Prodhimi ekonomik i Ukrainës ka të ngjarë të tkurret me 45.1% këtë vit pasi pushtimi rus ka mbyllur bizneset, ka ulur eksportet dhe ka bërë të pamundur aktivitetin ekonomik në pjesë të mëdha të vendit, tha Banka Botërore të dielën.
Banka Botërore parashikoi gjithashtu se prodhimi i PBB-së i Rusisë për vitin 2022 do të bjerë 11.2% për shkak të sanksioneve financiare të vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë ndaj bankave të Rusisë, ndërmarrjeve shtetërore dhe institucioneve të tjera, raporton Reuters.
Në përditësimin ekonomik, Banka Botërore tha se rajoni i Evropës Lindore, i përbërë nga Ukraina, Bjellorusia dhe Moldavia, parashikohet të tregojë një tkurrje të PBB-së prej 30.7% këtë vit, për shkak të goditjeve nga lufta dhe ndërprerjes së tregtisë.
Rritja në vitin 2022 në rajonin e Evropës Qendrore, që përfshin Bullgarinë, Kroacinë, Hungarinë, Poloninë dhe Rumaninë, do të ulet në 3.5% nga 4.7% qe ishte më parë për shkak të fluksit të refugjatëve, çmimeve më të larta të mallrave.
g.kosovari