• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Parashkrimi”/ Propozimi i Berishës që hap dosjet e qeverisë ‘Meta’ 2000-2002, ‘Ligjet’ japin ‘OK’, PL hesht

by Java News
02/06/2023 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa ditë më parë, kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i bëri thirrje opozitës për bashkëpunim për miratimin e një pakete ndryshime në disa ligje që janë pjesë e paketës së reformës në drejtësi. Në Kuvend janë propozuar nga opozita tre projektligje për disa ndryshime të rëndësishme në Kodin Penal, nisma të cilat janë prezantuar në Komisionin e Ligjeve në 27 mars 2023. Përfaqësuesit e mazhorancës janë shprehur parimisht pro ndryshimeve të propozuara në Kodin Penal, por kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka ka theksuar se duhet të merret mendimi i qeverisë dhe se në Ministrinë e Drejtësisë është ngritur një grup pune për Kodin e ri Penal.

Projektligji i propozuar nga deputetja e PD-së, Ina Zhupa synon rritjen e ndëshkimit të kanosjes dhe dhunës ndaj gazetarëve. Projektligji i propozuar nga Partia e Lirisë parashikon heqjen e përgjegjësisë penale për tubimet pa leje. Nisma e tretë, e cila mund të sjellë pasoja të paparashikueshme dhe stuhi politike në Shqipëri, është propozuar nga një grup deputetësh të opozitës me në krye Sali Berishën. Projektligji parashikon heqjen e kohës së parashkrimit për ndjekjen penale dhe ndëshkimin e korrupsionit, për një grup pushtetarësh dhe ish pushtetarësh.

Nisma ligjore shton një fjali në nenin 67 të Kodit Penal, me këtë përmbajtje: “Nuk i nënshtrohen parashkrimit, veprat penale dhe akuzat penale të korrupsionit dhe të krimit te organizuar, kundër kryeministrit, zëvendëskryeministrit, ministrit, kryetarit të Kuvendit, kryetarit të Bashkisë Tiranë, drejtuesit e institucioneve qendrore përgjegjëse për prokurimet publike dhe koncesionet, si dhe ish-funksionarëve të sipërpërmendur. Kjo dispozitë i shtrin efektet e saj deri në date 31.12.2037”. 

Duke përfshirë ish-funksionarët, propozimi atakon aleatin e Sali Berishës, Ilir Metën, katër herë, pasi Meta ka mbajtur postin e kryeministrit, zëvendëskryeministrit, ministrit, kryetarit të Kuvendit. Ndryshimi i propozuar në Kodin Penal, nëse miratohet nga Kuvendi, mundëson hapjen e dosjeve të korrupsionit të pretenduar nga Sali Berisha, edhe gjatë qeverisjes Meta, në periudhën 2000 deri në 2002. Denoncimet e forta dhe të rënda të Berishës për korrupsionin e pretenduar sidomos gjatë qeverisjes Meta, do të ishin një indicie për SPAK, për të hapur dosjet.

Nisma ligjore lexohet si një kërcënim i Berishës ndaj Metës dhe të vetëve, pasi për hetimin e korrupsionit dhe krimin e niveleve të larta, të pretenduar pas vitit 2013, SPAK nuk ka asnjë pengesë ligjore sot për të hapur çdo dosje. Mbetet për t’u parë qëndrimi i qeverisë ndaj kësaj nisme ligjore dhe nëse opozita do ta kushtëzojë votën për paketën e ndryshimeve me këtë propozim. Kujtojmë që Partia e Lirisë me në krye Ilir Metën nuk ka mbajtur asnjë qëndrim për këtë projektligj.

Gjatë prezantimit të projektligjit në Komisionin e Ligjeve, deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi tha se “ne gjykojmë se parlamenti nëpërmjet diskutimit, debatit dhe aprovimit të kësaj dispozite është përpara një procesi shumë të rëndësishëm, që të tregojë vullnetin për të luftuar korrupsionin, duke hequr çdo lloj mburoje. As imuniteti kushtetues nuk vlen më, por nuk do të vlejë më as mbrojtja procedurale, të paktën për një periudhë të caktuar, për Kryeministrin, për zëvendëskryeministrin, për ministrat, për Kryetarin e Kuvendit, për kryetarin e Bashkisë dhe për të gjithë ata përgjegjës të institucioneve publike që menaxhojnë para publike në koncesione dhe prokurime publike, sepse pikërisht ata janë plaga e kësaj shoqërie”./shqiptarja.com

Next Post
Ja vendimi i plotë i Apelit të GJKKO-së për ish-ministrin Tahiri :“Mori përfitime të padrejta, ndihmoi Habilajt në trafikun e drogës”

Lirimi nga burgu, vjen reagimi i parë i Saimir Tahirit: Tani kam mundësinë të kërkoj të drejtën pa kursim!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrau të dashurën Marigona Osmani, burg përjetë për autorin

Vrau të dashurën Marigona Osmani, burg përjetë për autorin

February 27, 2026
Banorët protestojnë për rrugën në Poliçan, dhjetëra familje kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë

Banorët protestojnë për rrugën në Poliçan, dhjetëra familje kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë

February 27, 2026
“Bëri institucion vjedhjet në Shqipëri”/ Gazetari: Berisha ka vrarë njerëz në mes të sheshit!

Një telefonatë njerëzore dhe e pazakontë e Reshat Arbanës…

February 27, 2026
Begaj takim me homologen e tij në Maqedoninë e Veriut: Shqipëria e vendosur për forcimin e partneritetit dhe rrugën drejt BE

Begaj takim me homologen e tij në Maqedoninë e Veriut: Shqipëria e vendosur për forcimin e partneritetit dhe rrugën drejt BE

February 27, 2026
Rritje pagash për mësuesit e ushtarakët dhe emërime të reja, vendime të Këshillit të Ministrave

Rritje pagash për mësuesit e ushtarakët dhe emërime të reja, vendime të Këshillit të Ministrave

February 27, 2026
Pogradec/ Magazina përfshihet nga zjarri, flakët u përhapën nga djegia e disa gomave jashtë objektit

Pogradec/ Magazina përfshihet nga zjarri, flakët u përhapën nga djegia e disa gomave jashtë objektit

February 27, 2026
Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, kush e zëvendëson (EMRI)

Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, kush e zëvendëson (EMRI)

February 27, 2026
“Mburrem që jam shqiptar”, motivet kuq e zi të deputetit revoltojnë kryeministrin maqedonas

“Mburrem që jam shqiptar”, motivet kuq e zi të deputetit revoltojnë kryeministrin maqedonas

February 27, 2026
Një ditë pas ekstradimit në Shqipëri, Durim Bami kërkon të trasnferohet nga burgu “313”

Një ditë pas ekstradimit në Shqipëri, Durim Bami kërkon të trasnferohet nga burgu “313”

February 27, 2026
Dorëzohen sistemet raketore Javelin, Van Horn: Tregues i angazhimit për sigurinë

Dorëzohen sistemet raketore Javelin, Van Horn: Tregues i angazhimit për sigurinë

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In