• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Parashikime tragjike të bëra realitet

by Java News
08/04/2016 10:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk mund të mohohet fakti se ka disa raste, që parashikimet e disa personave janë kthyer në realitet, duke bërë kështu që minimalisht të ekzistojë dyshimi se këta njerëz mund të parashikojnë vërtetë të ardhmen.

Që nga sulmet e tmerrshme terroriste e deri tek fatkeqësitë natyrore, ja disa prej profecive më të frikshme që u bënë realitet.

Titanic

Mbytja e Titanic-ut më 1912 i mori jetën 1.500 personave. Në një koiçidencë të frikshme, kjo fatkeqësi reflektoi një ngjarje të ndodhur në novelën “Futility” të Morgan Robertson, e publikuar më 1898. Në “Futility”, anija godet ajsbergun në të djathën e anës së parme, një mbrëmje të prillit… Ekzaktësisht e njëjta orë dhe shkak që çoi në mbytjen e Titanik.

Një tjetër detaj është edhe vendi ku u mbyt Titanik, i njëjti me anijen e autorit.

Poltergeist

Shpesh i konsideruar si një ndër filmat horror më të frikshëm të të gjitha kohërave, Poltergeist nga Steven Spielberg doli më 1982. Në film, personazhi Carol Anne Freeling, që luhet nga Heather O’Rouke, lufton me demonët që po përpiqen t’i marrin shpirtin. Momenti më i frikshëm në film nuk ka asnjë lidhje me skenarin. Gjatë një skene, ku Robbie Freeling po përndiqet nga një klloun, në një poster prapa tij shfaqet reklama e një loje Superbowl, të mbajtur 6 vite pas publikimit të filmit, më 1988.

Edhe më i frikshëm është fakti se, një ditë pas kësaj loje, Heather O’Rourke vdiq papritur nga një arrest kardiak.

Nostradamus

Shumë besojnë se profeti francez i shekullit të 16 – të, Nostradamus, parashikoi ngritjen e ISIS dhe sulmet terroriste të 11 shtatorit në SHBA. Një pasazh në veçanti, që mendohet se ka lidhje me tragjedinë shkruan: “Dy zogj prej çeliku do të bien nga qielli në kryeqendër/Qielli do të digjet në 25 gradë gjerësi gjeografike/Zjarri i afrohet qytetit të madh të ri.”

Një tjetër artikull lidhet shpesh me organizatën terroriste ISIS. Pas sulmeve në Paris, një postim në Facebook, që tregonte një profeci të Nostradamus të shkruar në gazetë, u bë virale.

Cunami 2004

Një grua e verbër thuhet se ka parashikuar disa fatkeqësi të mëdha, përshirë cunamin e 2004 –ës dhe shpërthimin në Fukushima. Baba Vanga, nga Bullgaria, konsiderohet si “Nostradamusi i Ballkanit” sepse teoritë e saj kanë 85 përqind sukses.

Përpara cunamit vdekjeprurës që goditi nëpërmjet Oqeanit Indian më 2004, Baba Vanga përshkuajti një “dallgë gjigande” që do të “mbulonte njerëz dhe qytete duke bërë që gjithçka të zhduket nën ujë”.

Bombardimet në Oklahoma City

Fallxhorja amerikane Tana Hoy paralajmëroi dëgjuesit në radio për bombardimet në Oklahoma City më 1995, teksa ndodhej në trasnmetim drejtpërsëdrejti. Çuditërisht, vetëm 90 minuta më vonë, Timothy McVeigh dhe bashkëpunëtorët e tij sulmuan Ndërtesën Federale Alfred P. Murrah, në një prej sulmeve terroriste më të tmerrshme në historinë e SHBA deri më 11 shtator.

Burime thonë se Hoy e kishte paralajmëruan FBI–në për sulmin, 4 muaj para se të ndodhte.

Uragani Katrina

Jeffry R Palmer ka parashikuar disa fatkeqësi natyrore të përmasave të mëdha, si cunami i 2004–ës apo uragani Katrina.

Në një përshkrim të detajuar dhe të saktë të së ardhmes, ai parashikoi se cunami do të godiste bregun e Sumatras në Indonezi. Pavarësisht kësaj, njerëzit nisën të besonin tek profecitë e tij kur ai parashikoi uraganin Katrina.

Zbritja e Apollo 11 në Hënë

Novela e Jules Vernes (Zhyl Vern) e shkruajtur në 1865 –ën parashikoi zbritjen e njeriut në Hënë, që ndodhi mbi një dekadë më vonë. Në libër shkruhej se një grup prej 3 personash do të zbriste në Hënë, duke përdorur raketa për të arritur atje.

Teknologjia e përshkruar në novelë, nuk ishte aq ndryshe nga ajo që u përdor për Apollo 11.

Një tjetër fakt është se Vernes shkruante se astronautët do të ndiheshin më të lehtë të hapësirë, ndonëse dija për gravitetin nuk kishte avancuar mjaftueshëm për ta përcaktuar atë në vitin 1865.

tvklan.al

Next Post

Skandali/ Tiranë-Elbasan, aty ku autostrada kushton më shtrenjtë se tuneli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

March 13, 2026
“Lot, qirinj dhe një thirrje për drejtësi”, Lezha në zi për 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj

“Lot, qirinj dhe një thirrje për drejtësi”, Lezha në zi për 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj

March 13, 2026
“Mandati i Ramës ka zero legjitimitet”, Berisha njofton nisjen e diskutimeve për programin e opozitës

“Mandati i Ramës ka zero legjitimitet”, Berisha njofton nisjen e diskutimeve për programin e opozitës

March 13, 2026
Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Kurti fton opozitën, PDK e LDK: Të presim vendimin e Kushtetueses

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Kurti fton opozitën, PDK e LDK: Të presim vendimin e Kushtetueses

March 13, 2026
Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Besueshmëria jonë është në rrezik! Do zmbrapsim kërcënimet në Mesdhe

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Besueshmëria jonë është në rrezik! Do zmbrapsim kërcënimet në Mesdhe

March 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Socialistët si heronj të heshtur të SPAK dhe viktima të merituara të tij

March 13, 2026
40 milionë euro fatura e padrejtësisë, Avokati i Popullit takim me Kryetarin e Gjykatës së Strasburgut

40 milionë euro fatura e padrejtësisë, Avokati i Popullit takim me Kryetarin e Gjykatës së Strasburgut

March 13, 2026
Vjedhja si në filma, rreth 20 hajdutë grabisin bizhuteri me vlerë mbi 1.4 milionë euro në pak sekonda

Vjedhja si në filma, rreth 20 hajdutë grabisin bizhuteri me vlerë mbi 1.4 milionë euro në pak sekonda

March 13, 2026
I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, ish-presidenti i Brazilit përfundon në kujdes intensiv

I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, ish-presidenti i Brazilit përfundon në kujdes intensiv

March 13, 2026
Halli i Berishës me SHBA, kauza e ndarjes krahinore dhe ‘makthi’ i rikthimit të ’97-tës

Rama, ‘valixhja diplomatike’ e ambasadores së SHBA dhe Berisha i ‘fikur’

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In