• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Paralelisht me integrimin rritet besimi tek ekonomia, “Euromoney”: Shqipëria më mirë se vendet e rajonit

by Java News
24/03/2018 15:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Avancimi i procesit të integrimit bën që eksperët financiarë të vlerësojnë Shqipërinë si një vend më të sigurt për kreditim dhe për investime. Ditën e sotme, “Euromoney”, një revistë e specializuar ekonomike ka publikuar renditjen e vlerësimit të riskut, në të cilën Shqipëria është përmirësuar me disa vende, duke pasur një risk të ngjashëm me Serbinë dhe duke lënë pas vendet e tjera të rajonit.

Një e dhënë e tillë do të bëjë më të lehtë huamarrjen për vendin tonë, e njëkohësisht do të rrisë besimin e investitorëve të huaj tek ekonomia shqiptare.

“Rritja afatgjatë e Shqipërisë nuk duket se ka gjasa të stopojë. Vendi po përjeton një prej rritjeve ekonomike më të larta në rajon, me të dhënat zyrtare që konfirmojnë një rritje prej 3,6% në tremujorin e tretë të 2017-s, një rritje që gërshetohet me një sistem politik dhe ekonomik stabël.

Ka ende sfida të rëndësishme përpara, por është e sigurt se me vullnetin e duhur politik dhe me përparimin e reformave integruese, Shqipëria do të mbetet në një trajektore të qëndrueshme rritje”, shkruan revista.

Lexoni në vijim artikullin e plotë të “Euromoney”

Katër vjet pasi u shndërrua në një kandidat zyrtar për integrimin europian, Shqipëria po bën gjithçka që ka në dorë për të hapur negociatat, me shpresën e anëtarësimit brenda vitit 2025.

Qeveria e Kryeministrit Edi Rama, më në fund po zbaton reformën në sistemin e drejtësisë, një kusht thelbësor për hapjen e negociatave. Vetingu i gjyqtarëve, prokurorëve, oficerëve të policisë dhe oficerëve të burgjeve do të largojë nga sistemi të gjithë ata që nuk mund të provojnë integritetin personal dhe profesional.

Kjo bën që të mbizotërojë optimizën mbi mundësinë e hapjes së negociatave në qershor, një zhvillim që do të përforconte trendin pozitiv të ekonomisë shqiptare.

Këto zhvillime pozitive reflektohen në përmirësimin në renditjen e riskut të borxhit sovran. Shqipëria renditet tashmë e 89-ta, nga 186 vende, me një risk të ngjashëm me kandidaten tjetër për integrim, Serbinë e vendit të 75-të, dy vende mbi Maqedoninë dhe ndjeshëm më mirë se Mali i Zi, i 112-ti.

Shqipëria do të ishte pozicionuar edhe më lart, nëse nuk do të ekzistonin shqetësime për borxhet e këqija në bankat e nivelit të dytë, për klimën e biznesit dhe për borxhin e lartë publik.

Reformimi i kompanive shtetërore, një manaxhim më efektiv i borxhit publik dhe një sistem më i qëndrueshëm tatimor do të ndihmonin për t’u përmirësuar edhe më tej këtë renditje.

Afatshkurtër, vendi mbetet i kërcënuar nga zhvillimet ndërkombëtare. Shqipëria mbetet e ekspozuar nga efektet negative të një luftë të mundshme tregtare transatlantike apo të një krize financiare botërore.

Megjithatë, në mungesë të këtyre skenarëve ekstremë, rritja afatgjatë e Shqipërisë nuk duket se ka gjasa të stopojë. Vendi po përjeton një prej rritjeve ekonomike më të larta në rajon, me të dhënat zyrtare që konfirmojnë një rritje prej 3,6% në tremujorin e tretë të 2017-s, një rritje që gërshetohet me një sistem politik dhe ekonomik stabël.

Kjo qëndrueshmëri ka nxitur përmirësimin e shumë treguesve ekonomikë, përfshi treguesit e rritjes ekonomike dhe ata të politikëbërjes.

