• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Paralajmërimi numër 707 serioz”, i Lulzim Bashës!

by Alfred Peza
06/02/2019 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza/ 

Sa herë që ofrojnë ditët e protestave që PD ka organizuar në Tiranë këto 6 vitet e fundit në opozitë, aq herë Lulzim Basha përsërit në mënyrë çuditërisht besnike, të njëjtat fjalë. Të njëjtat fraza. Të njëjtat parrulla. Të njëjtat akuza. Duke bërë të njëjtët paralajmërime dhe duke dhënë të njëjtat “ultimatum” për mazhorancën, qeverinë dhe Kryeministrin Edi Rama.

Më shumë sesa një plagjiaturë e fjalimeve të veta, apo fotokopje besnike e tyre, e gjitha çfarë thotë duket si një këngë nga ato që njeriu i këndon dhe i rikëndon, pa e kuptuar as vetë.  Aq e vërtetë është kjo, sa mjafton që të rishohësh arkivat dhe të kuptosh se Kryetari i Partisë Demokratike, i ngjan shumë në të tilla raste, atij këndezit që zgjon fshatin çdo mëngjes. Një ritual që nis sapo ai ngjitet në majë plehut, mbyll sytë dhe ia mer këngës që e ka mësuar nga vegjëlia, përmendësh.

Ky refren, kjo këngë, ky repertor dhe kjo kasetë, është rikthyer për tu kënduar sërisht, këto ditë që po afron protesta e njoftuar nga opozita për më 16 shkurt, në Tiranë. Duke folur në ndalesën e tij të radhës, me banorët që preken nga realizimi i segmetit të ri të Unazës së Madhe në Tiranë, Lulzim Basha tha:

“Deri në 15 shkurt Edi Rama ka kohë ti japë zgjidhje politike krizës duke u larguar vetë. Më 16 shkurt koha për fjalë ka mbaruar, do të dëgjohet vetëm zëri juaj. Do të veprojë vetëm vullneti juaj dhe vullneti i qytetarëve.”

Më pas, kryetari demokrat shtoi: “Asgjë tjetër përveç zërit dhe vullnetit tuaj, nuk do të kumbojë e veprojë prej 16 shkurtit. Deri në 15 shkurt të largohet nga karrigia që i kanë falur kriminalët, ti hapë rrugë zgjidhjes  politike, qeveri transitore, zgjedhje të parakohshme, parlament të qytetarëve, qeveri të qytetarëve. Përndryshe prej 16 shkurtit e tutje ka vetëm një forcë që vendos, forca e qytetarit të bashkuar. Në 16 shkurt mbarojnë fjalët, mbaron koha për fjalët e politikës dhe është koha e zërit të qytetarëve të bashkuar.”

Të njëjtat fjalë tha para protestave të 2014. Të njëjtat i përsëriti edhe në 2015, edhe në 2016. Në vitin 2017 ishin zgjedhjet të cilat PD e Lulzim Bashës i humbi me sukses, duke marë 240 mijë vota më pak, se PD e Berishës më 2013. Të njëjtat fjalë, tha edhe para protestës së fundit që ka zhvilluar opozita jonë, në majin e vitit të kaluar, këtu e 9 apo 10 muaj më parë. E të njëjtat, po i thotë edhe tani.

E gjitha kjo, nuk e di pse të sjell ndër mend, një batutë të Ismail Kadaresë tek romani i tij “Koncert në fund të dimrit”, kur kinezët bënin “paralajmërimin numër 707 serioz” ndaj palës shqiptare. Një paralajmërim i cili, sa më shumë shtohej në numër, aq më qesharak bëhej dhe aq më me seriozitet nga ana tjetër, artikulohej e artikulohej papushim.

I tillë tingëllon edhe ultimatum i radhës, përpara protestës së radhës nga ana e kryetarit të opozitës, për të njëjtin kryeministër prej 6 vjetësh, të Shqipërisë. E vetmja gjë që ka ndryshuar në gjithë këtë histori, është se paralajmërimi i Lulzim Bashës, këtë radhë nuk është më thjeshtë dhe vetëm serioz. Por, këtë radhë, ai duket edhe “shumë serioz”! Ndaj mos qeshni. Vetëm thjeshtë prisni 16 shkurtin, që të qeshni shumë. Ose e thënë ndryshe, të gajaseni. Sepse, nuk ka gjë më serioze në këtë jetë, sesa një gjë kaq shumë qesharake.

Next Post
Bota po përballet me periudhën më të nxehtë në 150 vitet e fundit

Bota po përballet me periudhën më të nxehtë në 150 vitet e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimi i karburanteve, Berisha: Kërkojmë përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës

Çmimi i karburanteve, Berisha: Kërkojmë përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës

March 21, 2026
Rama: Do të ulim numrin e deputetëve, nuk ka shqiptar që nuk e do këtë

Rama: Do të ulim numrin e deputetëve, nuk ka shqiptar që nuk e do këtë

March 21, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

“Negociatat mbyllen brenda këtij mandati”, Rama: S’ka mërgatë qyqesh në Berlin dhe Bruksel që na ndalë ne!

March 21, 2026
Berisha kthehet nga samiti i PPE: Të bashkohemi nesër në kryengritje paqësore

Berisha kthehet nga samiti i PPE: Të bashkohemi nesër në kryengritje paqësore

March 21, 2026
Hidhet shorti në PD, si do të renditen në fletën e votimit Berisha dhe Elezi

Një ditë para protestës, zbulohet mesazhi i PD: E kemi për detyrë ta rrëzojmë Ramën!

March 21, 2026
Rama bën ndryshime në qarqe, rikthehen në Tiranë Spiropali dhe Gjiknuri. Shalsi ikën nga Kukësi

Rama bën ndryshime në qarqe, rikthehen në Tiranë Spiropali dhe Gjiknuri. Shalsi ikën nga Kukësi

March 21, 2026
“Ulje 20% e akcizës mbi 220 lekë, entitet shtetëror për tregun”, Rama: Dy komponentë të rinj kundër evazionit dhe…

“Ulje 20% e akcizës mbi 220 lekë, entitet shtetëror për tregun”, Rama: Dy komponentë të rinj kundër evazionit dhe…

March 21, 2026
Të përfshirë në veprimari kriminale/ Policia arreston dy persona, një prej tyre i përfshirë në konflikt me armë zjarri

Të përfshirë në veprimari kriminale/ Policia arreston dy persona, një prej tyre i përfshirë në konflikt me armë zjarri

March 21, 2026
“Udhëtoni me jetën në mendje! Familja ka nevojë për ty”/ Policia apel për kujdes me shpejtësinë: Intensifikojmë kontrollet me radarë e dronë!

Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor: Në 2025 mbi 1.2 mln gjoba, 200 viktima nga aksidentet

March 21, 2026
“Vend që nuk njihet vetëm për plazhe”, Sylvinho rrëfen Shqipërinë e Botërorit: Puna nis në janar…

Lista e Kombëtares, Silvinjo: Jam xheloz për lojtarët, nuk e di gjendjen e Brojës

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In