• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paratë dhe pronat janë gjetur, vjeshta jep rezultatet e para të goditjes së korrupsionit

by Spartak Ngjela
21/08/2017 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Që nga shtatori e mbrapa shqiptarët do të shohin se në çfarë vobektësi intelektuale janë gjyqtarët e tyre, dhe sa të paskrupullt kanë qenë në shitjen e drejtësisë.

Më pas do të shohin dhe qorrollepsjen e korrupsionit të lartë politik.

Po, si paraqitet tani ky korrupsion në të dyja krahët- në drejtësi dhe në qeverisje?

l.

Do të shihni:

Gjyshe pensioniste që dhurojnë mijera Euro gjyqtarëve.

Kunata dhe kunetër, tezë halla e xhaxhallarë që jetojnë me të keq, pa shtëpi për vetë, por që iu dhurojnë dhjetra mijë Euro gjyqtarëve që këta të paguajnë menjëherë kredinë e shtëpisë, ose të justifikojnë kostot.

Gjyqtarë që kanë tre dhe katër apartamente të lëshuar me qira, se kuptohet që janë paguar me apartamente nga kompanitë e ndërtimit që kanë blerë gjyqet.

Gjyqtarë, gjyqtare dhe gra gjyqtrësh e burra gjyqtaresh që qarkullojnë miliona lekë, sapo burri apo gruaja është emëruar gjyqtar apo gjyqtare.

Janë sot të gjithë të kapur, dhe e kanë shpresën te politika e lartë e korruptuar, se thonë me njëri – tjetrin: “asnjë nga liderët politikë nuk është i pakorruptuar: ata bëjnë sikur, prandaj rrini të qetë, se ne kemi apartamente dhe dhjetra mijera Euro, kurse ata kanë pallate, fabrika dhe miliona Euro”.

Por edhe gomari kështu thosh kur e hante ujku: “jam në ëndërr”.

Pse ju o të shitur, që as juristë s’keni qenë, vërtet mendoni ende se do t’iu shpëtojnë të ngjashmit tuaj të politikës së lartë?

Po këta kush do t’i shpëtojë?

ll.

Korrupsioni është sigurisht një fenomen i përgjithshëm sot ne Shqipëri. Por koha e solli që, ata që kanë dhënë paratë për të ndihmuar shqiptarët, duan të dinë se ku kanë shkuar paratë e tyre.

Këta nuk janë shtete dosido, ata janë aleatët perëndimorë të Shqipërisë: këta e kanë provuar korrupsionin e politikës shqiptare, i kanë gjetur dhe i kanë kalkuluar sa para u janë grabitur shqiptarëve nga ata që duhej t’i qeverisnin, dhe tani do t’i detyrojnë t’i kthejnë.

Ky në fakt është një ekuacion shumë i thjeshtë për tu zgjidhur, se korrupsioni nuk ka më forcë, i ka bërë të gjitha llojet e përvetësimit, por, tani ka humbur luftën me ligjin, prandaj duhet të kthejë paratë.

Dhe mos t’ju duket kjo fare një gjë e vështirë, se kjo tani është kryer.

Do ta shihni…

lll.

Çfarë pritet të ndodhë me korrupsionin ë niveleve të larta të politikës?

Këto qarqe drejtuese u treguan jo vetëm të papërgjegjshme në qeverisjet e tyre, por dhe krejt naivë dhe me intelekt të ulët atëherë kur e panë se forca ndërkombëtare i kapi duke iu gjetur dhe kalkuluar paratë që kanë marrë në 25 vjet qeverisje.

Të gjithë bashkë kanë përvetësuar rreth 5 miliardë Euro.

Në fakt ky është sekreti: ata që i kanë dhënë gjithsej Shqipërisë 20 miliardë Euro ndihmë, shohin që pesë miliardë i kanë marrë qeverisësit e shqiptarëve.

Sigurisht që ky është një turp historik.

lll.

Kjo klasë politike kurrë nuk e kuptoi në 25 vjet që personaliteti i një shteti modern demokratik është drejtësia.

Makutëria e njeriut të varfër që vinte nga tirania dhe vobegtësia shoqërore, të imponuara nga patologjia Hoxha, por që doli në qeverisje, kurrë nuk e la gjëndjen që të vendoste drejtësinë në Shqipëri.

Por ka dhe diçka: këta njërëz pa personalitet, jo vetëm nuk kanë ditur të qeverisin, por nuk kanë njohur as politikën e Perëndimit dhe as se çdo të thotë të angazhohesh politikisht me Perëndimin. Se ndryshe nuk mund të lëshoheshin si të babëzitur për të dhunuar materialisht popullin e tyre, në një kohë kur aderonin në organizmat kryesorë të botës perëndimore.

Ej, zotërinj! Perëndim do të thotë ligj; dhe ju keni përvetësuar paratë e taksapaguesve amerikanë, gjermanë, francezë, anglezë dhe italianë.

Duhet t’i ktheni tani, se vetë këta jua kanë gjetur.

Enver Hoxha nuk hynte politikisht kurrë në strukturat perëndimore, sepse e dinte që ato struktura nuk do t’ia pranonin kurrë atë shtypje antinjerëzore kundrejt shqiptarëve. Prandaj u vetëizolua, dhe tha: “Shqipëria është në bllokadë”.

Kurse këta të sotmit, nuk e dinin fare këtë, dhe i ranë me top parasë së Shqiptarëve, por duke qenë politikisht në strukturat më të larta perëndimore, deri dhe anëtarë të NATOS.

Kjo, në fakt, është pika që krijon rënien e tyre drejt penalitetit, sepse aleanca politike me dhuruesit e fuqishëm, e ka tani aleancën me Shqipërinë domosdoshmëri të interesit të tyre politik, në rrafsh zonal dhe global.

Ata duan paratë, por Shqipëria kërkon drejtësi. Dhe kjo do të vendoset.

lV.

Ky interes i madh politik amerikano-europian për Shqipërinë nuk mund ta pranojë korrupsionin politik të injorancës shqiptare. Dhe këtu fillon historia e re e Shqipërisë dhe e të gjithë botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Por kur? Pyesin me të drejtë shqiptarët që presin prosperitetin e vendit të tyre.

Procesi ka filluar, paratë dhe pronat janë gjetur, organet e reja të Reformës kanë filluar funksionimin e tyre; kurse vjeshta jep rezultatet e para të goditjes.

Next Post
Rëndohet sërish situata e zjarreve, shënohen 14 vatra të reja në vend

Zjarret vijojnë të djegin qindra hektarë pyje, ja 10 vatrat aktive ku po 'luftohet' me flakët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

August 11, 2026
Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

August 11, 2026
Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

August 11, 2026
Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

August 11, 2026
Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

August 11, 2026
Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

August 11, 2026
UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

August 11, 2026
Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

August 11, 2026
Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

August 11, 2026
Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator, SHBA ndërmjetëse në përpjekje për t’i dhënë fund luftës

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator, SHBA ndërmjetëse në përpjekje për t’i dhënë fund luftës

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com