Kthjellime dhe vranësira të lehta do të dominojnë kushtet e motit në të gjithë vendin deri në mesditë kur vranësirat bëhen më të dukshme në zonat malore lindore. Po ashtu edhe pjesa e dytë e ditës do vijojë me kthjellime në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në zonat Lindore do të ketë here pas here vranësira te shpeshta.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten sërish konstante në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në det të gjenerohen dallgëzim 1- 2 ballë.
Europa
Vendet Nordike si edhe vendet Balltike do të mbeten me vranësira dhe shira të dendur herë pas here dhe rrebeshe. Gjithashtu, vendet e Europës Lindore do të përfshihen nga vranësira dhe shira të herë pas hershëm.
Për sa i përket Europës Jugperëndimore, gadishulli i Ballkanit si dhe pjesa më e Europës do te dominohet nga moti i kthjellet dhe vranësira kalimtare./noa/a.k