• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paralajmërohet përkeqësimi i situatës për shkak të reshjeve, kërkohet monitorim i vazhdueshëm nga autoritetet

by
18/01/2023 22:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reshjet e dendura të shiut, që kanë përfshirë gjatë dy ditëve të fundit të gjithë zonën veriore të Shqipërisë, kanë rritur me shpejtësi nivelin e ujërave në pjesën fundore të lumenjve Drin, Buna dhe Kir, duke dhënë edhe sinjalet e para të përmbytjeve në zonën e Nënshkodrës.

Autoritetet vendore të Shkodrës njoftuan në mesditë për rreth 275 hektarë tokë bujqësore të përmbytura nga dalja e lumit Buna në zonën e Oblikës dhe Muriqanit dhe për dëmtim të rrugëve malore. Brenda 24 orëve të fundit niveli i ujit në lumin Drin është rritur me 45 centimetër ndërsa ai i liqenit të Shkodrës me 30 centimetër. Situatë e njëjtë është edhe në zonën e Lezhës nga prurjet e shumta të lumenjve Mat e Gjadër.

Për shkak të stuhisë dhe reshjeve të dendura, është dëmtuar rrjeti i shpërndarjes së energjisë elektrike në një pjesë të madhe të zonave në bashkitë Shkodër, Vau Dejës, Pukë, Fushë Arrës dhe Malësi e Madhe.

Për shkak të shtimit me shpejtësi të prurjeve nga lumi Drin, sipas shefit të urgjencave civile për qarkun e Shkodrës, Pëllumb Danit, është rritur sot edhe niveli i shkarkimeve nga hidrocentrali i Vaut të Dejës.

“Sot, nesër dhe pasnesër, sipas parashikimit, ne presim reshje të shumta. Shkarkimet nga hidrocentrali i Vaut të Dejës me gjithë agregatët në total shkojnë në 1700 metër kub në sekondë”.

Shefi i emergjencave civile për qarkun e Shkodrës, Pëllumb Dani, tha se të gjitha strukturat e urgjencave civile, në nivel vendor dhe qëndror, janë duke vëzhguar situatën dhe në gatishmëri për të ndihmuar komunitetet lokale në rast të përkeqësimit të mëtejshëm të gjendjes.

Në orët e pasdites, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se situata e deritanishme ka paraqitur probleme nga veriu në jug, por jo të përmasave shqetësuese. Megjithatë, ai paralajmëroi rrezikun e përkeqësimit të mëtejshëm të situatës gjatë ditëve në vazhdim dhe kërkoi nga strukturat vendore monitorimin e vazhdueshëm dhe njoftimin e popullatës, sidomos në zonat ku parashikohet rrezik.

“Në ditët në vazhdim deri më datën 21 janar kur pritet të jetë piku, parashikohen 250-300 milimetra shi në basenin e Vaut të Dejës dhe 150-200 milimetra shi në basenin e Fierzës. Prurjet maksimale pritet të jenë në datën 21 janar dhe bashkitë duhet të marrin masat për lajmërimin e popullatës, veçanërisht në ato zona ku parashikohet rrezik për fatkeqësi natyrore, evakuimin dhe strehimin e përkohshëm të banorëve në rast nevoje. Duhet të përgatiten për të pasur kapacitete të lira, të gatshme për çdo rast evakuimi”.

Ministri i Mbrojtes tha se nuk është rasti për panik dhe shtoi se, për menaxhimin e çdo situate si pasojë e përmbytjeve dhe fatkeqësisë natyrore, janë vënë në gatishmëri, në nivel kombëtar, forcat e armatosura me 1200 trupa dhe 450 mjete, të shpërndara nga veriu në jug të vendit, si dhe shërbimi zjarrfikës, ai i policisë dhe shërbimit shëndetësor.

Zona veriore e Shqipërisë thuajse çdo vit përballet me fatkeqësi natyrore, shkaktuar nga përmbytjet, por edhe zjarret në sipërfaqet pyjore dhe izolimi për shkak të reshjeve dëborës. /VOA

/e.d

Next Post
Vuçiç reagon ashpër për arrestimin e policit serb: Kosova e pamatur, kërcënuan paqen dhe stabilitetin. Autoritetet tona po hetojnë rastin

"Të shtunën do t’ju tregoj se…"/ Vuçiç: Ndërkombëtarët interesohen vetëm për sanksionet ndaj Rusisë dhe pavarësinë e Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthim i kontrolluar për Bypass-in e Sarandës, ARRSH njofton kufizime në qarkullim

Shpërthim i kontrolluar për Bypass-in e Sarandës, ARRSH njofton kufizime në qarkullim

July 6, 2026
Rekord regjistrimesh në qershor! Mbi 1.1 mln automjete qarkullojnë në Shqipëri

Rekord regjistrimesh në qershor! Mbi 1.1 mln automjete qarkullojnë në Shqipëri

July 6, 2026
Pas 22 vitesh, Turqia mirëpret Samitin e NATO-s, gazetari tregon detaje nga Ankaraja

Pas 22 vitesh, Turqia mirëpret Samitin e NATO-s, gazetari tregon detaje nga Ankaraja

July 6, 2026
FIFA anulon kartonin e kuq ndaj golashënuesit të SHBA, reagon Donald Trump

FIFA anulon kartonin e kuq ndaj golashënuesit të SHBA, reagon Donald Trump

July 6, 2026
“Balta ngrihet mbi mua e pasur…”, Rama iu përgjigjet kundërshtarëve me vargjet e Dritëro Agollit

“Balta ngrihet mbi mua e pasur…”, Rama iu përgjigjet kundërshtarëve me vargjet e Dritëro Agollit

July 6, 2026
Rusia intensifikon sulmet ndaj Kievit, 10 viktima dhe mbi 50 të plagosur

Rusia intensifikon sulmet ndaj Kievit, 10 viktima dhe mbi 50 të plagosur

July 6, 2026
Nga sot, temperatura përvëluese në Shqipëri: Si të parandaloni emergjencat e lidhura me nxehtësinë

Rikthehet vala e të nxehtit afrikan, ditët dhe zonat më të nxehta në vend

July 6, 2026
Haaland eliminon Brazilin nga Botërori, Anglia kalon Meksikën mes spektaklit

Haaland eliminon Brazilin nga Botërori, Anglia kalon Meksikën mes spektaklit

July 6, 2026
“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

July 5, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Është vonë…

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In