• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Parashikoi krizën e fundit ekonomike globale, historiani i Harvardit: Pse duhet të shqetësohemi!

by A R
08/01/2018 22:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Gjëja për të cilën, gjatë jetës time, kam patur më shumë të drejtë, është ajo për të cilën më është njohur më pak merita”, shkruan në “Sunday Times” historiani i Harvardit, Niall Ferguson. “Duke filluar nga qershori i vitit 2006, kam shkruajtur një seri artikujsh dhe kam mbajtur një seri konferencash, në të cilat parashikoja, me një saktësi të konsiderueshme, krizën financiare globale. Jua them këtë, vetëm që të dëgjoni me vëmendje idetë e mia mbi situatën e sotme të ekonomisë globale. Në fund të fundit, shumë aspekte të sotme, i ngjajnë atyre ditëve para krizës: çmimet e pothuaj çdo kategorie të aseteve po rriten. Në pothuaj të gjitha tregjet imobiliare (mbi të gjitha Irlanda), çmimet e shtëpive të përshtatura me inflacionin janë më të lartë, në krahasim me atë që ishin në prag të krizës. Kostoja e shtëpive amerikane ka rënë me një të katërtën nga 2006 deri në 2012.

Tani janë rizgjuar dhe po rriten. Pallatet në Nju Jork vlejnë 19% më shumë, krahasuar me kulmin e para krizës: tregu i pasurive të paluajtshme, veç të tjerash, nuk ka qenë më produktivi i vitit 2017. Tani, mendoni pak këto katër arsye, për të qenë të shqetësuar.

Së pari, festa e politikës monetare po merr fund. Federal Reserve në SHBA dhe tani Banka e Anglisë janë duke rritur normat e interesit. Asetet e marra së bashku të katër bankave të mëdha qendrore – Fed, Banka Qendrore Evropiane, Banka e Japonisë dhe Banka e Anglisë – do të arrijnë një tjetër kulm në dhjetor 2018, por ritmi i zgjerimit që tani po bie. Për më tepër, rritja e kredidhënies agregate globale po pëson një ngadalësim.

Së dyti, siç thonë Charles Goodhart dhe ekonomistë të tjerë, gjendemi në një pikë historike të ndryshimit demografik. Globalisht, përqindja e atyre që punojnë në raport me konsumatorët është në nivele maksimale. Nuk mjafton: norma në rritje e varësisë e lidhur me plakjen e popullsisë, nuk po përkthehet në një rritje të kursimeve, por të konsumit, mbi të gjitha në shëndetësi. Rrjetet e sigurisë së asistencës sociale kanë nxitur shumë pensionistë që të mos kursejnë mjaftueshëm, pra nuk kanë marrë në konsideratë rritjen e jetëgjatësisë.

Së treti: duke lënë mënjanë politikën momnetare, bota e sotme super e ndërlidhur – në të cilën kompanitë më të mëdha synojnë të gjitha që të reduktojnë çdo lloj kostoje me të cilën përballen, që nga blerjet, tek kërkimi dhe tej rrjetet sociale – është një botë strukturalisht deflacioniste. Sipas Bankës Botërore, një sërësh vendesh pune – që nga përpunuesit e ushqimit, deri tek profesionistët e financës – kanë më shumë se 50% munësi që të “kompjuterizohen”, me teknologjinë që do të zëvendësojë tërësisht ose pjesërisht punën e njeriut.

E ardhshmja do të jetë e ndryshme nga e kaluara. Por do të ketë një tjetër krizë, dhe ndërkohë që heqim medikamentet monetare të këtyre viteve të fundit, ajo afrohet më shumë. Këtë herë, ju lutem, dëgjojini rekomandimet e mia.(Bota.al)

Next Post
Bushati: Meta e dinte se çfarë qëndrimi do mbante Shqipëria në OKB për Jeruzalemin

Bushati flet për Greqinë: Ligji i luftës dhe efektet e tij do të hiqen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Fjalime, molotovë, dhe… në rishikim

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

January 24, 2026
“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

January 24, 2026
“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

January 24, 2026
Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

January 24, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

January 24, 2026

Pse Berisha përsërit se nuk pret të vijë në pushtet nga SHBA

January 24, 2026
Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In