• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Paralajmërimi i OBSH: 95% e vaksinave anti-COVID janë shpërndarë në vetëm 10 vende të botës

by Java News
15/01/2021 08:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shefi Evropian i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tha se 95 përqind e 23.5 milionë dozave të vaksinave kundër COVID-19 të shpëndara në të gjithë botën deri më tani janë përdorur në vetëm 10 vende.

Në një konferencë shtypi në Kopenhagë të enjten, Drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge theksoi ndoshta temën më të përsëritur të kësaj agjencie gjatë pandemisë së koronavirusit se për të ndalur në mënyrë efektive virusin, vaksinat duhet të ndahen në mënyrë të barabartë, me kombe mes vendeve me të pasura dhe atyre të varfëra të botës.

Në përpjekjen globale për t’i dhënë fund pandemisë, zoti Kluge tha, “kjo duhet bërë së bashku, ne thjesht nuk mund të lëmë asnjë vend, asnjë komunitet prapa.” OBSH-ja dhe partnerët e saj të nismës COVAX, shtoi ai, po bëjnë “përpjekje të mëdha për të dërguar vaksina në çdo vend; ne kemi nevojë që çdo vend i aftë të kontribuojë, duke dhuruar dhe mbështetur qasjen e barabartë tek vaksina”.

Specialisti i OBSH-së për shëndetin publik, Ihor Perehinets ishte gjithashtu i pranishëm në konferencën e shtypit përkrah zotit Kluge dhe shprehu besimin se ata që kanë nevojë për vaksina do t’i marrin ato.

“Disponueshmëria e vaksinave do të rritet me një shpejtësi të madhe në të gjitha vendet dhe ne do të arrijmë nivelin e nevojshëm të imunizimit për të mbrojtur jo vetëm grupet e rrezikuara, por të gjithë popullsinë e Evropës dhe botës”, tha ai. Kjo është çëshje kohe, shtoi ai.

Zoti Kluge tha se masat e shëndetit publik të hartuara për të luftuar pandeminë duhet të bazohen në ato që ai i quajti “vlerat thelbësore” të njerëzimit: solidaritetin, barazinë dhe drejtësinë sociale.

“Kjo është mënyra e vetme për të dalë nga kjo periudhë pasigurie sepse askush nuk është i sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurt”, tha ai.

g.kosovari

Next Post
Burrat e jashtëzakonshëm të Horoskopit i përkasin këtyre shenjave

Horoskopi 15 janar 2021/ Ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

October 1, 2026
Ylli Manjani i përgjigjet Monika Kryemadhit për ministrat e korruptuar të LSI: Nuk vendosnim vetë, por me miratimin e partisë

Ylli Manjani: Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta

October 1, 2026
Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

October 1, 2026
“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

October 1, 2026
“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

“Çudia e madhe po ndodh…”, Beci ‘shuplakë’ Policisë: Duhej ndërhyrje emergjente!

October 1, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

Sejamini: Shefja e SHISH dyshohet se survejoi të afërmit e dy prokurorëve të SPAK që hetuan Agasin

October 1, 2026
“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

October 1, 2026
Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës

October 1, 2026
Kodi i ri Penal, Manjani: Na duhet një sistem i bazuar në drejtësi reale dhe jo hakmarrje politike apo fjalë boshe

“Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani komenton shpërndarjen e videove intime

October 1, 2026
Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com