• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paraqitja pozitive ndaj Milanit, Strakosha titullar edhe ndaj Empolit?

by A R
24/09/2016 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Thomas Strakosha vazhdon të komentojë emocionet e debutimit me Lazion në Serinë A të martën, në ndeshjen e humbur 2-0 kundër Milanit në “San Siro”.

Portieri i Kombëtares shqiptare ka folur sot në mikrofonin e “Lazio Style Radio 89.3”.

“Trajneri më tha se Marchetti ishte përpjekur të luante, por para fillimit të nxehjes ndiente ende dhimbje, ndaj më tha se do të luaja unë. Isha i qetë, debutoja në një stadium të bukur, por nuk iu gëzova plotësisht për shkak të rezultatit”.

“Nuk e prisja të luaja për herë të parë në Serinë A, aq më tepër kundër Milanit. Por, fati e desh që të bëhej kështu”.

21-vjeçari ka fjalë të mira për italianin e Lazios, i cili mbetet zgjedhja e parë për portën, si dhe për trajnerin Simeone Inzagi.

“Marchetti i ndihmon të rinjtë dhe për këtë e vlerësoj shumë. Duke u stërvitur me të vetëm mund të mësosh. Vargiç, Marchetti e Berisha janë portierë të mëdhenj dhe prej tyre mund të përmirësohesh, edhe duke ‘vjedhur’ me sy”.

“Edhe me Inzagin ndjehem mirë. Ai i njeh pikat tona të dobëta, pasi shumë prej të rinjve i ka stërvitur në ekipet zinxhir. Vetëm duhet të jesh i përqendruar në fushë e të punosh fort”.

Gjasat janë të mëdha që Strakosha të jetë në katërkëndëshin e Lazios edhe përballë Empolit në fundjavë, dhe “gardiani” kuqezi ndjehet gati:

“Nëse Marketi nuk ia del sërish, unë jam gati. Kësaj here duhet ta bëjmë ne ndeshjen për të marrë tri pikët. Duhet të jemi të përqendruar, si ata që luajnë ashtu edhe ata që nuk do zbresin në fushë. Në stol të gjithë duhet të bëjnë tifo”./a.m.

Next Post
VIDEO/ Xhensila e BB: Me këtë VIP marrëdhënie “hard”

VIDEO/ Xhensila e BB: Me këtë VIP marrëdhënie "hard"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com