• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paralajmërimi i Ramës: Hera e fundit që shteti ndërton shtëpi falas!

by A R
20/12/2019 08:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama tha mbrëmjen e djeshme në një intervistë televizive në sallën e Hartave në Kryeministri të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, se kjo e banesave të dëmtuara nga tërmeti do të jetë hera e fundit që shteti shqiptar do të ndërtojë shtëpi falas ku askush nuk do të paguajë asnjë lekë.

“Ne do të bëjmë një transformim që do të kalojë në një fazë të re të Rilindjes Urbane  dhe sociale. Do zbuloj një rrugë që të jetë rruga e së ardhmes dhe jam i bindur që jo vetëm ne, qeveria jonë në mandatin tjetër, por dhe të tjerë më pas do ta kenë këtë pjesë të programit”, tha Rama.

Duke folur për ndërtimet pa leje, ndër vite, Kryeministri Rama tha se “nuk është e drejtë të bëhet gjithë ky fajësim për ndërtimet pa leje, por nuk besoj se është e drejtë që të bëhet ky fajësim sepse koha ishte e tillë, sepse ata që udhëhiqnin ishin jashtë loje, komplet nuk kishin lidhje fare me atë detyrë që kishin marrë. Në detyrë i solli një përmbysje e madhe në një vend që nuk ishte si vendet e tjera komuniste ku kishte alternativë, ku kishte alternativë kulturore”, theksoi ai.

“Në një vend ku një anëtar i lartë i nomenklaturës me të tjerë kthehet në udhëheqës i djathtë. Koha ishte e tillë”, tha Rama.

Kryeministri Rama tha se do të ketë masa të reja shtrënguese për ndërtimet pa leje.

“Solidariteti ynë është i jashtëzakonshëm por është afatshkurtër dhe nga ana tjetër përpjekja  për të vendosur rregull shpeshherë ndesh në një rezistencë shumë të madhe. Rezistojnë ata që e kanë shtëpinë varr potencial dhe manipulohen nga të tjerë  që predikojnë legalizime, ashtu siç bënë. Ndërkohë që janë disa gjëra të thjeshta për t’u bërë tani. I ka ardhur koha. Jam përpjekur me vite por nuk kam mundur. Nuk kam mundur jo vetëm, kur isha kryetar bashkie. Nuk kam mundur dhe kur isha në aleancë në koalicion me të tjerë. Nuk kam mundur as tani që të vendos masa të reja  shtrënguese për ndërtuesit dhe për ndërtimet. Arsyeja  është e thjeshtë sepse në ditë me diell është e vështirë të vendosen masa të tilla, sepse në fund të fundit interesat janë influente mbi politikën në çdo vend të botës”.

“Ne do të shtrëngojmë shumë fort ndërtimin pa leje. Kush ndërton pa leje duhet të dënohet shumë fort për banesë individuale. Kush merr leje për një ndërtim, duhet të dënohet edhe më fort nëse shkel lejen, por jo vetëm që të dënohet ai që shkel lejen por do të vendoset dënimi për arkitektin, konstruktorin dhe dënimi për supervizorin, sepse nuk bëhet kjo me polici ndërtimore duke e gjurmuar me polici nga mbrapa. Kjo bëhet duke ndërtuar një sistem. Këta njerëz duhen vënë në përgjegjësi para ligjin, që të mos e lënë njëri-tjetrin të bëjnë shkelje”, shtoi ai.

Kryeministri theksoi se shteti do të ndërtojë shtëpitë e të dëmtuarve nga tërmeti pa i marrë askujt lekë, por do të jetë hera e fundi, pasi sigurimet do të bëhen të detyrueshme.

“Dhe tjetra, nuk mundemi dot më të përballojmë fatkeqësitë duke drejtuar shteti. Kjo është hera e fundit që shteti do të bëjë gjithçka dhe nuk do të kërkojë asnjë lek nga askush. Sigurimi i detyruar nga fatkeqësitë duhet të bëhet një normë. Normalisht, shteti duhet të marrë përsipër të sigurojë ata që janë të varfër ndërsa të tjerët duhet të paguajnë sigurimet. Sigurimet janë detyrime ndaj vetes dhe familjes. Sa herë hapen këto muhabete bërtasin ja ky na mbyti me taksa në kohën që unë kam ulur taksa më shumë se kushdo tjetër më parë, por de fakto ne jemi në një fazë adoleshente në raport me shtetin. Ne e duam shtetin por për të tjerët. Të ketë shtet për të tjerët, jo për mua. Secili e do shteti për të tjerët dhe shumë pak është i gatshëm ta fillojë nga vetja në raport me shtetin”.

