Pjesa më e madhe e territorit paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta deri pas mesditës kur vranësirat tërhiqen drejt zonave malore duke lënë ultësirën perëndimore kryesisht me kthjellime.
Pasditja largon gradualisht vranësirat edhe nga zonat malore duke bërë që territori shqiptar të dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të dukshme në zonat lindore – verilindore.
Në mesnatë do të ketë fuqizim të vranësirave fillimisht në veriperëndim dhe gradualisht në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër rënie prej 2 – 3°C në të dy ekstremumet ditore.
Sipas MeteoAlb, era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2- 3 ballë./a.m.