Nuk janë shumë para, por interesante është se ato kanë humbur dhe s’i merr askush. E kjo ndodh edhe në Kosovë, saktësisht në Fakultetin e Studimeve Islame (FSI) në Prishtinë, ku dikujt i kanë rënë 0.55 cent, por s’i merr askush pasi nuk janë të tyre.
Ato 0.55 cent vazhdojnë ta presin pronarin.
Ky është përshkrimi që është duke qarkulluar në Facebook për paratë e humbura
“Ndodh në fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë!”
Në një tavolinë pushuese në korridor, një student i panjohur kishte parë 0.55 cent në ulëse dhe kishte lënë mbi tavolinë, duke shënuar edhe këtë letër.
“Këto 55 cent i kanë ra dikujt në këtë ulëse, nëse e dini jepjani atij”.
Pas një jave këto para ende gjendeshin aty”. /Telegrafi/