• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Paralajmërimi i Ratcliffe ndaj Moskës: Çfarë dihet një javë më vonë, sipas ish-zyrtarëve të CIA-s? –

by Java News
01/09/2026 14:18
Paralajmërimi i Ratcliffe ndaj Moskës: Çfarë dihet një javë më vonë, sipas ish-zyrtarëve të CIA-s? -
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter


Një javë pas udhëtimit të papritur të drejtorit të Agjecisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), John Ratcliffe, në Moskë, pyetjet mbeten se çfarë e nxiti këtë mision të pazakontë dhe çfarë beson Uashingtoni se Rusia mund të jetë duke përgatitur.

Ratcliffe dyshohet se paralajmëroi zyrtarët rusë kundër sulmimit apo vënies në provë të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), me shqetësim të veçantë për shtetet baltike, Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë. Ai gjithashtu dyshohet se diskutoi mbështetjen e Rusisë për Iranin. Presidenti amerikan, Donald Trump, e përshkroi vizitën si “gjysmë-rutinë”, duke thënë se Uashingtoni dëshironte të shihte përfundimin e luftës në Ukrainë dhe se “mund të vijë diçka” nga kjo vizitë.

CIA nuk ka bërë publike agjendën e plotë. Kremlini tha se Ratcliffe nuk u takua me presidentin Vladimir Putin, duke e përshkruar udhëtimin si pjesë të kontakteve të vazhdueshme mes shërbimeve të sigurisë të dy vendeve.

Zyrtarët amerikanë kanë informuar aleatët e NATO-s për shqetësimet lidhur me sjelljen e mundshme të Rusisë, ndërsa Ukraina ka thënë se ishte informuar para dhe pas udhëtimit të Ratcliffe.

Vizita e Ratcliffe ishte udhëtimi i parë i njohur publikisht në Moskë nga një drejtor në detyrë i CIA-s që nga udhëtimi i William Burns në nëntor 2021, disa muaj para se Rusia të niste pushtimin e saj në shkallë të gjerë të Ukrainës. Krahasimi ngre një pyetje të qartë: Sa serioze duhet të jetë një informatë e inteligjencës që një drejtor i CIA-s të udhëtojë personalisht në Moskë për të dhënë një paralajmërim?

Për Edward Bogan, një ish-zyrtar i operacioneve të CIA-s, i cili ka 24 vjet përvojë në sigurinë kombëtare, inteligjenca nuk duhej domosdoshmërisht të përbënte një vlerësim me nivelin më të lartë të besueshmërisë. Por, vendimi për të dërguar drejtorin e CIA-s tregon se Uashingtoni e konsideronte kërcënimin të besueshëm dhe mjaftueshëm të rëndësishëm për një paralajmërim sy më sy.

“Fakti që një drejtor do të hipte në një avion dhe do të vinte këtu, për mua tregon se ishte një kërcënim i besueshëm dhe se ishte e rëndësishme të thuhej ballë për ballë, e dini, mos e bëni këtë, pavarësisht se çfarë dimë”, tha Bogan për Radion Evropa e Lirë.

Kjo nuk do të thotë se inteligjenca amerikane ka arritur në përfundimin se Rusia ka vendosur të sulmojë një anëtar të NATO-s apo se një sulm është i pashmangshëm. Por, kjo tregon se Uashingtoni pa mjaftueshëm rrezik potencial për t’ia komunikuar drejtpërdrejt Moskës.

Një paralajmërim dhe parandalim

Fokusi i raportuar te shtetet baltike është domethënës. Të tria vendet janë anëtare të NATO-s dhe ish-republika sovjetike, ndërsa të tria kanë kufij me Rusinë.

Shqetësimi mund të mos jetë se Moska po përgatitet për një luftë të madhe me NATO-n. Në vend të kësaj, një aksion ushtarak më i kufizuar ose një operacion hibrid mund të testojë nëse aleanca do të reagonte kolektivisht dhe nëse Moska do të mund të shfrytëzonte ndarjet mes anëtarëve të saj.

Rusia ka mohuar vazhdimisht planet për të sulmuar NATO-n dhe i ka cilësuar vlerësime të tilla si “marrëzi”. Moska gjithashtu mohoi se po planifikonte pushtimin e Ukrainës para se të niste luftën në shkallë të gjerë, në shkurt 2022.

Për Sean Wiswesser, ish-shef i stacionit të CIA-s, i cili ka shkruar një libër për taktikat e inteligjencës ruse, vizita e Ratcliffe ishte “një shenjë inkurajuese” dhe tregoi se Uashingtoni ishte i gatshëm të kundërshtonte atë që ai e quajti “përshkallëzimin e pamatur nga shërbimet ruse të inteligjencës”.

Por, ai tha se një paralajmërim do të kishte vlerë të kufizuar pa kërcënimin për pasoja nëse Moska do ta injoronte atë.

“Ata nuk do të ndalen derisa ne t’i ndalim”, tha Wiswesser për Radion Evropa e Lirë. “Por që çdo paralajmërim të jetë efektiv, ai duhet të shoqërohet me pasoja për Rusinë nëse ajo nuk e merr parasysh paralajmërimin dhe kalon vija të tjera të kuqe të supozuara”, tha ai.

Vlerësimi i tij për problemin më të gjerë të parandalimit ishte i prerë: “Deri tani ka pasur vetëm përshkallëzim të pakontrolluar nga Rusia dhe parandalim të dështuar nga aleanca”, tha ai, duke iu referuar NATO-s.

Pyetja, pra, nuk është thjesht se çfarë i tha Uashingtoni Moskës, por nëse Rusia beson se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj janë të gatshëm të veprojnë nëse paralajmërimi injorohet.

