Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti për ditën e sotme do të jetë i vranët me kthjellime të pakta.
Në jug të vendit në orët e mëngjesit parashikohen reshje në ndërprerje. Gradualisht prej orëve të pasdites do të mbizotërojnë kthjellimet në të gjithë vendin.
Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Juglindje përkohësisht e vrullshme përgjatë vijës bregdetare.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 3°C deri në 12°C
në zonat e ulëta 4°C deri në 21°C
në zonat bregdetare 7°C deri në 21°C