Moti ditën e sotme do të jetë i kthjellët me vranësira të pakta në orët e mëngjesit dhe prej orëve të mesditës pritet shtim vranësirash të dendura në të gjithë territorin.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se duke nisur nga orët e mesditës do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët që prekin pjesën më të madhe të qarqeve.
Në orët e mesditës reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën jugore.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim me shpejtësi 1-12 m/sek.
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 7/21 | Re Diell |
| Kukës | 5/20 | Diell shi |
| Lezhë | 6/23 | Diell shi |
| Dibër | 6/18 | Diell shi |
| Durrës | 10/19 | Re Diell |
| Tiranë | 8/22 | Re Diell |
| Elbasan | 8/23 | Diell shi |
| Berat | 4/22 | Diell shi |
| Vlorë | 7/20 | Diell shi |
| Korçë | 5/16 | Diell shi |
| Gjirokastër | 3/21 | Diell shi |
| Sarandë | 10/20 | Re Diell |
/a.r










