• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bushati flet për Greqinë: Ligji i luftës dhe efektet e tij do të hiqen

by A R
08/01/2018 22:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Shqiperit pret nga Greqia të bëjë shfuqizimin e ligjit të luftës në përputhje me praktikën kushtetuese. Këtë deklaratë e ka bërë ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati i ftuar në Ora Neës në emisionin Tonight të Ilva Tares ndërsa ka folur për takimin me Greqinë që do të zhvillohet në datën 19-21 në Korcë.
Ministri Bushati u shpreh se ka progress të qenësishëm në këtë drejtim pasi po ti rikthehemi viteve të historisë që nga lufta e dytë botërore në momente të caktuara ka pasur mohim të ekzistencës së këtij ligji.
Pjesë nga intervista
“E kam thënë disa herë si kategorizojmë ne problematikat e me Greqinë, ato të karakterit historik, çështjeve të aktualitetit dhe çështje që kërkojnë vështrim për nga e ardhmja. I kemi përsëritur këto tema duke filluar nga që çështja e ligjit të luftës dhe paketa e luftës, tek çështje e përditshmërisë e deri tek çështja e detit që ka një impakt për të ardhmen e marrëdhënieve tona. Të gjitha diskutimet tona eksploratore janë fokusuar në këto tre shporta, në këto tre drejtime. Në takimin e Kretës, në fund të takimit për herë të parë kemi dalë me një deklaratë të përbashkët, çka nuk ka qenë rasti në të shkuarën. Kemi bërë progres disa nga çështjet nuk mund të konsiderohet që progresi të jetë përfundimtarë. Por në asnjë vend nuk kam parë që proces diskutimesh eksploratore palët të dalin përpara publikut e të shpjegojnë strategjinë e tyre, taktikën e tyre etj”,
Ndjesë paketa e luftës, se është edhe çështja e Çame.
Paketa e luftës, aty brenda janë pronat, është çështja çame, është çështja e varrezave apo e vendprehjes së të rënëve, ushtarëve grek gjatë luftës së dytë botërore këtu, e kështu me radhë. Së dyti, çështja e aktualitetit, i kemi përmendur, kanë të bëjnë me të drejtat e pakicave kombëtare në rastin konkret pakicës kombëtare greke në Shqipëri. Me të drejtat e shqiptarëve që jetojnë Greqi.  Me çështjet konsullore, me Greqinë ende sot e kësaj dite kemi aplikimin e vulës Apostille çka shkakton kosto financiare dhe vonesa në të gjitha procedurat që kryejnë shtetasit tanë. Për të vazhduar tek lejet e drejtimit të automjeteve sepse e kemi me vendet të tjera dhe ende nuk e kemi për Greqinë dhe do të kishte një impakt për shtetasit tanë për të vazhduar me mbrojtjen e dhe promovimin e të drejtave të shtetasve shqiptarë që jetojnë në Greqi, janë tekstet shkollore, e të tjera si këto. Çështja e tretë apo çështja e me një vështrim për nga e ardhmja, janë çështjet që kane të bëjnë me zgjidhjen përfundimtare të regjimit kufitar, sepse kemi Zonën Ekskluzive Ekonomike dhe Shelfin kontinental nga njëra anë, dihet vendimin i 2009-s dhe qëndrimet e palëve. Kemi gjithashtu çështjet e kufirit tokësor, jo kufirin në vetvete por çështje që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen e tij dhe me mirë përcaktimin e rregullave të kufirit tokësor. Këto janë çështjet që kanë një impakt, natyrisht edhe mbi të ardhmen tonë. Këto kanë qenë tre shportat të cilat besoj se i kam përsëritur, deri ne bezdi do të thoja, jo vetëm për interlokutorët grek por edhe për opinionin publik në Shqipëri.
Ministri Bushati ka garantuar se nuk bëhet fjalë për tejkalim mandati në atë cfarë po diskutohet dhe kjo qeveri nuk dëshiron të përsërisë gabimet e së kaluares.  Sipas tij, në momentin që flasim palët janë duke zhvilluar diskutime eksploratore dhe nuk po negociojnë.
Bushati ka sqaruar se pse u vendos pikërisht Korca për shkak të simbolikës që ka fituar sidomos vitet e fundit, falë projekteve të Rilindjes urbane që janë zbatuar aty, por edhe falë mikëpritjes së korçarëve duke pohuar gjithashtu se edhe takimi do jetë një ndërthurje mes punës dhe aktivitetit social.
Bushati është pyetur edhe lidhur me vendimin e presidentit Meta për shtetësinë e Janullatos.  “ Në rastin tonë, feja dhe shteti janë të ndara nga njëra-tjetra, për pasojë nuk është një çështje pjesë e paketës së diskutimeve, por duke patur parasysh origjinën e Fortlumturisë, natyrisht që do të ketë një impact pozitiv në marrëdhëniet mes dy vendeve tona”, nënvizoi ai.
Next Post
Pranë akordit historik me Greqinë, zbulohet emri i ri i Maqedonisë

Pranë akordit historik me Greqinë, zbulohet emri i ri i Maqedonisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

August 31, 2026
Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

August 31, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Policia britanike heton si vrasje vdekjen e një foshnjeje, shtatë në pranga

August 31, 2026
E rëndë në Berat, familjarët gjejnë të varur në pemë 41-vjeçarin. Nisin hetimet për shkakun e ngjarjes

Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

August 31, 2026
Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

August 31, 2026
Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

August 31, 2026
Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

August 31, 2026
Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

August 31, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë

August 31, 2026
Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com