• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

by A R
02/04/2026 22:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbrëmjen e së enjtes, më 2 prill, në emisionin “Opinion” në Tv Klan, gazetari investigativ Artan Hoxha deklaroi se grupet iraniane të trafikut të drogës kanë krijuar ndër vite lidhje të forta me disa grupe kriminale shqiptare, përfshirë ato të Shijakut dhe Tiranës.

Sipas Hoxhës, njësia Kuds e Gardës Revolucionare Iraniane ka operuar në Shqipëri duke përdorur lidhjet kulturore dhe ato kriminale për të krijuar terren në favor të saj.

“Në Shqipëri kanë ndodhur akte konkrete, të cilat shërbimet e spiunazhit, dhe shërbimet e Gardës Revolucionare janë përpjekur që të krijojnë në Shqipëri situata në favor të tyre.”, tha ai.

Një nga anëtarët e njësisë, i kapur në Shqipëri që në 2011, ishte një figurë kyçe që lidhte trafikun e heroinës me aktivitetet kriminale shqiptare dhe interesat e shërbimeve sekrete iraniane.

“Kishte në krye të saj një pjesëtar të njësisë Kuds të Gardës Revolucionare në Iran dhe në Shqipëri kishte operuar në një mënyrë shumë të çuditshme, duke përdorur edhe këto lidhjet kulturore, por edhe lidhjet e trafikut të heroinës. Dhe njëri nga pjesëtarët e kësaj njësie ishte kapur në Shqipëri që në 2011, dhe kishte lidhje shumë të forta me grupet e Shijakut, me grupet e Tiranës.”, tha Hoxha, duke shtuar se personi në fjalë, duke qenë person shumë i rëndësishëm në lidhjet e trafikut,  kishte krijuar terren me njësinë Kuds.

“Irani dihet që është një nga degët më të rëndësishme të trafikut të heroinës. Dhe ata duke e përdorur këtë degëzim, u futën në Shqipëri dhe kishin shumë lidhje të forta. Ky person, ne kur e ripamë, sepse ai u largua, kur u zbulua celula e Kudsit, ishte një nga personazhet ë rëndësishme që miksonte botën e krimit shqiptar, me interesat e shërbimit sekret iranian.”, tha Hoxha.

Ai shtoi se paralajmërimi i djeshëm i Ambasadës Amerikane për sulme në Shqipëri nga Irani, “nuk është thjesht një paralajmërim rutinë”.

Gazetari shtoi se Shqipëria ka vënë në alarm strukturat e antiterrorit, duke përfshirë Policinë dhe Shërbimin Informativ, dhe ka analizuar listat e personave që mund të kenë lidhje me interesat iraniane.

Next Post
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In