• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Paratë e lobimeve, nga “The Economist” tek Podesta Group

by
18/01/2016 20:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPECIALE JAVANEWS/ Ka ngritur një valë debatesh artikulli i fundit tetëfaqësh i “The Economist”, në të cilin shihej në një prizëm pozitiv Shqipëria dhe situata aktuale e saj. Është bërë e ditur se ka qenë një material publicitar, nga ato që shumë media prestigjioze botojnë në faqet e tyre, me qëllim promovimin e një vendi të caktuar. Ky rast nxiti edhe një herë debatin rreth financimeve që palët politike apo dhe qeveritë, kanë dhënë në favor të mediave, por më shumë në xhepat e kompanive lobuese, kryesisht në SHBA, për përmirësimin e imazhit të tyre, organizimin e takimeve dhe sensibilizimin e administratës amerikane ndaj një momenti të caktuar që kalonte Shqipëria. Krahasuar me atë që ka ndodhur në të shkuarën, shkrimi i “The Economist” nuk duket rasti më flagrant. Aq më tepër që nuk është përdorur për lobim personal, nga një politikan apo forcë politike e caktuar.

Qeveritë shqiptare në gjithë këto vite kanë derdhur shuma të konsiderueshme parash nga paratë e taksapaguesve në llogaritë e lobuesve të njohur amerikanë, për të pasur vëmendjen e politikës amerikane. Pas në këtë proces nuk kanë mbetur as partitë politike të pozitës dhe opozitës, që ndër vite kanë shpenzuar jo pak para për të lobuar në SHBA në favor të tyre. Ajo që ka shquar këtë proces ka qenë mungesa e thellë e transparencës ndaj taksapaguesve shqiptarë, për paratë që qeveritë dhe partitë shqiptare kanë shpenzuar, dhe sidomos qëllimet për të cilat ato kanë paguar.

Eshtë e qartë se këto para nuk kanë shkuar asnjëherë në shërbim të interesave të vendit, por vetëm në interes të drejtuesve politikë, për të forcuar pozitat e tyre individuale në qeveri. Duke hedhur një vështrim analitik për paratë e shpenzuara për lobim, bie lehtasi në sy se qeveria e ish kryeministrit Berisha është kampione në këtë drejtim.

Në 8 vite të qeverisjes Berisha  kompanitë amerikane lobuese “Patton Boggs”, “Podesta Group” dhe “Ridge Global”, kanë përfituar afërsisht 3 milion dollarë amerikanë vetëm për të mbrojtur në SHBA interesat e qeverisë Berisha. Shuma e mësipërme mësohet nga deklarimet e bëra nga kompanitë përfituese në SHBA, dhe jo nga qeveria shqiptare. Asnjë cent nuk ka shkuar në interes të taksapaguesve shqiptarë, ndonëse paratë janë marrë nga buxheti i shtetit. Ndërsa sa i përket subjekteve politike, në krye të listës së pagesave për lobim është LSI, pasuar më pas nga PD, PS dhe PDIU.

Qeveria Berisha

Në harkun kohor 2005- 2013, kompanitë “Patton Boggs”, “Podesta Group” dhe gjatë mandatit të parë “Ridge Global”, kanë qenë 3 lobuesit e përzgjedhur nga qeveria Berisha për të retushuar imazhin e saj në SHBA. Në faqen “Department Of Justice” janë publikuar kontratat e lidhura nga ekzekutivi qe kapin vlera miliona dollarë. Gjatë viteve 2005- 2009 qeveria Berisha i pagoi kompanisë së drejtuar nga Tom Ridge 500 mijë dollarë për lobim në SHBA.

Pas skandalit të Gërdecit dhe një seri ngjarjesh të tjera dramatike, sidomos në degradimin e shtetit ligjor, qeveria Berisha u cënua jo pak në imazh. Ndaj ajo ndërroi kompani. Në 2009-ën qeveria përzgjodhi “Patton Boggs”, të cilës i pagoi në kontratën e parë 200 mijë dollarë, që u pasua nga dy të tjera në vitin 2010 dhe 2011, me vlerë 240 dhe 200 mijë dollarë. Më pas ajo nënshkroi edhe një kontratë të re me kompaninë “Patton Boggs”, vlera e se cilës ishte 1.520.000 dollarë. Për vendet e vogla është normale të paguhen kompani për të lobuar në SHBA. Por duke parë me kujdes mënyrën sesi janë shpenzuar këto para dhe qëllimet për të cilat ato janë dhënë, kuptojmë se ato miliona dollarë shkuan për makijazhin politik të imazhit të PD-së dhe z. Berisha, në prag të zgjedhjeve parlamentare dhe vendore. Nga ana tjetër këto lobime private synuan jo vetëm sulmet ndaj opozitës, por edhe të zhvlerësonin politikën zyrtare të SHBA-së në Shqipëri.

Partitë

Partia që shpenzuar më shumë para për të lobuar është LSI, me vlerën 154,298 $. Kjo shumë është paguar gjatë periudhës kohore 13 Prill 2009 -3 Prill 2010. Gjatë kohës kur LSI ishte në opozitë ka përdorur kompaninë lobuese ‘Dutko Worldwide LLC’, kryesisht për këshillim për çështje të fushatës zgjedhore. Në pesë raste rezulton se kongresmeni Eliot Engel është kontaktuar për llogari LSI-së.

Pas hyrjes në koalicionin qeverisës strategjia lobuese e LSI ndryshon duke përdorur kompaninë ‘Blue Star Strategies LLC’, ndërsa çështjet lobuese përqëndrohen në edukimin e udhëheqësve të rinj.
Gjatë periudhës 14 Janar 2009 -12 Qershor 2009, PD ka shpenzuar 120.000 dollarë për të lobuar në 20 raste, nga të cilat në 10 raste paratë janë shpenzuar për vizitat e nënkryetares së PD-së dhe kryetares së parlamentit zonjës Jozefina Topalli. Ndërsa në pesë raste kompania lobuese e PD-se, ‘BKSH Associates’ ka ndërmjetësuar për takimet e kryeministrit Berisha.

Ndërsa strategjia lobuese e PS, duke shpenzuar 82,250 $ për periudhën 12 Maj 2010 deri më 3 Shtator 2010, rezulton të jetë përqëndruar në sensibilizimin e shqetësimeve të opozitës, nëpërmjet mediave ndërkombëtare.

Hulumtimi mbi lobimin e partive politike shqiptare në SHBA zbardh një numër të zgjeruar kontaktesh edhe të Partisë për Drejtësi dhe Integrim mbi Çeshtjen Çame. Por në rastin e PDI nuk konstatohen pagesa korente. Ndërkohë që partitë politike këto vitet e fundit nuk kanë dhënë asnjë të dhënë lidhur me financimet që ato kanë bërë ndaj lobuesve amerikanë, duke zhytur gjithshka në errësirë.

 

Armando Meta

Next Post

Revista “Politico”: Shqipëria, më tepër se dyfishi i vrasjeve në SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

November 9, 2026
Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

November 9, 2026
Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

November 9, 2026
Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

November 9, 2026
Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

November 9, 2026
U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

November 9, 2026
Media britanike: Ministrja Diella, projekt i përbashkët i Ramës dhe Tony Blair

Ankimuan ministren “Diella”, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e 39 deputetëve të Opozitës! PD kërkoi shfuqizimin e dekreteve (ARSYETIMI)

November 9, 2026
Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

November 9, 2026
Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

November 9, 2026
Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In