• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Parashikohen 5-12 vite burg”/ Gazetari Hoxha zbulon pse Basha dhe Berisha ‘kursehen’ për ‘Detin’: Si u shmang SHBA

by Java News
07/12/2021 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar në “ABC Live” se as ish-kryedemokrati Sali Berisha dhe as ai aktual Lulzim Basha nuk flasin kurrë për paktin e detit me Greqinë dhe e “kursejnë” njëri tjetrin me akuza në lidhje në këtë çështje, në mes të një “lufte” tashmë të shpallur mes tyre. Hoxha u shpreh se nëse Shqipëria humb një copë nga toka apo deti i saj, përgjegjësit do të jenë pikërisht ata të dy duke treguar prapaskenat e marrëveshjes së nënshkruar me Greqinë në vitin 2009.

“Berisha dhe Basha nuk i përmendin këto sepse është një histori që ka goditur shumë në atë kohë. Sado të akuzohet kushdo, nëse Shqipëria humb një copë, përgjegjësit janë pikërisht këta dy persona. Me vendimin e Berishës të datës 23 gusht 2007 zë zanafillë ajo që ndodhi. Ne nuk morëm vesh asgjë deri në firmosjen e marrëveshjen dy vite më vonë”, tha Artan Hoxha.

Ai u shpreh se Greqia i kërkonte palës shqiptare që marrëveshjen ta bënte pa palë të treta për të shmangur trysninë e Amerikës, të cilët sipas tij ishin shumë të shqetësuar në lidhje me këtë histori. “Greqia i kërkonte qeverisë shqiptare që marrëveshjen ta bënte pa palë të treta. Grekët e dinin mirë që Shqipërinë mund ta trysnonin por Amerikën jo. Amerikanët kanë qenë shumë të shqetësuar për këtë histori dhe shumë më mbrapa dhanë garanci”, u shpreh Hoxha.

Këtu Hoxha shprehet se Greqia e kërcënonte Berishën me firmosjen e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Ai tha se vetë SHBA shpreh habi se përse Shqipëria nuk kërkoi ndihmë prej saj por preferoi ta zgjidhte vetë këtë çështje.

“SHBA duke ruajtur interesat e saj gjeostrategjike ka ruajtur edhe interesat e shtetit shqiptar. Në kabllogram thuhet: “Teksa marrëveshja e stabilizim acociimit të Shqipërisë është firmosur nga shumë shtete, Greqia është mes vendeve që nuk e ka firmosur”.

Me këtë gjë e kërcënonte Berishën: “Në çështjen e kufirit shqiptar, Athina ka thënë se do të bëhet sipas kushteve të saj ose nuk bëhet fare”. Në pikën e fundit thuhet: “Për çudi qeveria shqiptare nuk i ka kërkuar ndihmë SHBA, por ka preferuar ta zgjidhë vetë këtë çështje”. Janë një sërë personash që kanë cenuar rëndë interesin tonë kombëtar”, tha Hoxha.

Artan Hoxha u ndal te veprat penale që sipas tij duke të ishte hetuar kjo çështje nga Gjykata Kushtetuese që parashikojnë dënime nga 5 vite burg.

“Çfarë ka ndodhur, cilat janë shkeljet. Ajo marrëveshje që u firmos atëherë. Shkeljet dhe hetimi që duhet të bënte prokuroria dhe nuk u bë kurrë. Shkeljet që janë bërë aty janë neni 248, shpërdorimi i detyrës. Kryerja ose moskryerja e detyrimeve për shkak të detyrës.

Kjo është një vepër që dënohet me burg deri në 7 vite. Legjislacioni penal ka për detyrë të mbrojë pavarësinë territoriale. Prokurori e ka të provuar shkeljen e këtij neni për dorëzim pjesërisht të territorit, që dënohet me burgim nga 5-12 vjet burg. Ja pse kjo histori nuk përmendet sot. Mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, çështja nuk është hetuar nga këto akuza”, tha Hoxha./m.j

Next Post
“Dy metra femër, ke frikë nga…”/ I tha që të flinte në krevat me të, Antonela: Më tha mua ti je tipi im!

"Dy metra femër, ke frikë nga..."/ I tha që të flinte në krevat me të, Antonela: Më tha mua ti je tipi im!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

April 8, 2026

Rrethi i dikurshëm Tiranë

April 8, 2026
Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

April 8, 2026
Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

April 8, 2026
Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

April 8, 2026
Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

April 8, 2026
Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

April 8, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Miratohen çmimet e reja, ulet me vetëm 4 lekë nafta në Shqipëri

April 8, 2026
“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

Kurti zbulon planet për 2030: Palestra e re e xhudos, mikpritëse e sporteve luftarake në Lojërat Mesdhetare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In