Rama tha se çdo krizë është një mundësi e madhe për të shkuar përtej tërmetit, përtej të shkuarës.

“Mua me pëlqen shumë ta nis nga një hieroglif i kinezçes. Në shkruarjen kinezçe i njëjti hieroglif e njëjta shenjë ka kuptimin e krizës dhe të mundësisë. Nëse fjalia ka një kontekst lexohet si krizë, nëse ka një kontekst  tjetër është një mundësi. Çdo krizë është një mundësi dhe kjo është një mundësi e madhe për të shkuar përtej tërmet, përtej të shkuarës, që do të thotë që do të bëjmë shtëpi shumë më të mira për këta njerëz se sa e kishin para para se binte tërmeti. Të ndërtojmë pallate shumë më të mira që këta fatkeqë kishin para se binte tërmeti. Pra, njerëzit në Kombinat, njerëzit në njësinë Nr.4 apo në zona të tjera të Tiranës të kthehen në shtëpinë e re të dhuruar nga shteti”.

Kryeministri tha se rindërtimet në fshatra do të bëhen të grupuara.

“Njerëzve në fshat t’u japim shtëpi që as nuk i kanë imagjinuar për shkak të varfërisë dhe të mundohemi që t’i afrojmë me njëri-tjetrin. Të çlirojmë tokat. Nuk do të prekim as një centimeter tokë por do t’i detyrojmë  të shembin gërmadha dhe të  marrin një shtëpi pranë qendrës. Sepse është krim që fëmijët të rriten të izoluar nga njëri-tjetri nëpër cepa ku kanë mbetur prej shekujsh dhe të bëjnë nga 20 km në ditë për të shkuar në shkollë, ndërkohë që shtëpia afrohet”, tha Rama.

/a.r

Next Post
Nis Fest` 58, publiku njihet me 10 këngët e natës së parë

Nis Fest` 58, publiku njihet me 10 këngët e natës së parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryevepra e Beethovenit vjen në Tiranë, TKOBAP sjell Simfoninë e 9-të

Kryevepra e Beethovenit vjen në Tiranë, TKOBAP sjell Simfoninë e 9-të

July 10, 2026
Premtimi që u kthye në makth! Si 80-vjeçari italian ia bëri jetën në ferr shqiptares e dy fëmijëve të saj

Premtimi që u kthye në makth! Si 80-vjeçari italian ia bëri jetën në ferr shqiptares e dy fëmijëve të saj

July 10, 2026
“Ishte pjesë e jetës sime”, Catherine Zeta-Jones zbulon lidhjen familjare me Bonnie Tyler

“Ishte pjesë e jetës sime”, Catherine Zeta-Jones zbulon lidhjen familjare me Bonnie Tyler

July 10, 2026
Izraeli paralajmëron SHBA-të: Irani po planifikon atentat ndaj Donald Trump

Izraeli paralajmëron SHBA-të: Irani po planifikon atentat ndaj Donald Trump

July 10, 2026
Tatimet fshijnë 91.6 milionë euro detyrime për mbi 105 mijë tatimpagues, ja kush përfiton deri më 30 qershor

Ligji i faljes, fshihen detyrime në vlerën 313 milionë euro

July 10, 2026
Qeveria shkurton fondet për fermerët, shton te Fondi i Zhvillimit rreth 80 mln euro

Qeveria shkurton fondet për fermerët, shton te Fondi i Zhvillimit rreth 80 mln euro

July 10, 2026
Atentati në Laç, policia shpall në kërkim autorin, banon në të njëjtën lagje me viktimën

Atentati në Laç, policia shpall në kërkim autorin, banon në të njëjtën lagje me viktimën

July 10, 2026
Paradoksi ideologjik i politikës shqiptare

Paradoksi ideologjik i politikës shqiptare

July 10, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, diell në të gjithë territorin

Kushte të qëndrueshme atmosferike dhe kthjellime në të gjithë vendin

July 10, 2026
Reagimi i Ramës për protestën, Bardhi: Nuk na ndal as gazi lotsjellës as dhuna policore

Bardhi replikon me Ramën: Eurodeputetët miratuan amendamentet e opozitës të refuzuara nga PS

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In