• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vazhdon telenovela/ Naço: LSI forcë e parë politike në 18 Qershor

by Java News
14/05/2017 10:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vijim të turit të tij të falenderimeve, ish-Kryetari i LSI-së, Ilir Meta zhvilloi një takim me banorët e Skraparit. Në fjalën e tij përpara qytetarëve të Skraparit, Meta theksoi se lidhja e tij me qytetarët do të vazhdojë, duke shkuar deri në fshatrat më të thellë për të mbajtur të gjallë kontaktin dhe lidhjen me njerëzit.

 “Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë për t’i dhënë Skraparit gjithçka që i ka munguar deri tani dhe jam i sigurt se me kontributin tuaj, me angazhimin tuaj do të bëjmë gjithçka që Skrapari të lulëzojë dhe të lulëzojë e ardhmja e familjeve dhe në mënyrë të veçantë e fëmijëve tuaj sepse kjo është më e rëndësishmja për çdo prind”, – u shpreh Meta.

Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputet të LSI-së në qarkun e Beratit, Nasip Naço u shpreh përpara qytetarëve të Skraparit se LSI është forca politike e cila e do të japë një shans të gjithëve pasi ajo do të dalë forca e parë politike në zgjedhjet e përgjithshme.

“Jemi avangardë e LSI në qarkun e Beratit dhe i mbijetuar mjaft sfidave dhe sot jemi për të dhënë një shans për të gjithë. Ne dimë ta marrim pushtetin por edhe dimë ta miradministrojmë atë. Do të jemi forcë e parë dhe të tillë do të qeverisim Shqipërinë. Ky është viti i LSI-së”,- u shpreh Naço.

Kandidatja për deputete e LSI-së në qarkun e Beratit, Silva Caka vlerësoi rolin e gruas në politikë duke shtuar se Lëvizja Socialiste për Integrim do i japi një shans çdo gruaje dhe vajze për t’u nder e përfaqësuar dhe e barabartë me qytetarët evropian.

“Lëvizja Socialiste për Integrim punon çdo ditë që t’i japi një shans çdo vajze të re dhe çdo grua të ndihet e përfaqësuar në mënyrë të barabartë që tashmë i ka ardhur koha që të jenë banor të një vendi evropian jo vetëm për shkak të gjeografisë por për shkak të vlerave dhe parimeve morale që duhet ë udhëheqin një komb”, – tha Caka.

Ndërsa kandidati tjetër për deputet i LSI-së në qarkun e Beratit, Gledion Rehovica u shpreh se LSI kërkon ti japë një shans çdo shqiptari.

“Ne nuk luftojmë për pushtetin, ne luftojmë për të qenë forcë e parë dhe sot është koha t’i japim një shans të gjithë Shqipërisë”,- u shpreh Rehovica.

 

ma.me

 

Next Post
FOTOT/ Një ditë pas “mitingut” të PD-së, urimi origjinal i Ramës për shqiptarët

FOTOT/ Një ditë pas “mitingut” të PD-së, urimi origjinal i Ramës për shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In