• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-i përndjekuri politik rikonstrukton pallatin me paratë e dëmshpërblimit, Veliaj: Shembull frymëzimi

by Java News
16/07/2017 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ferri i burgjeve të diktaturës në një shembull frymëzimi për komunitetin. Thanas Dhespo sot i ka kaluar të 90-tat, ndonëse mbi kurriz mban vuajtjet e 16 viteve në burgjet politike, të cilat diti t’i kthejë në shpresë dhe humanizëm. Për shkak të moshës, por edhe të emocioneve, ai e ka të vështirë të shprehet me fjalë, por jo me shembuj në komunitet. Së bashku me Nicën, bashkëshorten e tij, ata vendosën të bëjnë diçka që rrallë ndodh në komunitetet tona, duke surprizuar jo vetëm fqinjët më të cilët ndajnë pallatin ku jetojnë, por edhe banorët e lagjes përreth.

Një pjesë të parave që mori për vitet e burgut, pas ndryshimit të ligjit në vitin 2014, sipas të cilit ish të dënuarit e gjallë e përfitonin të parët dëmshpërblimin, Thanasi i investoi jo në shtëpinë e tij, por në të mirë të komunitetit. Ai rikonstruktoi hyrjen dhe shkallët e gjithë pallatit, duke u bërë kështu një model për gjithë komunitetin.

Duke e cilësuar si një shembull frymëzimi në kryeqytet, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bëri një vizitë në shtëpinë e ish të përndjekurit politik, Thanas Dhespo, të cilit i dha edhe medalje e mirënjohjes së qytetit. Teksa e falenderoi për mikpritjen, kryebashkiaku Veliaj i shprehu mirënjohjen Thanasit që paratë e dëmshpërblimit që mori pas ndryshimit të ligjit kur ai ishte ministër i Mirëqenies Socialiste dhe Rinisë, i përdori për të rikonstruktuar shkallët e pallatit. “Kjo është medalja e qytetit që Bashkia e Tiranës u jep qytetarëve të nderuar të saj. Unë doja të ta jepja personalisht e të të falenderoja në emër të të gjithë qytetit. Është e vërtetë se ti ke ndihmuar vetëm shkallën tënde, por ama frymëzimi vlen për të gjithë qytetin”, tha Veliaj teksa i dorëzoi medaljen e mirënjohjes.

“Mesazhi i Thanasit është ky: Të jetojmë në mënyrë të qytetëruar edhe jashtë banesave tona. Nuk ka nevojë që të marrim shembull nga ambientalistët jashtë vendit, nënat tona, thotë Thanasi, dhe gjyshet tona, ujisnin lulet e pastaj merreshin me punët e shtëpisë. Edhe na tha se do të bëjë një investim. Për t’u martuar, jemi martuar vonë, ndaj thamë ta bëjmë dhe e realizuam për tre muaj. Ishte dallëndyshja e parë që të jetojmë edhe në ambientet jashtë shtëpisë sonë në mënyrë të kultivuar. Të ecim të sigurt, në ambiente të pastra. Kjo ishte dëshira e Thanasit dhe unë ia plotësova”, u shpreh bashkëshortja e Thanas Dhespos, e cila tregon se për këtë veprim kanë marrë edhe falenderimin e banorëve të pallatit, të cilët në hyrje të shkallëve kanë vendosur dhe një pllakë dedikimi për të.

Kryebashkiaku Veliaj shprehu bindjen se veprime të tilla, përveçse janë një ndihmë e mirë për përmirësimin e jetës në komunitet, shërbejnë edhe si frymëzim për të gjithë të tjerët, që pavarësisht vështirësive dhe sfidave që sjell jeta, mund të jenë gjithmonë të dobishëm për ta bërë qytetin më të mirë. “Unë shpresoj shumë që edhe më të rinjtë të frymëzohen nga shembulli yt dhe të kuptojnë se vuajtjet nuk e bëjnë më të keq njeriun, por më të mirë, dhe se pavarësisht vuajtjeve njeriu nuk e humb shpresën te humanizmi i njerëzimit. Ndaj të jam mirënjohës dhe të falenderoj me gjithë zemër”, tha Veliaj.

Gjithashtu, ai theksoi se shembuj të tillë janë frymëzim edhe për atë personalisht, se në qytetin e Tiranës pavarësisht vështirësive apo problemeve që mund të ketë, nuk mungon kurrë solidariteti dhe humanizmi. “Shpesh herë pyes veten: A kanë duk gjërat, a ka njerëz të kulturuar që kujdesen për qytetin. Por, kolegët më thanë ja tek e kemi një rast, i cili paratë e burgut i ka investuar për komunitetin. Në ministri jam marrë me dëmshpërblimet dhe kur më thanë se të gjitha lekët e burgut i kishe investuar për pallatin tënd, thashë: Ka shpresë. Ky ka qenë ndoshta inkurajimi më i madh që mund të kem marrë në këto dy vjet”, tha Veliaj.

Pas ndryshimit të ligjit të dëmshpërblimit për ish të përndjekurit politikë, ku ata që ishin ende gjallë përfituan të parët, Thanas Dhespo u dëmshpërblye me 4 këste brenda një viti për 16 vitet e burgut të padrejtë që ai kishte kryer në kohën e diktaturës komuniste.

Next Post
Koreja e Veriut paralajmëron Trump: Mos e zgjat se 25,000 trupa amerikane do të vriten

Koreja e Veriut paralajmëron Trump: Mos e zgjat se 25,000 trupa amerikane do të vriten

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Gjykata e Lartë rikthen Metën në Apel! Rigjykim për masën e sigurisë për ish Presidentin

April 23, 2026
Ngacmoi seksualisht dy shtetase në autobus, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë

Ngacmoi seksualisht dy shtetase në autobus, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë

April 23, 2026
U nda nga jeta dje, çfarë shkruante Rexhep Qosja për 90-vjetorin e Kadaresë

U nda nga jeta dje, çfarë shkruante Rexhep Qosja për 90-vjetorin e Kadaresë

April 23, 2026
SPAK operacion me Francën kundër mashtrimeve kompjuterike, ndalohet një shqiptar

SPAK operacion me Francën kundër mashtrimeve kompjuterike, ndalohet një shqiptar

April 23, 2026
Izraeli blen municione ajrore me vlerë 200 milionë dollarë nga prodhuesi i armëve Elbit Systems

Izraeli blen municione ajrore me vlerë 200 milionë dollarë nga prodhuesi i armëve Elbit Systems

April 23, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

U kap në makinë me 1045 doza kanabis gati për shitje, arrestohet 55-vjecari në Durrës

April 23, 2026
Publikohet raporti i Qeverisë për integrimin: Rekord Historik në negociata dhe reforma intensive

Publikohet raporti i Qeverisë për integrimin: Rekord Historik në negociata dhe reforma intensive

April 23, 2026

Efektet e dy sistemeve zgjedhore që po diskutohen

April 23, 2026
Motivet e ngjarjes/ Sulmi me armë në Kurbin, shpallen në kërkim 5 persona

Motivet e ngjarjes/ Sulmi me armë në Kurbin, shpallen në kërkim 5 persona

April 23, 2026
“Anashkalonte” Hegseth! Si lidhja e ngushtë me Trump i kushtoi postin John Phelan

“Anashkalonte” Hegseth! Si lidhja e ngushtë me Trump i kushtoi postin John Phelan

April 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In