• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Paralajmërimi/ Manja-drejtorëve të Burgjeve: U ankuan të burgosurit për ushqimet, ju shkarkoj menjëherë

by Java News
09/11/2021 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, drejtuesit e IEVP (Institucionet e Egzekutimit të Vendimeve Penale) dhe drejtuesit e policisë së burgjeve.

Ministri në fjalën e tij ka prekur një sërë çështjesh delikate që shqetësojnë aktualisht sistemin peniteciar, duke kërkuar përgjegjësi, e duke premtuar se sistemi i burgjeve do të ketë një monitorim të veçantë si të gjithë institucionet e tjera që janë në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.

“Eshtë duke u përgatitur rregullorja e re e burgjeve, ku çdo gjë do të përshtatet me konventat europiane për të drejtat e njeriut. Nuk menaxhohet asnjë situatë me masa represive e dënime, por vetëm në bazën e ligjeve”, ka thënë Manja.

Ministri kërkoi forcimin e rregullit dhe disiplinës në IEVP, por edhe ka paralajmëruar ata që abuzojnë, ose janë në dijeni dhe lejojnë abuzimet. “Të dënuarit janë privuar nga liria, por askush nuk mund t’I privojë ata nga asgjë tjetër që parashikon ligji. Nuk dua këtu të flas shumë, por po e përmbledh me një fjali, kush do e kupton: Nëse më vjen edhe njëherë tjetër ankesë për ushqimin e të burgosurve, do të shkarkoj menjehërë drejtuesin e IEVP”, ka deklaruar Ministri i Drejtësisë.

Ai ka kërkuar rregulla strikte për pandeminë e COVID, megjithëse ka vlerësuar punën e bërë në mënaxhimin e pandemisë brenda burgjeve. Megjithatë ai ka nënvizuar se çdo i burgosur, apo i paraburgosur, duhet të vaksionohet dhe për këtë duhet ndjekur një politikë bindëse brenda institucioneve si dhe transparence me publikun për situatën në vijimësi.

Në vijim ministri Manja ka prekur edhe ankesa të ardhura në rrugë të ndryshme nga vetë të burgosurit, si dhe ka kërkuar që për to, të ketë përgjigje në radhë të parë nga vetë drejuesit e IEVP- e më pas sipas hierarkisë.

Manja nuk ka harruar të përmendë edhe sistemin e gradave, hierarkinë në policinë e burgjeve, duke nënvizuar se ai do të marrë informacion të plotë nga të gjitha agjencitë e duhura shtetërore për këdo, dhe ata që e meritojnë, njerëzit e ndershëm dhe të përkushtuar do të jenë përherë të vlerësuar dhe do të munden të bëjnë karrierë pa frikën se miku, apo shoku I filanit vjen dhe e sposton me një fjalë goje.

Në fund zManja bëri të qartë se “Ministri i Drejtësisë do të marrë rolin që i takon për çdo problematikë të vjetër apo të re në të gjithë piramidën e sistemit peniteciar”./m.j

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj kërkon shtyrjen e seancës për shkak të këmbës, SPAK kundërshton: Gjykimi duhet të vijojë

Veliaj kërkon shtyrjen e seancës për shkak të këmbës, SPAK kundërshton: Gjykimi duhet të vijojë

November 24, 2026
Sa kalori duhet të reduktoni në ditë për të humbur dhjamë dhe jo muskuj? Përgjigjet e Harvardit

Sa kalori duhet të reduktoni në ditë për të humbur dhjamë dhe jo muskuj? Përgjigjet e Harvardit

November 24, 2026
Rama prezanton Sistemin Unik të Gjobave: Krijojmë Regjistër Kombëtar, pagesa online dhe kamera trupi për policët e inspektorët

Rama prezanton Sistemin Unik të Gjobave: Krijojmë Regjistër Kombëtar, pagesa online dhe kamera trupi për policët e inspektorët

November 24, 2026
Shqiponja dykrenare në skenën e Miss Universe 2026, përfaqësuesja e Malit të Zi bëhet virale

Shqiponja dykrenare në skenën e Miss Universe 2026, përfaqësuesja e Malit të Zi bëhet virale

November 24, 2026
“Nuk na ka marrë malli fort…”, Dogjani kërkon sqarim: Pse Rama injoron Kuvendin?!

SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për Asllan Dogjanin dhe konvertim në 3 vite shërbim prove

November 24, 2026
Skema e re: Pagesa e ujit me fasha! Tarifa bazë për familjet aplikohet deri në 18 m³ në muaj

Skema e re: Pagesa e ujit me fasha! Tarifa bazë për familjet aplikohet deri në 18 m³ në muaj

November 24, 2026
Raporti i KE-së ndez debatet në Kuvend, Bardhi përplaset me Peleshin: I keni vënë kyçin Parlamentit!

Raporti i KE-së ndez debatet në Kuvend, Bardhi përplaset me Peleshin: I keni vënë kyçin Parlamentit!

November 24, 2026
Vrasja e “Sel Çamit”, policia bastis banesën e “Ben Qimes” në Fier

Kronologjia/ Tri dekada hasmëri me Ben Qimen, nga vrasja e Enver Isufajt te ekzekutimi i Selami Hasanit! Gazetari: E ruajtën derisa…

November 24, 2026
“Kanë botën e tyre”- Këngëtarja e njohur shqiptare mesazh prekës për dy fëmijët e saj me autizëm: Mos e merrni si fatkeqësi…

“Kanë botën e tyre”- Këngëtarja e njohur shqiptare mesazh prekës për dy fëmijët e saj me autizëm: Mos e merrni si fatkeqësi…

November 24, 2026
Bilanci i Rrugores së Vlorës: 26 shoferë të arrestuar gjatë gushtit! 110 gjoba për drejtim mjeti në efektin e alkoolit

Mbi 5000 gjoba brenda një jave, Policia Rrugore aksion në rrugët e Tiranës, bllokohen mjete luksoze

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In