• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paralajmërimi i SHBA/ Javët në vijim, dosje të tjera: Tërmet nga paratë ruse! Garanton Draghin se “s’ka gjë për ju”

by Java News
16/09/2022 16:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Departamenti amerikan i shtetit e bëri të qartë se alarmi i SHBA-së është në rrafsh global. Italia ka qenë në ethe këto 48 orët e fundit, megjithatë sipas shtypit vendas, kryeministri Mario Draghi ka insistuar për një sqarim nga administrata amerikane dhe ka telefonuar shefin e diplomacisë atje, Anthony Blinken për të marrë informacione të mëtejshme.

Përgjigja e Blinkenit thuhet të ketë qenë e shkurtër: “Nuk ka gjë për ju”. Raporti mbi fondet ruse ndaj partive perëndimore do të interpretohet si alarm botëror. Nuk përmenden publikisht në emër vende, forca politike apo liderë të caktuar.

Ky është shpjegimi që Draghi ka marrë nga Blinken. Në të njëjtën kohë, DASH i ka dërguar qeverive një email:

“Ne nuk hyjmë në informacione specifike të inteligjencës, por jemi shumë të qartë në ekspozimin e shqetësimeve tona mbi ndërhyrjet e Rusisë në procesin demokratik në vende të ndryshme të botës, përfshirë dhe tonin. Në këtë kontekst, nuk e fokusojmë alarmin në një vend të caktuar por në plan global, sepse duhet të përballemi me sfidat që i bëhen shoqërisë demokratike. Do të vazhdojmë të punojmë me aleatët dhe partnerët tanë për të nxjerrë në dritë përpjekjet e ndikimit të rrezikshëm të Rusisë, duke i ndihmuar shtetet e tjera të mbrohen nga një aktivitet i tillë”, thuhet aty.

Pavarësisht lehtësimit të Draghit megjithatë, askush nuk ka marrë informacione specifike mbi përfshirjen e Italisë në dosje. Mbeten të forta dyshimet se në raportin e hartuar nga shërbimet sekrete dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare i drejtuar nga Jake Sullivan, bashkëpunëtori më i ngushtë i Joe Biden, mund të ketë referenca të njohura, të nxjerra nga të ashtuquajturat “burime të hapura”, pra lajme të publikuara tashmë.

Informacionet e filtruara nga Washingtoni mund të jenë preludi i dosjeve të tjera, pohoi ministri i jashtëm Luigi di Maio, që rrëfeu se mbetet në kontakt me amerikanët për çdo përditësim të mëtejshëm, çka nënkupton se bashkëbisedimet e këtyre orëve të diplomacisë dhe inteligjencës tregojnë se ka shumë të dhëna të mbledhura nga Thesari dhe 007-tat amerikanë lidhur me financimet e Moskës ndaj partive, kompanive apo politikanëve të huaj dhe për këtë arsye nuk përjashtohet aspak që në javët në vijim të dalin dokumente të tjera që përfshijnë edhe italianë./m.j

Next Post
I grisi rrobat dhe i gjuajti me grushte/ Shqiptari tenton të përdhunojë një vajzë polake, e njohu në Facebook

Prej muajsh abuzonte seksualisht me një 16 vjeçare, gjykata merr vendimin për të akuzuarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Arrestimet për sulmin ndaj RAF Fairford, një sukses i madh i bashkëpunimit SHBA-Britani

Trump: Arrestimet për sulmin ndaj RAF Fairford, një sukses i madh i bashkëpunimit SHBA-Britani

September 27, 2026
Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

September 27, 2026
Ç’tregon sufiçiti 8-mujor i Buxhetit të Shtetit?

Ç’tregon sufiçiti 8-mujor i Buxhetit të Shtetit?

September 27, 2026
Shqipëria nuk ndalet pas Bjellorusisë, kuqezinjtë përgatiten për duelin me San Marinon

Shqipëria nuk ndalet pas Bjellorusisë, kuqezinjtë përgatiten për duelin me San Marinon

September 27, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

12 orë fitimtarë

September 27, 2026
Tabaku i përgjigjet Ramës: Shqipëria vuan nga një republikë e të korruptuarve

Tabaku i përgjigjet Ramës: Shqipëria vuan nga një republikë e të korruptuarve

September 27, 2026
Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë për çmime më të larta të naftës dhe gazit, shkak mbyllja e Ngushticës së Hormuzit -

Tensionet SHBA-Iran përshkallëzohen! Garda iraniane kap dronin amerikan në Ngushticën e Hormuzit

September 27, 2026
Marta Kos: 2026, “viti i zgjerimit” të BE-së, Shqipëria mes katër vendeve kryesuese

Marta Kos: 2026, “viti i zgjerimit” të BE-së, Shqipëria mes katër vendeve kryesuese

September 27, 2026
Deklarata e fortë e Salianjit: Rama dhe Berisha të tregojnë çfarë diskutuan në takimin në Rinas

Deklarata e fortë e Salianjit: Rama dhe Berisha të tregojnë çfarë diskutuan në takimin në Rinas

September 27, 2026
Incidenti pranë bazës RAF Fairford, arrestohen 5 persona pas zbulimit të tre automjeteve të dyshimta, evakuohen 85 familje

Incidenti pranë bazës RAF Fairford, arrestohen 5 persona pas zbulimit të tre automjeteve të dyshimta, evakuohen 85 familje

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com