• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Parandalimi i vrasjes në Tiranë/ Erdhën, sollën eurot dhe minat! Ndoka e Marku 5 ditë në Shqipëri, ku u larguan sërish

by
09/12/2021 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy personat e shpallur në kërkim, Hektor Sadiku alias Ndoka dhe Edmir Marku alias Vlashi, janë larguar nga Shqipëria në drejtim të Spanjës.

Ata kanë qëndruar vetëm 5 ditë në Shqipëri, duke sjellë sasinë e parave dhe siguruar minat me telekomandë dhe armatimin me qëllim realizimin e vrasjes, së njërit prej vëllezëre Preng ose Ndoc Paluca.

Largimi i tyre nga territori shqiptar, konfirmohet nga prokuroria e Lezhës, të cilët thanë se njëri nga dhëndurët e familjes së Marie dhe Nikoll Markut, ishte larguar në Spanjë së bashku me shokun e tij, Hektor Ndokën.

Atentati

Ata kanë qëndruar në Shqipëri vetëm 5 ditë, ndërsa realizimin e vrasjes së njërit prej vëllezërve Paluca, besohet se e kishte marë përsipër që ta kryente, dhëndri tjetër, Mark Lamkja.

Ky i fundit është arrestuar së bashku me vjehrrin, Nikoll Marku dhe vjehrën, Marie Marku më 7 dhjetor dhe policia njoftoi për operacionin më 8 dhjetor 2021.

Ndërsa në dijeni të veprimeve dhe qëllimit kriminal të tyre janë vënë në dijeni edhe anëtarë të familjes Paluca në Kamëz, të cilët kanë marë masa sigurie.

Nga sekuestrimi i pamjeve filmike, të banesës dhe restorantit në Tale të Lezhës, rezultojnë se aty gjatë muajit nëntor 2021, kanë qënë dhe dy personat e shpallur në kërkim, Edmir Vlashi dhe Hektor Sadiku.

Lidhur me këtë çështje, hetimet dhe kërkimet për gjetjen e sendeve të tjera të paligjshme, janë ende duke vijuar nga policia dhe prokuroria e Lezhës.

Prova të reja

Burime pranë grupit të hetimit, thanë për “Ora News” se gjatë ditës së sotme, janë gjendur prova të tjera që implikojnë personat e arrestuar në veprimtari kriminale, por të njëjtat burime u rezervuan për sa i përket faktit se çfarë prova të tjera kanë arritur të sekuestrojnë.

Pritet që ditën e nesërme tre të arrestuarit, Marie dhe Nikoll Marku, së bashku me dhëndërin e tyre, Mark Lamja, të dalin para gjykatës së Lezhës, ku do përballen me akuzat dhe njihen me masën e sigurisë që do kërkojë përfaqësuesi i prokurorisë së Lezhës.Objektivi

Vrasja që po përgatitej, nuk ishte sulmi i parë për familjen Paluca. Pasi më datën 7 gusht, njërit prej djemve, pikërisht Preng Palucës ië bë një atentat në derë të shtëpisë, ku mbeti i plagosur së bashku me bashkëshorten.

Kjo ngjarje ka mbetur ende pa autor, ndërkohë që policia dyshon se shkak ka qenë aktiviteti i drogës së vëllezërve të Preng Palucës.

I dëmtuar nga një atentat me armë disa vite më parë, ka mbetur dhe vëllai tjetër, Ndoc Paluca, ngjarje kjo sërisht e pazbardhur nga policia.

Gjatë kontrollit të banesën dhe lokalin e çiftit Marku u zbuluan ndër të tjera edhe 2 mina me telekomandë, me lëndë eksplozive C-4, të përgatitura gati për shpërthim, të cilat sipas të dhënave rezulton se janë prodhuar në një vend fqinj me Shqipërinë. 88.900 euro të përfituara nga aktiviteti kriminal në fushën e lëndëva narkotike dhe krimeve ndaj personit.

/b.h

Next Post
Escobar e ftoi Bashën për vizitë në SHBA/ Shehu: Të japë dorëheqjen dhe të rikandidojë. Berisha nuk do ta përjashtojë

Escobar e ftoi Bashën për vizitë në SHBA/ Shehu: Të japë dorëheqjen dhe të rikandidojë. Berisha nuk do ta përjashtojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

15 vatra zjarri në vend, 7 aktive! Alarm në Krastë të Krujës dhe në Malin e Çikës, ndërhyrje nga ajri

15 vatra zjarri në vend, 7 aktive! Alarm në Krastë të Krujës dhe në Malin e Çikës, ndërhyrje nga ajri

August 23, 2026
Aksion i RENEA dhe FNSH në Palasë, arrestohet “Visi i garave”

Aksion i RENEA dhe FNSH në Palasë, arrestohet “Visi i garave”

August 23, 2026
Zjarret përhapen me shpejtësi në Maqedoninë e Veriut, flakët dalin jashtë kontrollit në zonat malore

Zjarret përhapen me shpejtësi në Maqedoninë e Veriut, flakët dalin jashtë kontrollit në zonat malore

August 23, 2026
Frikë për atentate dhe grusht shteti, Kremlini forcon sigurinë rreth Putin

Putin paralajmëron Kievin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje

August 23, 2026
Deputetë të AAK zbrazin para zyrës së Kurtit thasë me qymyr: Nga terri energjetik, në terrin politik…

Deputetë të AAK zbrazin para zyrës së Kurtit thasë me qymyr: Nga terri energjetik, në terrin politik…

August 23, 2026
Zelenski e shkarkoi nga detyra, ish-ministri i Mbrojtjes e sfidon: Hajde përballemi në zgjedhje

Zelenski e shkarkoi nga detyra, ish-ministri i Mbrojtjes e sfidon: Hajde përballemi në zgjedhje

August 23, 2026
Zjarr në Krastë të Krujës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme nga një banor i fshatit

Zjarr në Krastë të Krujës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme nga një banor i fshatit

August 23, 2026
Priti për më shumë se një dekadë, por u nda nga jeta pa i përqafuar: Dylber Shuli nuk arriti të shohë nipërit dhe mbesat në Siri

Priti për më shumë se një dekadë, por u nda nga jeta pa i përqafuar: Dylber Shuli nuk arriti të shohë nipërit dhe mbesat në Siri

August 23, 2026
Zjarri në një lokal në Triport, rrezikohet Pylli i Sodës, riaktivizohet vatra në Pishporo

Zjarri në një lokal në Triport, rrezikohet Pylli i Sodës, riaktivizohet vatra në Pishporo

August 23, 2026

Nga shkrirja e bashkive deri te zgjedhjet e vitit 2027, çfarë po diskuton Rama në Pogradec?

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com