• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Paratë e krimit/ Kompani ndërtimi, banka, zyra valutore, janë subjektet që do verifikohen

by Java News
04/09/2017 17:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Institucionet publike kanë nisur punën për të kontrolluar në terren paratë e pajustifikuara, teksa kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga të gjitha organet e zbatimit të ligjit një betejë të ashpër kundër aseteve kriminale.

Të gjitha entet shtetërore janë vënë në lëvizje për të bërë verifikimin e shumave që dyshohet se kanë ardhur nga aktivitete të paligjshme, kryesisht nga trafiku i kanabisit dhe drogave të forta, duke nisur me policinë, zyrat e hipotekës, drejtorinë e tatimeve dhe njësinë e kontrollit dhe verifikimit të parave të pista.

Televizioni Klan ka arritur të sigurojë një listë me subjektet, të cilat gjatë muajit Shtator do të jenë në qendër të kontrollit nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave. Inspektimet do të jenë të plota për tre banka dhe tre kompani ndërtimi, ndërsa pjesë e listës janë edhe zyrat e këmbimit valutor.

Burimet në këtë drejtori thanë për Tv Klan se firmat e ndërtimit, zyrat e këmbimit valutor dhe noterët janë subjektet më të shpeshta që përfshihen në afera të pastrimit të parave dhe dyshohet se mbulojnë paratë e krimit.

Ndërtimi konsiderohet si sektori ku janë investuar me se shumti paratë e ardhura nga aktivitete kriminale, kryesisht te zhvilluara jashtë vendit. Jashtë vëmendjes nuk janë as bankat, pasi një pjesë e mirë e transferta dhe llogarive në to besohet se janë të pajustifikuara.

Sipas të dhënave nga sistemi i pagesave, në vitin 2016-të transfertat e parave përmes këtij sektori u rritën me 1.3 miliard dollarë, duke arritur në rekordin më të lartë historik : 7.6 miliard dollarë.

Burimet thonë se numri i transfertave bankare që në fund të vitit 2014-të e deri tani ka arritur një mesatare mujore prej 10 mijë transaksionesh nga 7mijë që rezultonin në 2013-ën.

Tv Klan

ma.me

Next Post
Vasili intensifikon sulmet ndaj Ramës: Po hiqen vizat, kryeministër ku je ?!

LSI sulmon Ramën për ASH: Inkuizicioni mesjetar i kryeministrit pjellë e padijes dhe anti-shkencës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një burrë i vuri flakën vetes? Autobusi në Zvicër shkrumbohet për disa minuta, 6 të vdekur!

Një burrë i vuri flakën vetes? Autobusi në Zvicër shkrumbohet për disa minuta, 6 të vdekur!

March 11, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Hall me burrë, hall pa burrë, hall të mos martohesh kurrë

March 11, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

March 11, 2026
Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme, goditet edhe Flota e Pestë

Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme, goditet edhe Flota e Pestë

March 11, 2026
Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

Protesta e 12 marsit para Kuvendit, Tabaku: Do jetë paqësore! Bëhet për çmimet e larta dhe korrupsionin

March 11, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

March 11, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Degradon konflikti mes disa personave në Bulqizë, 3 të plagosur, policia në kërkim të 2 autorëve

March 11, 2026
“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In