• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Paralajmërohet rrezik epidemie nga djegia e kafshëve dhe e bagëtive në Gramsh, nis me urgjencë groposja e tyre

by B K
13/08/2025 18:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zjarret që kanë përfshirë njësinë administrative Skënderbegas në bashkinë e Gramshit po përshkallëzohen nga ora në orë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe një emergjencë serioze shëndetësore.

Flakët, që kanë kaluar nga fshati në fshat, kanë shkaktuar deri tani një viktimë, 8 të lënduar, kanë shkrumbuar 39 banesa, kanë djegur sipërfaqe të mëdha pyjesh dhe shkurresh, si dhe kanë rrënuar dhjetëra e qindra krerë bagëti që nuk arritën të shpëtonin nga përhapja e shpejtë e zjarreve.

Në këto kushte tejet të rënda, Ministria e Bujqësisë ka nisur groposjen emergjente të kafshëve të djegura, për të shmangur rrezikun e përhapjes së sëmundjeve infektive.

Ekspertët paralajmërojnë se dekompozimi i trupave të kafshëve në temperatura të larta krijon një vatër serioze infeksioni, duke rrezikuar shëndetin e popullsisë së këtyre fshatrave.

Zjarret kanë hyrë tashmë në fshatin e tetë të kësaj njësie, duke çuar në përfshirjen e më shumë se 350 efektivëve të emergjencës, që po punojnë në terren me ndihmën e helikopterëve për nga ajri. Përballja është e vështirë jo vetëm me flakët, por edhe me këmbënguljen e pazakontë të mjaft banorëve për të qëndruar në shtëpitë e tyre, ndonëse rreziku është evident.

“Kryesorja është për banorët të ruajnë gjakftohtësinë. Apeli është të largohet edhe banori i fundit”, – u shpreh për mediat kryebashkiaku i Gramshit, Besjon Ajazi, duke konfirmuar se në raste të veçanta është dashur të përdoret edhe forca për të evakuuar banorët që refuzonin të largoheshin.

Ndërkohë, ekipet e emergjencës kanë bërë thirrje për evakuim të menjëhershëm, duke theksuar se prioriteti absolut është shpëtimi i jetëve njerëzore. Banorët këshillohen të ndjekin udhëzimet zyrtare dhe të largohen drejt zonave të sigurta, për të shmangur humbje të tjera të jetës apo përkeqësim të gjendjes shëndetësore nga tymi dhe ndotja e ajrit.

Apeli i ekspertëve është i formës urdhërore.Groposja e kafshëve duhet të bëhet në mënyrë të kontrolluar dhe në thellësi të përcaktuara nga autoritetet veterinare. Të shmanget kontakti me kafshët e ngordhura për të mos rrezikuar infeksione. Të monitorohen burimet e ujit, për të shmangur ndotjen nga mbetjet biologjike. Banorët të paraqiten në qendrat shëndetësore nëse shfaqin shenja të sëmundjeve respiratore, ethe apo skuqje të lëkurës.

Next Post
Zjarret në Greqi, evakuohen një spital fëmijësh dhe një azil pleqsh

Zjarret në Greqi, evakuohen një spital fëmijësh dhe një azil pleqsh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeministrja italiane nuk heq dorë: Kampet e emigrantëve në Shqipëri do të funksionojnë sipas planit

Italia çon sisteme mbrojtëse në vendet e Gjirit, Meloni: Kemi 2000 ushtarë atje, asete detare edhe në Qipro

March 5, 2026
U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

March 5, 2026
“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

March 5, 2026
Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

March 5, 2026
“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

March 5, 2026
Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

March 5, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

March 5, 2026
Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron

Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron

March 5, 2026
EMRI/ Mbushi Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur me një “Porsche”

EMRI/ Mbushi Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur me një “Porsche”

March 5, 2026
Raketa iraniane në Turqi, Rutte: Nuk aktivizohet neni 5

Raketa iraniane në Turqi, Rutte: Nuk aktivizohet neni 5

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In