• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Paralajmërimi i Putin: Nga 1 prilli pagesat për gazin vetëm me rubla

by Java News
01/04/2022 07:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po u kërkon blerësve të huaj të paguajnë për gazin rus në rubla, duke filluar nga e premtja, ose përndryshe do t’u ndërpritet furnizimi. Lëvizja është refuzuar nga qeveritë evropiane, ndërsa Berlini tha se kjo përbënte “shantazh”.

Presidenti Putin tha të enjten se kishte nënshkruar një dekret që u kërkon blerësve të huaj të gazit rus që të paguajnë me rubla duke filluar nga 1 prilli dhe se kontratat do të ndërpriten nëse nuk kryhen pagesat.

“Për të blerë gazin natyror rus, ata duhet të hapin llogari në bankat ruse në monedhën rubla. Duke filluar nga nesër, nga këto llogari do të bëhen pagesat për gazin e dorëzuar”, tha  Putin në një deklaratë televizive.

“Nëse pagesat nuk bëhen, ne do ta konsiderojmë këtë një falimentim nga ana e blerësve, e shoqëruar me të gjitha pasojat. Askush nuk na jep asgjë falas, dhe ne nuk do të bëjmë bamirësi – kontratat ekzistuese do të ndalohen”.

Rusia furnizon rreth një të tretën e gazit që konsumon Evropa, kështu që energjia është leva më e fuqishme në dorën e Putinit, ndërsa ai përpiqet të hakmerret kundër sanksioneve gjithëpërfshirëse perëndimore për sulmin ndaj Ukrainës.

Gjermania, vendi me varësinë më të madhe nga gazi rus, ka aktivizuar tashmë një plan emergjence që mund të çojë në vënien e racioneve, në ekonominë më të madhe të Evropës.

Kompanitë dhe qeveritë perëndimore e kanë refuzuar këtë veprim si një shkelje të kontratave ekzistuese, të cilat përcaktohen në euro ose dollarë.

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se, “Kompanitë duan, munden dhe do të paguajnë me monedhën euro”.

Ministri i Ekonomisë së Gjermanisë, Robert Habeck, hodhi poshtë të enjten kërkesat e Rusisë që vendet evropiane të paguajnë me monedhën rubla për gazin e saj, si një shkelje e papranueshme e kontratës, duke shtuar se manovra përbënte “shantazh”. Bashkimi Evropian dhe vendet e G-7 e kanë hedhur poshtë vendimin e Moskës.

Vendimi i Presidentit Putin për ta bërë rublën monedhën e vetme për tregtinë e gazit rus, e ka shtuar vlerën e parasë ruse e cila ra në nivelet të ulta historikisht pas sulmit të 24 shkurtit. Vlera e rublës është rimbëkëmbur që nga muaji i kaluar.

Ministri i Ekonomisë i Francës tha se vendi i tij dhe Gjermania po përgatiteshin për një skenar të mundshëm, që furnizimet me gazin rus mund të ndaleshin, diçka që do ta zhyste Evropën në një krizë të plotë energjetike. Ministri Bruno Le Maire nuk pranoi të komentonte mbi detajet teknike lidhur me vendimin e Rusisë për blerjen e gazit vetëm me rubla.

Urdhëri i nënshkruar nga Presidenti Putin krijon një mekanizëm, ku blerësit të transferojnë valutë të huaj në një llogari në bankën ruse “Gazprombank” e cila do t’i konvertojë në rubla në bursën e Moskës. Pastaj monedha ruse mund të përdoret nga blerësit e huaj për të bërë pagesat për gazin.

Presidenti Putin tha se vendimi do të forconte sovranitetin e Rusisë, duke shtuar se vendet perëndimore po përdorin sistemin financiar si armë dhe nuk kishte kuptim që Rusia të zhvillonte tregti në dollarë dhe euro kur asetet e saj në ato monedha po ngriheshin.

Nuk ka patur komente të menjëhershme nga disa kompani evropiane që kanë kontrata me Rusinë, ndërsa njoftimi i zotit Putin shkaktoi luhatje në treg. Çmimet evropiane të gazit kanë pësuar rritje gjatë muajve të fundit për shkak të shtimit të tensioneve me Rusinë, duke rritur rrezikun për recesion. Rritja e çimit të energjisë ka detyruar shumë kompani, përfshirë prodhuesit e hekurit dhe kimikateve, që të kufizojnë prodhimin./VOA

Next Post
Rëndohet bilanci/ Sa ushtarë rusë janë vrarë deri më tani në luftë. 586 tanke dhe 123 avionë janë shkatërruar

“Forcat ruse po rigrupohen për sulm”/ NATO ngre alarmin: Synimi i Putinit s'ka ndryshuar, mund të presim…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

August 29, 2026
Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

August 29, 2026
Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

August 29, 2026
Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

August 29, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

August 29, 2026
Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

August 29, 2026
Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

August 29, 2026
“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

August 29, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

Konflikt në Korçë/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

August 29, 2026
“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com