• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Parandalohet vrasja e trefishtë në Fier, kapet i “forti” që qarkullonte me kallashnikov nëpër qytet (Detajet)

by Ardit Rada
15/08/2020 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një konflikt që nisi për motive të dobëta e mund të përfundonte në një tragjedi është parandaluar nga forcat policore të Fierit.

Në njoftimin e policisë thuhet se: “Pas një konflikti për motive të dobëta në lagjen “15 Tetori”, me shtetasit L. P., 30 vjeç; K. P., 25 vjeç dhe A. P., 28 vjeç, banues në Fier, autori është larguar nga vendngjarja për të siguruar një armë zjarri dhe është rikthyer me synimin për t’i vrarë shtetasit e lartpërmendur, por sapo ka parë shërbimet e policisë të afroheshin drejt tij, është larguar me shpejtësi”.

Menjëherë pas kësaj ka nisur operacioni policor dhe pas kontrolleve është bërë e mundur ndalimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, Ilirjan Progonati. Policia njofton gjithashtu është arrestuar edhe një 59-vjeçar, pasi përkrahu autorin e ngjarjes duke e fshehur atë.

Njoftimi i policisë:

Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale e cila mund të përfundonte në vrasje të trefishtë.

Finalizohet me sukses nga policia operacioni i koduar “Parandalimi”.

Operacioni nga DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë dhe FNSH Fier, për parandalimin e përshkallëzimit të një konflikti që mund të çonte në vrasje të trefishtë me armë zjarri.

Vihet në pranga autori i dyshuar i ngjarjes, të cilit iu gjet e sekuestrua edhe arma e zjarrit tip automatik.

Arrestohet gjithashtu edhe një 59-vjeçar, pasi përkrahu autorin e ngjarjes duke e fshehur atë.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Polciisë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë dhe me mbështetjen e FNSH-Fier, pas marrjes së informacionit mbrëmjen e djeshme se një shtetas po qarkullonte me armë zjarri kallashnikov në qytet dhe dyshohej se mund të kryente një vrasje të trefishtë, menjëherë organizuan punën duke zhvilluar operacionin policor të koduar “Parandalimi”.

Përgjatë natës dhe paradites së sotme, është rrethuar zona dhe janë zhvilluar dhjetra kontrolle në ambiente, në rrugë, në automjete me pika kontrolli, në banesa të braktisura, në disa banesa të të afërmëve të personit të dyshuar, pasi personi i dyshuar në momentin që ka parë që po afrohehsin shërbimet e policisë ka mundur të largohet në rrugët e brendshme të lagjeve të qytetit duke përfituar dhe nga errësira.

Falë kontrolleve të shumta, krehjes së zonës dhe shërbimeve grackë, mesditën e sotme u bë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasit I. P., 36 vjeç, banues në Fier.

Gjithashtu u arrestua për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” shtetasi A. M., 59 vjeç, pasi kishte fshehur gjatë natës në banesën e tij shtetasin I. P.

Po gjatë operacionit policia gjeti dhe sekuestori edhe armën kallashnikov me të cilën ky shtetas dyshohet se do kryente krim të trefishtë.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi I. P., 36 vjeç, banues në Fier, pas një konflikti për motive të dobëta në lagjen “15 Tetori”, me shtetasit L. P., 30 vjeç; K. P., 25 vjeç dhe A. P., 28 vjeç, banues në Fier, është larguar nga vendngjarja për të siguruar një armë zjarri dhe është rikthyer me synimin për t’i vrarë shtetasit e lartpërmendur, por sapo ka parë shërbimet e policisë të afroheshin drejt tij, është larguar me shpejtësi.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier, falënderon qyetarët për bashkëpunimin dhe besimin e treguar te Policia për të denoncuar raste të tilla të cilat çojnë në parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale dhe fton sërisht ata që të denoncojnë në 112 dhe Komisariatin Dixhital çdo rast të paligjshmërisë, pasi Policia është e bindur se me bashkëpunimin dhe besimin e qytetarëve, krijohet një ambient më i sigurt për të gjithë shoqërinë.

/e.rr

Next Post
Meta nis pushimet dhe poston foton me hudhër sipër kokës: Sot jam shumë i lumtur

Meta nis pushimet dhe poston foton me hudhër sipër kokës: Sot jam shumë i lumtur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush është vrasësi me pagesë që ekzekutoi Nikulajn, portugezi Ruben Saraiva dikur njihej si trajner futbolli

Kush është vrasësi me pagesë që ekzekutoi Nikulajn, portugezi Ruben Saraiva dikur njihej si trajner futbolli

March 25, 2026
“I shërbejnë koalicionit të Epsteinit”/ Pas Kuvendit, grupi i hackerave iranianë njofton se ka sulmuar Postën Shqiptare

“I shërbejnë koalicionit të Epsteinit”/ Pas Kuvendit, grupi i hackerave iranianë njofton se ka sulmuar Postën Shqiptare

March 25, 2026
Vuçiç: Nuk do sulmojmë as shqiptarët dhe as kroatët! Më premtuan Çmim Nobel nëse njihja Kosovën, por…

Vuçiç: Nuk do sulmojmë as shqiptarët dhe as kroatët! Më premtuan Çmim Nobel nëse njihja Kosovën, por…

March 25, 2026
Strakosha: Ndeshja me Poloninë është finale për ne, kurrë nuk kam menduar të vesh fanelë tjetër përveç asaj kuqezi

Strakosha: Ndeshja me Poloninë është finale për ne, kurrë nuk kam menduar të vesh fanelë tjetër përveç asaj kuqezi

March 25, 2026
“Irani duhet të pranojë realitetin e ri“, Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave

“Irani duhet të pranojë realitetin e ri“, Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave

March 25, 2026
Kokalari i kthehet Lacivitas: Sa u pagove për punën e pistë? Sorosin e solli Berisha në Shqipëri

Kokalari: Bylykbashi dhe Këlliçi manipuluan votat e Këshillit Kombëtar të PD për të fituar vendet në Kryesi

March 25, 2026
KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

March 25, 2026
Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

March 25, 2026
Evi Kokalari nxjerr blof Berishën: Raportimi për të në Kongres nga një gazetare e paguar, nuk shpëton dot

Kërkon të garojë për kryetare e PD/ Kokalari: Nëse nuk manipulohen zgjedhjet brenda partisë, e mund Berishën 100%

March 25, 2026
Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In