuesit heqin flamurin e Ambasadës së Izraelit në Tiranë, Ministria e Jashtme: Po përçani dhe po përhapni urrejtje!

June 21, 2026
Moti përvëlues në Shqipëri/ Termometri shkon deri në 39°C, ja qytetet më të nxehta!

Moti përvëlues në Shqipëri/ Termometri shkon deri në 39°C, ja qytetet më të nxehta!

June 21, 2026
Japonia fiton me Tunizinë në ndeshjen e dytë në grup dhe e eliminon nga Botërori

Japonia fiton me Tunizinë në ndeshjen e dytë në grup dhe e eliminon nga Botërori

June 21, 2026
“Protestuesit po bëhen instrument i interesave të tjera”, Rama: Mos u bëni peng i iluzioneve

“Protestuesit po bëhen instrument i interesave të tjera”, Rama: Mos u bëni peng i iluzioneve

June 21, 2026
Ndjekje si në filma në Sarandë! Arrestohet ‘Vis Korçari’, përplasi 2 makina të policisë gjatë tentativës për arratisje

Ndjekje si në filma në Sarandë! Arrestohet ‘Vis Korçari’, përplasi 2 makina të policisë gjatë tentativës për arratisje

June 21, 2026
Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër me socialistët për 35-vjetorin e PS-së

“Do të presë 520 nxënës në kushte dinjitoze”, Rama publikon fotot e shkollës së re në Kamëz

June 21, 2026
Rifillojnë negociatat SHBA-Iran në Zvicër

Rifillojnë negociatat SHBA-Iran në Zvicër

June 21, 2026
“Hija” e Berishës mbulon protestën, mbështetësit e kreut të PD dalin me mesazhe kundër Blinkenit

“Hija” e Berishës mbulon protestën, mbështetësit e kreut të PD dalin me mesazhe kundër Blinkenit

June 21, 2026
“Nuk është më aq spontane sa duket”/ Avokati ngre dyshimet: Ja kush fshihet pas protestës!

“Nuk është më aq spontane sa duket”/ Avokati ngre dyshimet: Ja kush fshihet pas protestës!

June 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In