• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paralajmërimi i Klosit: Burg për kundërvajtësit, përforcon statusin e pyjeve si pasuri kombëtare

by Java News
24/05/2019 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri Klosi prezantoi sot draftin e parë të projektligjit të ri të pyjeve, në një dëgjesë publike me ekspertë mjedisorë, inxhinierë pyjesh, pedagogë të fakultetit të Pyjeve dhe grupe të tjera interesi.

Dokument, që vjen si një veprim konkret në përfundim të operacionit 100-ditor të pastrimit “KrijoO2tend”, por edhe në zbatim të Dokumentit të Politikave për Pyjet 2019-2030, i cili vjen 4 synime afatgjata nëpërmjet 40 masave konkrete. Një projektligj, që për herë të parë, i trajton pyjet si pasuri e përbashkët me qëllim prioritar zhvillimin rural, të komuniteteve lokale dhe shtresave vulnerabël të shoqërisë.

“Së pari, ky pr/ligj përafron legjislacionin shqiptar me atë të BE-së për pyjet; Krijon një skeme licencimi për importin e drurit në Komunitetin Europian dhe mbi detyrimet e operatorëve që vendosin lëndë/produkte druri në treg. Pr/ligji përforcon statusin e pyjeve si një pasuri me vlera kombëtare dhe si kontribues të çmuar në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të vendit. Ai parashikon gjithashtu të drejtën e përdorimit të fondit pyjor dhe të gëzimit të fruteve që rrjedhin prej tij, nga personat që u janë dhënë në përdorim pjesë të fondit pyjor, në masën që kanë nevojë për vete dhe për familjet e tyre. Familjeve dhe komuniteteve në zonat rurale u njihet e drejta e përdorimit të sipërfaqeve të fondit pyjor në afërsi të fshatit.

Në kuadër të politikave sociale për zbutjen e varfërisë, shtrohet ideja e dhënies të së drejtës së shitjes së materialit drusor të vjelë nga fondi pyjor për familjet në nevojë që përfitojnë ndihmë ekonomike”, tha ministri Klosi. Drafti parashikon gjithashtu krijimin për herë të parë të Agjencisë Shtetërore të Pyjeve si një institucion i ri nën varësinë e MTM-së, duke plotësuar hallkën e munguar ndërmjet ministrisë dhe bashkive, të cilave do tu kalojë e drejta e administrimit dhe e inspektimit të pyjeve bashkë me zonat e mbrojtura.

“Ky projektligj i hap rrugën shfrytëzimit të rolit të strukturave komunitare në fshat për përdorimin e qëndrueshëm të pyjeve në fshat, me qëllim zhvillimin e zonave rurale. Përmes tij, organizohet Sistemi i Dijes mbi Pyjet; Fuqizohet roli i institucioneve të arsimit të lartë dhe profesional për ekspertiza shkencore në fushën e pyjeve; Parashikohet përfshirja në kurrikula të informacioneve mbi pyjet dhe rëndësinë e shfrytëzimit të tyre për të prodhuar ekonomi.

Dhe një ndryshim i rëndësishëm që vjen në këtë pr/ligj që prezantojmë sot është përshkallëzimi i dënimeve dhe masave ndaj kundërvajtësve, si: Pezullim/bllokim të aktivitetit, heqjen e licences, sekuestrimin dhe gjoba ndaj punonjësve të institucioneve në rast shkeljesh/moszbatimi të përgjegjësive ligjore”, tha ministri Klosi. Në përfundim të fjalës së tij, ekspertët bënë komentet e tyre në lidhje me përmbajtjen e projektligjit, reflektime që do të shqyrtohen dhe integrohen në draftin e radhës, për të kaluar më pas për miratim në qeveri.

g.kosovari

Next Post
Basha vetë nuk futet në zgjedhje, por shqiptarëve u bën thirrje të votojnë për Palamentin Europian

Basha vetë nuk futet në zgjedhje, por shqiptarëve u bën thirrje të votojnë për Palamentin Europian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In