Gjatë paradites moti është paraqitur me kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë Shqipërinë.
Më të dendura vranësirat mbeten në Veriperëndim.
Por mesdita dhe pasditja sjellin shtim të vranësirave duke përfshirë gradualisht të gjithë vendin.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit janë rritur lehtë në mëngjes por dhe në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 8°C në zonat malore deri në 24°C mesdita në Jugperëndim.
Era do fryjë mesatare dhe herë pas-here e fortë me shpejtësi 35-40 km/h nga drejtimi Jugor duke gjeneruar në det dallgëzim mbi 3 ballë.
/a.r