• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paralajmërimi që vjen nga OBSH: Edhe nëse ne e kemi një vaksinë, pandemia do dy vjet

by Java News
22/08/2020 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se pandemia e koronavirusit mund të vihet nën kontroll për dy vjet, teksa Evropa po përjeton raste të reja me koronavirus e në Shtetet e Bashkuara – vendi i goditur më së keqi nga pandemia – duket se ka filluar të bie numri i rasteve të reja.evropa korona

Drejtori i OBSH-së, Adhanom Ghebreyesus tha më 21 gusht se shpreson që teknologjia moderne i jep mjete njerëzimit që ta luftojë sëmundjen COVID-19, në mënyrë me efektive sesa ishte luftuar pandemia e Gripit Spanjoll.

 

 

“Prandaj, ne shpresojmë se kjo pandemi do të përfundojë në më pak se dy vjet”, tha ai.

 

Megjithatë, shefi i OBSH-së paralajmëroi se “edhe nëse ne e kemi një vaksinë, pandemia nuk do të përfundojë vetë”.

Shtetet nuk duhet t’i kenë shpresat vetëm te një vaksinë potenciale, por duhet të zbatojë në mënyrë efektive masat shëndetësore dhe njerëzit duhet t’i përmbahen masave që të ulet lakorja e infektimeve, tha ai.

Deri më tani, pothuajse 23 milionë njerëz në mbarë botën janë infektuar me koronavirus dhe afro 800,000 kanë vdekur, thuhet në të dhënat e Universitetit Johns Hopkins. Megjithatë, shifrat reale besohet se janë më të larta.

Gjermania, Franca, Spanja dhe Italia janë në mesin e shteteve që po regjistrojnë rritje të rasteve. Franca ka raportuar për të dytën ditë me radhë mbi 4,000 raste të reja. Spanja ka regjistruar dyfishin e rasteve të Francës; Italia ka regjistruar pothuajse 1,000 raste në ditë, ndërkaq në Gjermani, numri i rasteve të reja me koronavirus, brenda një dite po arrin shifrën prej mbi 1,500.

Rritja e numrit të rasteve të reja, sipas ekspertëve, lidhet me udhëtimet gjatë verës të të rinjve, që ka rritur frikën se virusi mund të rikthehet më fuqishëm gjatë vjeshtës.

Por, disa liderë evropianë kanë dhënë sinjale se nuk do të rikthejnë masat e izolimit, të cilat në shumë vende të botës kanë shkaktuar dëme të mëdha ekonomike.

Në SHBA, mbi 175,000 persona kanë vdekur me koronavirus, ndërkaq, Brazili ka regjistruar mbi 113,000 viktima. Megjithatë, për pesë ditë me radhë, në SHBA është shënuar rënie e rasteve të reja, ku janë regjistruar 43,000 raste të reja brenda 24 orëve. REL

 

 

 

 

Next Post
Ky është qyteti iranian me temperaturat rekord në histori

Greqi/Pëson infarkt nga vapa e madhe, humb jetën shqiptari, baba i 4 fëmijëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Çdo ngritje çmimi, abuzim”, OSHEE: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë për furrat e bukës! Ja si funksionon “orari pik”

Lufta dhe temperaturat ekstreme rrisin presionin mbi çmimet e bukës dhe makaronave

August 23, 2026
Ky është boksieri shqiptar që vrau partneren dhe më pas veten në Greqi

Ky është boksieri shqiptar që vrau partneren dhe më pas veten në Greqi

August 23, 2026
Arrestohet 32-vjeçari: Në makinë i gjenden pistoleta, municion dhe 15 800 euro

Arrestohet 32-vjeçari: Në makinë i gjenden pistoleta, municion dhe 15 800 euro

August 23, 2026
Situata e zjarreve në Pukë përmirësohet, vatrat në Gjegjan të shuara, vijon monitorimi

Situata e zjarreve në Pukë përmirësohet, vatrat në Gjegjan të shuara, vijon monitorimi

August 23, 2026
Rikthehet ilegalisht në Britani shqiptari i dënuar për përdhunim, kapet pas 7 vitesh

Rikthehet ilegalisht në Britani shqiptari i dënuar për përdhunim, kapet pas 7 vitesh

August 23, 2026
Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Shqipëria U-21 barazon me Italinë, bindin kuqezinjtë e Bushit

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Shqipëria U-21 barazon me Italinë, bindin kuqezinjtë e Bushit

August 23, 2026
Grabiste biçikleta dhe para në taksi, pranga 56 vjeçarit në Shkodër

Grabiste biçikleta dhe para në taksi, pranga 56 vjeçarit në Shkodër

August 23, 2026
Irani paralajmëron fqinjët: Kush i bashkohet luftës ekonomike të SHBA-së do të shihet si armik

Irani paralajmëron fqinjët: Kush i bashkohet luftës ekonomike të SHBA-së do të shihet si armik

August 23, 2026
Gushti nis me fluks të lartë udhëtarësh në pikat kufitare të vendit

Dyndje në Morinë, mbi 41 mijë kosovarë hyjnë në Shqipëri gjatë fundjavës

August 23, 2026
Sezoni i ri politik, Rama thërret në Pogradec drejtuesit politikë! Nesër mbledhje me ministrat

Sezoni i ri politik, Rama thërret në Pogradec drejtuesit politikë! Nesër mbledhje me ministrat

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com