Paraqitjet e mira të Susos nuk kanë kaluar pa u vërejtur nga drejtuesit e Milanit, të cilët janë të kënaqur me spanjollin.
Sipas Sky Sport Italia, Milan dhe Suso kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2022.
Me kontratën e re Suso do të përfitojë 3 milionë euro në sezon, plus bonuset në varësi të sukseseve.
Suso këtë sezon ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar 4 asistime në tetë ndeshje të këtij sezoni./a.m.










