Fuqizimi i një sistemi vranësirash në Ballkan do të kushtëzojë vranësira të shpeshta dhe alternime kthjellimesh në zonat lindore, por vranësira të dendura paraqiten në zonat Perëndimore duke gjeneruar reshje të pakta shiu dhe dëborë në veri.
Pasditja dhe mbrëmja largon vranësirat nga i gjithë territori.
Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3 °C në zonat malore deri në 14-15 °C në bregdet.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Lindor-Juglindor duke gjeneruar brigjet detare dallgëzim 3 ballë.