Paralajmërimi i SHBA-së për Ukrainën/ Biden dhe Putin zhvillojnë një bisedë të gjatë telefonike. E gjithë bota mban frymën

Bota

Presidentët e Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, Vladimir Putin dhe Joe Biden, në kushtet e tensionit Rusi-Ukrainë  zhvilluan një bisedë telefonike.

Kjo bisedë telefonikë ka marrë me vëmendje të madhe nga publiku botëror për shkak të krizës në Ukrainë.

Presidentët e Amerikës dhe Rusisë, tashmë e kanë përfunduar bisedën e tyre telefonike, raportojnë mediat e huaja , duke iu referuar Shtëpisë së Bardhë.

“Biseda zgjati rreth një orë. Bisedimeve mes dy liderëve u paraprinë më herët gjatë ditës së sotme nga kontaktet mes ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes. Tema kryesore e të gjitha bisedimeve është situata në dhe rreth Ukrainës.”, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas AP, Putin dëshironte që biseda telefonike të bëhej të hënën, por ajo u vendos për sot, pas këmbënguljes nga pala amerikane, duke pasur parasysh se shërbimet e inteligjencës amerikane kanë dhënë informacione se së shpejti Rusia mund të pushtojë Ukrainën.

Më herët, Putin foli me presidentin francez Emanuel Macron dhe të premten, Biden zhvilloi një bisedë virtuale me aleatët më të rëndësishëm të NATO-s dhe Bashkimin Evropian.

Next Post

Comments 1

  1. Lili says:

    Deklarata e presidentit ukrainas hedh poshtë shpifjet amerikane për agresion rus në Ukrainë.Doli në Tv shtetëror dhe i bente thirrje SHBA të mos ngjallin panik në popull.E vërtetë është që Amerika do luftë me çdo kusht siç bëri në Libi,Siri,Irak , Afganistan, Tunizi Marok etj.Pra xhandari amerikan është mbi kokat tona.Turp që i fryjnë erëra zjarrit mes popujve sllavisht folës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.