• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paralajmëron Endri Shabani: Disa politikanë do ikin me votë, të tjerët me pranga!

by A R
28/03/2025 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësuesi i “Nisma Thurje” Endri Shabani prezantoi disa nga pikat që përmban programi për zgjedhjet e 11 majit, teksa nënvizoi punësim në sektorin publik, konkurrencë në treg duke krijuar tregje të lira në ekonomi, disa ndërhyrje që lidhen me çështjet e jetesës si dhe konsolidimi i reformës në drejtësi.

Në një lidhje me Edicionin Qendror të Lajmeve të orës 19:00 në Televizionin Kombëtar Vizion Plus të moderuar nga Pranvera Borakaj, Shabani u shpreh se shumë politikanë të klasës së vjetër politike do të ikin me votë në 11 maj, ndërsa pjesa tjetër do të përfundojë në pranga.

Endri Shabani theksoi se Berisha, Rama dhe Meta, qeverisin duke i gënjyer njerëzit.

Intervista e plotë:

Dy partitë e mëdha kanë bërë publike programet e tyre elektorale dhe premtimet për 11 majin, “Nisma Thurje” që ju drejtoni dhe “Shqipëria Behet” e Adriatik Lapajt. Çfarë ka në fokus të ofertës së saj për 11 maj?

Shabani: E para është vota për të ndryshuar tre njerëz që e kanë sjellë vendin këtu, që janë përgjegjës që shumë prindër janë vetëm, të rinjtë kanë ikur jashtë. Pra, ndëshkim për klasën e vjetër politike që e ka marrë këtë vend peng. Ne na duhet të kalojmë disa reforma dhe ne kemi përgatitur 6 paketa, që garantojnë punësim në sektorin publik, konkurrencë në treg duke krijuar tregje të lira në ekonomi, disa ndërhyrje që lidhen me çështjet e jetesës dhe konsolidimi i reformës në drejtësi.

Kjo fushatë elektorale ka ndarë edhe partitë në mbështetës të SPAK-ut dhe në kritika të tij. Ju si koalicion që e mbështesni SPAK-un, si e shihni rikthimin e ekspertëve amerikanë në Prokurorinë e Posaçme kundër krimit të organizuar e korrupsionit?

Shabani: Ka vite që tre kalorësit e tranzicionit politik, pra Berisha, Rama dhe Meta, qeverisin duke i gënjyer njerëzit. Një nga gënjeshtrat është që SPAK do ta shkrijmë, SPAK është vetëm, ndërkohë që ky është fundi i këtij cikli, disa do ikin me votë, disa me pranga.

A besoni tek task-forca e ngritur nga SPAK për të luftuar krimin zgjedhor? A besoni se klima gjatë fushatës elektorale do të jetë më e qetë?

Shabani: Padyshim që po. Kemi çuar 5 dosje të tjera në SPAK. Është lajm i mirë që SPAK ka dalë në terren me këtë task-forcë, sepse ajo që ndodhi në 2021 është se grupet kriminale u përfshinë në zgjedhje. Duke qenë SPAK në terren, e pengon problemin në kohë, pa e lejuar që të thellohet.

Në 2021 ju garuat, por nuk ia dolët që të fitoni asnjë mandat; pse mendoni se 11 maji do të jetë ndryshe?

Shabani: Nuk është e njëjta Nismë Thurje e 2021. Ne garuam edhe në 2023 dhe u shumfishuam në mbështetje. Këtë radhë jemi organizuar më mirë. Dhe Shqipëria nuk është më Shqipëria e 2021.

Sa janë synimet tuaja në 11 maj?

Shabani: Ne nuk bëjmë llogari. Ajo që ne bëjmë është të shohim çfarë do ndodhi në 11 maj, për të parë çfarë do bëjmë pas 11 majit. Nëse do të shihet se klasa e vjetër politike është shkundur, që në parlament kanë hyrë të rinj, dhe klasës së vjetër i ka ardhur cikli, vetëm atëherë ne ja kemi dalë me misionin tonë.

Next Post
Video e tmerrshme nga Bangkoku, uji i pishinave derdhet nga rrokaqiejt pas tërmetit 7.7 ballë

Video e tmerrshme nga Bangkoku, uji i pishinave derdhet nga rrokaqiejt pas tërmetit 7.7 ballë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërhiq e mos e këput…

Tërhiq e mos e këput…

October 7, 2026
VIDEO/ Mungon dakordësia në BE për mbylljen e “Kapitullit 20”? Ibrahimaj: I kemi përmbushur detyrimet!

VIDEO/ Mungon dakordësia në BE për mbylljen e “Kapitullit 20”? Ibrahimaj: I kemi përmbushur detyrimet!

October 7, 2026
Nëna me foshnjën 4-muajshe u dënua me rreth 7 vite burg nga GJKKO, Avokati i Popullit nis verifikimin për rastin në Burgun e Pojskës

Nëna me foshnjën 4-muajshe u dënua me rreth 7 vite burg nga GJKKO, Avokati i Popullit nis verifikimin për rastin në Burgun e Pojskës

October 7, 2026
Videot intime të kompozitorit Adrian Hila, depozitohet denoncimi i parë në Komisariat! Këngëtarja nga Kosova shkon me emra në polici, merret edhe deklarata e…

Hetimi për publikimin e videove intime me VIP-at, zbulohen detaje të reja! Adi Hila shkatërroi hardiskun e kamerave! Ja çfarë alibie dha

October 7, 2026
Nga propozimi i “Shqipëria Bëhet” te bisedat me Berishën, Hasimja tregon marrëveshjen e re të opozitës

Synohet bashkimi i opozitës, publikohet programi dhe anëtarët e Forumit të Dialogut Politik

October 7, 2026
Ndryshimet për “Specialen”, BE e pakënaqur: Bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës

Ndryshimet për “Specialen”, BE e pakënaqur: Bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës

October 7, 2026
Fondet IPARD drejt zhbllokimit? Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas në ‘pritje’ të operatorit

Fondet IPARD drejt zhbllokimit? Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas në ‘pritje’ të operatorit

October 7, 2026
Goditet shpërndarja e kokainës dhe kanabisit pranë shkollave, arrestohet i riu nga Durrësi në Librazhd

Goditet shpërndarja e kokainës dhe kanabisit pranë shkollave, arrestohet i riu nga Durrësi në Librazhd

October 7, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

PD mbledh grupin, Berisha: Vetëm revolta i shpëton shqiptarët nga narkoshteti!

October 7, 2026
“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com