Renditja e “Euromoney” merr në konsideratë 15 faktorë politikë, ekonomikë dhe strukturorë. Risku i huamarrjes ka rënë në mënyrë të vazhdueshme për Shqipërinë gjatë viteve të fundit, kjo edhe falë reformave që kanë rritur aksesin në financim, duke përmirësuar klimën e biznesit në vend, siç tregon rritja e ndjeshme në “Doing Business”, renditje e përpiluar nga Banka Botërore.

Me rritjen e qëndrueshme ekonomike, borxhi publik ra nën 70% të PBB vitin e shkuar, pasi preku nivelin e 73% në 2015-n, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave.

Kjo arritje u mundësua edhe falë një ndryshimi ligjor të aprovuar në Kuvend në 2016-n, ndryshim që detyron qeverinë aktuale të ulë nivelin e borxhit vit pas viti, deri në zbritjen nën nivelin e 60%, siç parashikon edhe kuadri makro-fiskal i Mastrihtit për integrimin europian.

Kjo sinjalizon një rritje të pritshme në vlerësimin e kreditit, sidomos pasi “Standard & Poor’s” rriti vlerësimin e Maqedonisë në BB-, ndërsa Shqipëria ka ende një vlerësim më të ulët, në B+.

Vlerësimi i FMN-së, i rishikuar në shkurt, parashikon një rritje ekonomike prej 3,7% gjatë këtij viti dhe një rritje të vazhdueshme në aksesin e financimit, falë normave të ulëta të interesit, inflacionit të ulët dhe rezervave të mjaftueshme të Bankave të Shqipërisë.

Dimitria Rotsika, një eksperte ekonomike e “Piraeus Bank Group”, është një prej disa ekspertëve që kanë kontribuar në studimin për Shqipërinë dhe që ndajnë një përshtypje pozitive për të ardhmen ekonomike të këtij vendi.

“Shqipëria po tregon shenja gjithmonë e më kuptimplota të një momentumi të fortë pozitiv dhe është duke ndërmarrë një numër reformash radikale strukturore, të cilat po i shtrojnë rrugën një modeli të ri të rritjes ekonomike”, thotë ajo. “Ndërthurrja e rritjes së lartë ekonomike në vitet e ardhshme, me konsolidimin fiskal dhe me uljen e nivelit të kredive të këqija do të jetë pozitive në këndvështrimin e integrimit europian të vendit”.

Reforma të mëtejshme do të jenë kyçe për perspektivën europine të Shqipërisë dhe për një akses më të madh në fondet përpara integrimit. Ka ende sfida të rëndësishme përpara, por është e sigurt se me vullnetin e duhur politik dhe me përparimin e reformave integruese, Shqipëria do të mbetet në një trajektore të qëndrueshme rritjeje. /ma.me

https://www.euromoney.com/article/b17g51vpgb46jm/albania-leaps-forward-in-euromoneys-risk-rankings

Next Post
VIDEO/ Mirditë, zhduket fshati Blinish si me ‘magji’

VIDEO/ Mirditë, zhduket fshati Blinish si me 'magji'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Shtatë forca speciale për të shoqëruar Erion Veliajn shtatë metra!

VIDEO / Shtatë forca speciale për të shoqëruar Erion Veliajn shtatë metra!

April 3, 2026
Prokurorja e Përgjithshme e SHBA: Maduro akuzohet në New York për trafik droge dhe armësh. Ja ku do gjykohet..

“Besnikëria e çoi Pam Bondin shumë larg…”, The Economist: Çfarë gjeti Trump në zyrën e saj!?

April 3, 2026
Rama-SPAK-ut: Heto privatizimin e 4 hidrocentraleve në kohën e Berishës, nëse do të luftosh korrupsionin

Takimi me kryebashkiakët, zbulohen porositë e Ramës, çështjet që u diskutuan

April 3, 2026
KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

Spiropali: Parlamenti nuk po arrin më të ushtrojë rolin e tij

April 3, 2026
“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

April 3, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 4 Prill 2026

April 3, 2026
I moshuari i vdiq gjatë seksit, pranga 43-vjeçares në Gjirokastër/ Policia: Në lokalin e saj…

Tiranë, zbulohet prostitucion në qendër fizioterapie, arrestohet pronarja

April 3, 2026
Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

April 3, 2026

Venezuela vs. Iran – efektet në sondazhet për Presidentin Trump

April 3, 2026
Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In