Meteorologët e Meteoalb kanë publikuar tablonë termike afatmesme ku tregohet se si do të jenë temperaturat këtë javë, por edhe një parashikim deri në fund të muajit prill.
“Temperaturat e ajrit në territorin shqiptar parashikohet që gjatë periudhës 21 – 30 prill 2018 të jenë mesatarisht 2.5°C më të larta se vlerat tipike të kësaj periudhe NDERSA 10-ditëshi i parë i Majit pritet të sjellë temperatura shumë më pranë normaleve të fund-pranverës”.