• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Paralajmërimi i kreut të NATO-s: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite, bota të bëhet gati

by Java News
07/04/2022 17:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paralajmërimi i fortë i kreut të NATO-s: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite Vendet anëtare të NATO-ja kanë rënë dakord për të rritur mbështetjen për Ukrainën dhe do të dërgojnë disa lloje të sistemeve të armëve në këtë shtet, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg të enjten, 7 prill, pas një takimi të ministrave të Jashtëm.

Stoltenberg u ka thënë gazetarëve se vendet anëtare të NATO-s po ashtu janë pajtuar për të bërë më shumë për t’iu ndihmuar partnerëve tjerë që të rrisin aftësitë për të mbrojtur veten, përfshirë Gjeorgjinë dhe Bosnje-Hercegovinën. As Gjeorgjia, as Bosnje-Hercegovina nuk janë pjesë e NATO-s.

Stoltenberg ka thënë se lufta në Ukrainë mund të zgjasë për javë, muaj apo edhe vite, duke shtuar se aleatët janë duke ndëshkuar Rusinë me “kosto të mëdha” në mënyrë që shkurtohet koha e konfliktit.

Ai ka shtuar se nëse lufta do të vazhdojë për kohë të gjatë, rreziku kryesor është që njerëzit e Ukrainës “do të vuajnë më shumë dhe do të shohim më shumë vdekje dhe shkatërrim”. “Natyrisht, për aq kohë sa lufta vazhdon, do të ketë rrezik për përshkallëzim përtej Ukrainës, dhe kjo është ajo në të cilën fokusohet NATO-ja, të parandalojë përshkallëzimin”.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka thënë se shtetit të tij i duhen urgjentisht më shumë armë nga aleatët e Perëndimit për ta mbrojtur veten nga Rusia. “Aleatët janë duke ofruar më shumë armë dhe janë të gatshëm të bëjnë më shumë kur është fjala për mbështetje ushtarake”, ka thënë Stoltenberg.

Rusia është duke u përballur me situatën më të vështirë në tri dekada për shkak të sanksioneve të pashembullta, mirëpo përpjekjet e huaja për të izoluar atë nga ekonomia globale do të dështojnë, ka thënë kryeministri rus, Mikhail Mishustin më 7 prill.

I cituar nga agjencia ruse e lajmeve, TASS, ai ka thënë se kjo situatë ka hapur dyert për mundësi të reja, pasi largimi i disa kompanive të huaja nga Rusia, do të krijojë hapësirë për tjerat.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ai ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./m.j

Next Post
Paketa për mbështetjen me vaksina anti Covid, ambasada e SHBA: Edhe Shqipëria pjesë e listës

“7 Prill 1939, Shqipëria u pushtua nga Italia”/ Ambasada amerikane: SHBA ishin i vetmi vend që e dënoi!

Comments 1

  1. Lili says:
    4 years ago

    Gjeni dialogun e përbashkët.Mos e lini popullin ukrainas të pafajshëm të vritet e të gjymtohet që ju të pastroni magazinat e armëve të ndryshkura nga mospërdorimi afro 100vjeçar.Pashë tanket e shkatërruara ruse dhe u çudita që ato ishin ndryshkur për 1ditë ose 2 javë.Pyes veten: Me çfarë materiali janë ndërtuar këto mjete të frikshme luftarake që u ndryshëm papritur dhe dolën jashtë përdorimit? Truri nuk ma rrok një gjë të tillë.Thjesht mendoj që koha,pra mospërdorimi i tyre i ka nxjerrë jashtë loje.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hapte dyert e dritaret me krik makinash, arrestohet në Itali “skifteri” shqiptar, autor i 80 grabitjeve

Hapte dyert e dritaret me krik makinash, arrestohet në Itali “skifteri” shqiptar, autor i 80 grabitjeve

February 19, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Milan Shuflaj, e vërteta historike dhe martirizimi i lirisë akademike në Evropë

February 19, 2026
“Pse i ke fshehur provat, apo ke frikë”/ Debate mes prokurorit e avokates së Altin Ndocit në gjyq

“Pse i ke fshehur provat, apo ke frikë”/ Debate mes prokurorit e avokates së Altin Ndocit në gjyq

February 19, 2026
Dosja “Epstein”/ E-mailet zbulojnë se Izraeli menaxhoi sigurinë në ndërtesën e pedofilit

Dosja “Epstein”/ E-mailet zbulojnë se Izraeli menaxhoi sigurinë në ndërtesën e pedofilit

February 19, 2026
Bordi i Paqes/ Beogradi dhe Shkupi “jashtë dritave të skenës”, nuk ka ftesë për Vuçiç dhe Mickoski

Bordi i Paqes/ Beogradi dhe Shkupi “jashtë dritave të skenës”, nuk ka ftesë për Vuçiç dhe Mickoski

February 19, 2026
Ish-presidenti Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, Kushtetuesja i cakton datën e gjyqit

Meta mbyll Mbrojtjen, pritet të nisë gjykimi për ish-presidentin

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Firmoset Bordi i Paqes! Firmosin 50 shtete, mes tyre Shqipëria dhe Kosova

February 19, 2026
“Bordi i Paqes, shkund OKB”, Rama: Vlerësojmë rolin vendimtar të Trump për të vendosur paqen në Gaza

Rama mbron UÇK në Bordin e Paqes, analisti: Fjalimi i kryeministrit, fitore për Shqipërinë

February 19, 2026
Lezhë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa riparonte defektet në një shtyllë, humb jetën elektricisti

Humbi jetën gjatë punës elektricisti 27-vjeçar, rrëfimi i fqinjit: Punonte në kushte të vështira

February 19, 2026
Prurjet e shumta të lumit Devoll shkaktojnë rrëshqitje dherash dhe dëmtimin e urës së Gjinikasit në Maliq

Prurjet e shumta të lumit Devoll shkaktojnë rrëshqitje dherash dhe dëmtimin e urës së Gjinikasit në Maliq

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In