Ministri i Energjisë i Katarit ka paralajmëruar se çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare mund të shënojnë një rritje të ndjeshme në një periudhë shumë të shkurtër.
Sipas tij, nëse tensionet vazhdojnë me të njëjtin ritëm, çmimi i naftës mund të arrijë deri në 150 dollarë brenda dy javësh.
Deklarata vjen në një moment kur tregjet energjetike po përballen me pasiguri të larta për shkak të faktorëve gjeopolitikë.
Sipas ministrit, çdo ndërprerje e furnizimit apo përshkallëzim i tensioneve në rajonet kryesore prodhuese mund të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve.
BREAKING: Qatar’s energy minister warns oil prices could rise to $150 within two weeks
— Financelot (@FinanceLancelot) March 6, 2026
Katari prodhon një të pestën e prodhimit botëror të LNG-së dhe është furnizuesi më i madh për Azinë, duke nxitur një raund të ri konkurrence me Evropën për ngarkesat e pakta të këtij karburanti.
Infrastruktura energjetike e Gjirit është në shënjestër të Teheranit, ndërsa regjimi po hakmerret ndaj sulmeve SHBA–Izrael që nisën të shtunën. Të hënën, Irani shënjestroi objektin e LNG-së të Katarit në Ras Laffan.











