• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paralajmërimi i SPAK: Gjobë ose burg deri në 5 vite kush publikon dëshminë e Dumanit dhe Hoxhës

by Java News
16/06/2022 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shpërndarë një urdhër për ndalimin e publikimit të dëshmive të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt.

Urdhri mban firmën e tre prokurorëve Doloreza Musabelliu, Altin Dumani dhe Behar Dibra. Ata nënvizojnë se duhet ruajtur sekreti hetimor duke kërkuar ndalimin e publikimit të deklarimeve të tyre dhe shpërndarjen e tyre përmes shtypit dhe informacionit masiv. Në rast të moszbatimit të këtij urdhri parashikohen dënime për përgjegjësi penale sipas nenit 295/a.

“Urdhërohet ruajtja e sekretit të deklarimeve të dhëna nga ana e Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani në kuadër të procedimit penal nr.75 të vitit 2022 në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë apo si person ndaj të cilit zhvillohen hetime deri në përfundim të hetimeve.

Ndalimin e publikimit qoftë edhe të pjesshëm të procesverbalit të deklarimeve të shtetasve Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj në cilësinë e personave ndaj të cilëve zhvillohen hetime apo edhe në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Ndalimin e publikimit të përmbajtjes së këtyre akteve nëpërmjet shtypit apo informacionit masiv. Mozbatimi i këtij urdhri sjell përgjegjësi penale sipas parashikimeve të nenit 295/a, paragrafët 4 dhe 5 të Kodit penal”, thuhet në urdhër.

Por çfarë parashikon ky nen

Sipas nenit të përcaktuar të përgjegjësisë penale, për shkelje të sekretit hetimor parashikohen masa nga gjobë deri në 5 vite burg. “Zbulimi ndaj të tretëve i të dhënave ose ndihma për të zbuluar të dhënat, të cilat ligji i përcakton si sekret, nga ana e një funksionari publik ose e një personi të ngarkuar me një shërbim publik, në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës ose duke abuzuar me cilësitë e veta, përbën vepër penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet”, përcaktohet në kodin penal.

g.kosovari

Next Post
Horoskopi 5 Shtator, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 17 Qershor 2022

Comments 2

  1. Leka says:
    4 years ago

    Kush ka dosjet informon dhe mediat .E keni brenda spiunin qe tregon sekretin hetimor

    Reply
  2. Qerkë Sherka says:
    4 years ago

    Urdheri duhet të jetë për Prokurorët, Policët dhe Avokatet që i nxjerrin ( shesin) këto të dhëna tek gazetaret, e jo e kunderta….
    Pirdh, o salo bej pirdh…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç, viktima mbante katër mbiemra

July 9, 2026
Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

July 9, 2026
Deputetja Koçeku: Integrimi në BE, nga ëndërr e largët në realitet të pamohueshëm

Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta

July 9, 2026
Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

July 9, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

July 9, 2026
Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

July 9, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

“PD u shkërmoq nga protesta”, Bido: Partinë Socialiste nuk e ka dëmtuar fare!

July 9, 2026
Përgjaket aksi Levan-Vlorë, ndërron jetë këmbësori

Aksident në Levan–Tepelenë! Makinat përplasen kokë më kokë, plagosen dy persona

July 9, 2026
Koçeku: Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai kur u prishën ndërtimet në Theth. Ju betohem për 7 shenjtorët…

“Ramës nuk ia hapa telefonin për tre ditë”, Koçeku: Më tha që do të ngelem vetëm!

July 9, 2026

‘Orteku Murinjo’ në turizmin shqiptar po ngadalësohet…

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In