Bogan bëri thirrje për kujdes në vlerësimin e aftësisë së Rusisë për përshkallëzim ushtarak. “Rusia flet sikur ka shumë më tepër mundësi sesa ka në të vërtetë”, tha ai.

Rusia ka kapacitete të konsiderueshme ushtarake, por forcat e saj janë të zhytura në një luftë në Ukrainë që ka zgjatur shumë më tepër nga sa kishte parashikuar Kremlini.

Bogan tha se vëzhguesit ndonjëherë e imagjinojnë Rusinë sikur të ketë një rezervë të madhe ushtarake të papërdorur, e cila mund të vihet papritur në dispozicion kundër Evropës. “Nëse do ta kishin një kapacitet të tillë, do ta përdornin në luftën në Ukrainë”, tha ai.

Kjo nuk do të thotë se Rusia nuk ka mundësi. Bogan tha se inteligjenca pas vizitës së Ratcliffe mund të lidhej me një përpjekje për të ndryshuar llogaritjet ushtarake rreth NATO-s. “Diçka po ndodh”, tha ai. “Ndryshimi i llogaritjeve, hyrja në hapësirat e NATO-s në njëfarë mënyre ushtarake, fare mirë mund të ketë qenë ajo për çfarë bëhej fjalë”.

Në të njëjtën kohë, Bogan tha se nuk besonte se Moska domosdoshmërisht dëshironte një përballje të drejtpërdrejtë me NATO-n. “Nuk mendoj se ata janë të përgatitur për ta bërë këtë”, tha ai.

Një kanal i CIA-s

Steven Cash, drejtor ekzekutiv i Steady State dhe ish-zyrtar i inteligjencës në CIA dhe Departamentin e Sigurisë Kombëtare, tha se përdorimi i CIA-s për të komunikuar me kundërshtarët mund të jetë i përshtatshëm kur çështjet e ndjeshme kërkojnë një kanal diskret dhe diplomacia tradicionale nuk është e mjaftueshme.

Por, ai vuri në pikëpyetje nëse Ratcliffe po i përcillte Moskës një mesazh koherent të politikës amerikane.

Cash iu referua asaj që ai e quajti “mungesë koherence të dukshme në politikën amerikane” dhe vuri në dukje mungesën e sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, në diplomacinë e njohur publikisht rreth vizitës.

“Çfarë politike po i përcillte në të vërtetë drejtori Ratcliffe Moskës?”, pyeti Cash.

Ai tha se shqetësimi më i gjerë ishte nëse administrata kishte një proces të rregullt, të bazuar në inteligjencë, për hartimin e politikave.

Next Post
Dita e Europës, Hoxha: Për Shqipërinë, BE nuk është thjesht një destinacion, por zgjedhje vlerash

Zgjerimi me Ballkanin Perëndimor, Hoxha: Kushton 1 kapuçino, shansi i fundit për besueshmërinë e BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa herë e ka goditur SHBA-ja Iranin gjatë periudhave të armëpushimit? -

SHBA nis valë të re sulmesh ndaj Iranit, bombardon disa rajone me avionë dhe dronë!

September 1, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Një drejtësi e pakontrolluar që kërkon shtyp të kontrolluar

September 1, 2026
Mister rreth vrasjes së trefishtë në Malin e Zi, rusi qëlloi edhe veten pas përplasjes me armë me forcat speciale në poligon!

Mister rreth vrasjes së trefishtë në Malin e Zi, rusi qëlloi edhe veten pas përplasjes me armë me forcat speciale në poligon!

September 1, 2026
Sezoni veror, Gonxhja: Rritëm me 67% parcelat e plazheve publike, më shumë akses për pushuesit dhe turistët!

Sezoni veror, Gonxhja: Rritëm me 67% parcelat e plazheve publike, më shumë akses për pushuesit dhe turistët!

September 1, 2026
E blinte kokainën me kriptomonedha, kush është biznesmeni Nexhmedin Danaj që u kap në Abu Dhabi! Pjesë e grupit të “Visit të Pojës” dhe pronari i…

E blinte kokainën me kriptomonedha, kush është biznesmeni Nexhmedin Danaj që u kap në Abu Dhabi! Pjesë e grupit të “Visit të Pojës” dhe pronari i…

September 1, 2026
Islanda jashtë, Shqipëria brenda! Pse fitorja e “jo” në referendumin e Islandës është avantazh për vendin tonë!

Frika nga hakmarrja pas votës “Jo” në referendum, Islanda kërkon marrëveshje sigurie me BE!

September 1, 2026
“Fitore e injorancës dhe gabim i pafalshëm”, Abdixhiku reagon pas zgjedhjes së Bashës

Kriza politike në Kosovë kthehet në ‘pikën zero’, Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë

September 1, 2026
VIDEO/ Tronditet Holanda, 1 i vrarë dhe 34 të arrestuar pas luftës mes bandave! Autorët kanë lidhje me ‘bosin’ e drogës në arrati

VIDEO/ Tronditet Holanda, 1 i vrarë dhe 34 të arrestuar pas luftës mes bandave! Autorët kanë lidhje me ‘bosin’ e drogës në arrati

September 1, 2026
Rriten tensionet në aksin Berlin-Moskë, Gjermania akuzon Rusinë për sulmin në aeroportin e Leipzigut, mbyllet konsullata ruse në Bon

Rriten tensionet në aksin Berlin-Moskë, Gjermania akuzon Rusinë për sulmin në aeroportin e Leipzigut, mbyllet konsullata ruse në Bon

September 1, 2026
Trabzonspori tronditet pas humbjes në kampionat, Ernest Muçi dhe Salah mbeten pa trajner, shkarkohet tekniku Tekke!

Trabzonspori tronditet pas humbjes në kampionat, Ernest Muçi dhe Salah mbeten pa trajner, shkarkohet tekniku Tekke!

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com