Analisti Lorenc Vangjeli, ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv, lidhur me situatën politike në Shqipëri dhe lëvizjen e Sali Berishës.
Vangjeli tha se Berisha në shtator, do të bëjë një “lëvizje surprizë” që do ti lërë të gjithë “pa tekst”, por nuk shpjegoi konkretisht për çfarë bëhet fjalë.
“Mendoj se Berisha, do të bëjë një lëvizje surprizë në shtator. Në shtator pritet zbritja në fushë e dikujt tjetër. Për kohezionin e opozitës që vjen edhe Meta.
Mund të kemi një lëvizje spektakolare të Berishës, që do ti lërë të gjithë pa fjalë dhe tekst, përfshirë edhe Edi Ramën”, tha Vangjeli./m.j