• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paralajmërimi: Ja çfarë do t’i ndodhi Serbisë po nisi ushtrinë drejt Kosovës

by Java News
16/01/2017 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, për herë të pare, pas pothuaj 18 vitesh të largmit të forcave serbe nga Kosova, përmend hyrjen e ushtrisë serbe në Kosovë.

Kthimi i trenit provokativ serb, me ikonografi mesjetare dhe me parulla tepër provokuese për popullatën shumicë në Kosovë, të tilla si “Kosova është Serbi” në 20 gjuhë të ndryshme, i ka vënë në një pozitë tepër të palakmueshme zyrtarët serbë. Opinioni publik në Serbi reagoi përgjithësisht me nervozë duke i komentuar lajmet si disfatë të rëndë të zyrtarëve serbë.

Duket se kjo shkaktuar nervozë të madhe te këta zyrtarë, sidomos te kreu i shtetit serb, Nikoliç. Mediat serbe raportojnë se Nikolic ka kërcenuar haptas me angazhimin e ushtrisë serbe në Kosovë nëse, siç ka thënë ai, “serbët do të vriten”.Nikoliç, me gjasë, ka harruar se institucionet e Kosovës nuk e kanë asnjë qëllim që të vrasin serbë apo t’u shkaktojnë ndonjë dëm atyre, meqë janë qytetarë të shtetit të Kosovës.

Aspekti tjetër që Nikoliç, përsëri, ka harruar është se kërcënimi i tij nuk është thjeshtë paralajmërim i agresionit ndaj Kosovës por edhe konfrontim direkt me Alenacën Atlantike – NATO.Siç dihet, pas përfundimit të luftës në Kosovë, me 9 qershor 1999, NATO kishte lidhur një marrëvshje me të ashtuquajturën RFJ (federata Serbi – Mali i Zi), e njohur si Marrëveshja Tekniko Ushtarake e Kumanovës, me të cilën ushtria serbe u detyrua që të tërhiqej plotësisht nga Kosova me pamundësimin e kthimit të saj.

Kështu NATO i dha detyrë vetes që të jetë engjëlli mbrojtës i Kosovës në një periudhë të pacaktuar.Një ditë më vonë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi rezolutën 1244, e cila për nga karakteri i saj është tërësisht obligative për të gjitha shtetet e botës. Ndonësë kishte dhe ka ende paqartësi sa i përket aspektit politik, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë (GJND), kishte konkulduar se kjo rezolutë ka karakter neutral ndaj statusit të Kosovës, pra nuk thotë se Kosova do të mbetet pjesë e Serbisë, siç pretendon pala serbe.

GJND kishte konkluduar se Deklarata e pavarsësisë së Kosovës nuk kishte shkelur as të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare e as rezolutën 1244, pra, ishte në përputhje me to.Por ajo që është krejtësisht e qartë në këtë rezoluë është aspekti ushtarak i saj. Rezoluta, në pjesën e sigurisë, kërkon tërheqjen e menjëhershme të forcave ushtarake, policore dhe paraushtarake serbe.Pika 9 e rezolutës 1244 thotë:“Këshilli i Sigurimit – Vendosë që përgjegjësitë e pranisë ndërkombëtare të sigurisë që do të vendoset dhe do të veprojë në Kosovë, do të përfshijnë:

Frenimin e luftimeve të rifilluara, mbajtjen dhe aty ku është e nevojshme imponimin e armëpushimit, sigurimin e tërheqjes dhe parandalimin e kthimit në Kosovë të forcave ushtarake, policore dhe paramilitare të Federatës dhe Republikës, përveç siç parashikohet në pikën 6 të aneksit 2”.Siç mund të shihet, prania ndërkombëtare e sigurisë, që i ishte besuar NATO-s, me misionin KFOR, e kishte për detyre, dhe vazhdon t’a ketë në afat të pacaktuar, që të sigurohet se forcat serbe janë tërhequr nga Kosova dhe të parandalojë kthimin e tyre në Kosovë përveç asaj që parashihet në pikën 6 te aneksit 2.

Pika 6 e ankesit 2, në fakt, parasheh kthimin e “disa qindrave pjestarëve të personelit jugosllav” në Kosovë që do të kishin detyra shumë specifike, si për shembull: ruajtja e manastireve serbe, deminimi, zyra ndërlidhëse dhe prezenca në pikat kufitare. Me fjalë të tjera detyra plotësisht jo ushtarake. Në këto kushte, kur NATO, sipas rezolutës 1244, e ka për detyrë që të parandalojë hyrjen e forcave serbe në Kosovë, tashmë është e qartë se Nikolic nuk e ka kërcënuar vetem sovranitetin e Kosovës por haptazi edhe misionin e KFOR-it, përkatësisht NATO-n.

Një agresion i mundshëm ushtarak i Serbisë në Kosovë do të thoshte sulm direkt ndaj NATO-s dhe obligimeve që kjo organizatë ushtarake i ka për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë.Duhet pritur që NATO do t’ia përkujtojë Nikolic se cilat janë obligimet e Serbisë në këtë pikë, citohet Express. (b.an)

Next Post
E padëgjuar më parë/ Burri s’donte të bënte seks me të, gruaja e godet me thikë dhe e hedh nga ballkoni

E vërteta për shërbimin e urgjencës mjekësore të Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

April 1, 2026
Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

April 1, 2026
Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

April 1, 2026
Asllani pas humbjes me Turqinë: Kosova do të kthehet më e fortë

Asllani pas humbjes me Turqinë: Kosova do të kthehet më e fortë

April 1, 2026
Dodik thërret takim urgjent, “Bota Serbe” mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

Dodik thërret takim urgjent, “Bota Serbe” mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

April 1, 2026
Rritja e çmimeve boshatis tregun në Korçë, tregtarët mbeten “pa punë” pas shtrenjtimit të produkteve

Rritja e çmimeve boshatis tregun në Korçë, tregtarët mbeten “pa punë” pas shtrenjtimit të produkteve

April 1, 2026
Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

April 1, 2026
Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

April 1, 2026
Historia e pazakontë e 31-vjeçares shqiptare: Dashurohet me të dënuarin me vdekje dhe braktis vajzën!

Historia e pazakontë e 31-vjeçares shqiptare: Dashurohet me të dënuarin me vdekje dhe braktis vajzën!

April 1, 2026
Përpasjet në selinë e PD, Muç Nano: Në vend t’i thonë Berishës të kemi dhj*rë në parti, kërkojnë sqarime kot

Përpasjet në selinë e PD, Muç Nano: Në vend t’i thonë Berishës të kemi dhj*rë në parti, kërkojnë sqarime kot

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In