• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Parashikoj tërmet në jug”/ I mërzitur me Ramën që e la në listat e hapura? Gjiknuri: Kisha qasje tjetër, kryetari është natyrë eksperimentale

by S T
04/04/2025 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Tërmet” në jug dhe rezultat më të mirë se në vitin 2021 ka parashikuar Damian Gjiknuri për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit. Në një intervistë për “Çdo kënd” me Merita Haklajn në A2 CNN, ish-drejtuesi politik i Vlorës dhe aktualisht në listën e hapur të socialistëve, theksoi se PS synon të fitojë 9 mandate në qarkun e Vlorës.

“Fushata sa vjen dhe bëhet më intensive, por gara e vërtetë fillon pak më vonë. Jugu është zonë sizmike ku takohen pllakat tektonike dhe efektet politike do të ndihen. Mendoj që do të jetë më mirë se viti 2021, me çfarë shoh në terren dhe me analizën time elektorale PS do arrijë minimalisht atë që ka patur në 21 dhe mendoj se do të jetë më lart. Lista e kandidatëve ka një gamë të gjerë zgjedhjesh ka njerëz që nuk vijnë vetëm nga politika. Të gjithë pjesa e elektoratit që mbështet PS e kanë një zgjidhje. Kjo është e mira e kësaj liste dhe mendoj që nëse kjo formulë funksion në harmoni. PS ka një shans shumë të mirë për të kapur 9 mandate”.

Në lidhje me kandidimin në listën e hapur të PS-së, Gjiknuri ka deklaruar se nuk ka pasur dyshime për përfshirjen e tij, edhe pse ka pasur një qëndrim ndryshe për listat e mbyllura, të cilat sipas tij duhet të përfshinin politikanë me eksperiencë, ndryshe nga Rama.

“Në politikë gjithçka ndodh. Nuk besoj që nuk do të isha se jam i bindur që jam shumë aktiv dhe PS ka nevojë për përfaqësimin tim. Unë kam pasur qasje tjetër dhe argumentim tjetër për listat e kandidatëve. E kam thënë që në listat e mbyllura të ishin politikanë me eksperiencë duke krijuar gjenerimin pjesor me listat e hapura, por kryetari është natyrë eksperimentale. Për mua është e panatyrshëm se kam qenë drejtues, dhe me kuota të larta, por duke qenë që jam në qarkun e Vlorës kam shumë njohje”.

Ai ka theksuar se çdo fushatë ka surpriza dhe po punon fort për të maksimizuar mbështetjen për PS dhe për të siguruar më shumë vota.

“Por çdo fushatë ka surprizat e saj dhe nuk duhet të them që për shkak të njohjes kjo do të më bënte që të flija mendjen. Unë po bëj fushatë intensive kudo. Njeriu përsërit vetveten dhe po takoj shumë qytetarët në të gjithë qarkun për të maksimizuar votat edhe në dobi të PS”.

Next Post
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

"Berisha ende nuk e ka kaluar oqeanin", Lorenc Vangjeli: Rama ka thënë se ka një surprizë! Pushteti në Tiranë vendoset nga...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat për Arlinda Zekajn: Qytetarët kërkojnë shkarkimin e dy ministrave dhe dorëheqjen e kryetarit të Pejës

Protestat për Arlinda Zekajn: Qytetarët kërkojnë shkarkimin e dy ministrave dhe dorëheqjen e kryetarit të Pejës

November 3, 2026
Kandidati shqiptar në SHBA: Populli është lodhur nga Trump, luftrat kanë rritur kostot e jetesës

Kandidati shqiptar në SHBA: Populli është lodhur nga Trump, luftrat kanë rritur kostot e jetesës

November 3, 2026
Pse Teksasi konservator është kaq i rëndësishëm për Trumpin

Pse Teksasi konservator është kaq i rëndësishëm për Trumpin

November 3, 2026
Zgjedhjet në SHBA, ekspertët parashikojnë se konfirmimi i rezultateve mund të marrë javë në disa shtete

Zgjedhjet në SHBA, ekspertët parashikojnë se konfirmimi i rezultateve mund të marrë javë në disa shtete

November 3, 2026
“Unë dhe vëllai im Thaçi”, ish-Presidenti i Kosovës kujton takimin e 16 viteve më parë me Erdoğan-in

“Unë dhe vëllai im Thaçi”, ish-Presidenti i Kosovës kujton takimin e 16 viteve më parë me Erdoğan-in

November 3, 2026
Hapen dosjet në Hungari! Ish-kryeministri Orban: Refuzova të bëhesha informator i shërbimeve sekrete komuniste

Hapen dosjet në Hungari! Ish-kryeministri Orban: Refuzova të bëhesha informator i shërbimeve sekrete komuniste

November 3, 2026
Katër ndryshimet që mund të sjellë në politikën e jashtme amerikane fitorja e demokratëve

Katër ndryshimet që mund të sjellë në politikën e jashtme amerikane fitorja e demokratëve

November 3, 2026
Defekte në sistemet elektronike, probleme me votimin në Florida dhe Nju Jork

Defekte në sistemet elektronike, probleme me votimin në Florida dhe Nju Jork

November 3, 2026
Arrestimi i nxënësve në Mal të Zi, si qëndron e vërteta? Flet babai i njërit prej djemve

Arrestimi i nxënësve në Mal të Zi, si qëndron e vërteta? Flet babai i njërit prej djemve

November 3, 2026
Ministria e Mbrojtjes jep informacion për rrethanat e plagosjes së ushtarit në Bazën Ajrore të Kuçovës

Ministria e Mbrojtjes jep informacion për rrethanat e plagosjes së ushtarit në Bazën Ajrore të Kuçovës

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In