• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paralajmërimi i fortë i Ramës: Do shkrij gjithë zinxhirin e policisë aty ku zbulohet kanabis

by Java News
22/10/2017 11:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka pranuar rezultatet e kenaqshme sipas tij te 9-mujorit te policise se shtetit, duke shtuar se ndihet keq per furine e baltes, akuzat dhe perpjekjesh ndaj policise. Sipas tij, keto synojne demotivimin e Policise se Shtetit

Në një takim në Ministrinë e Brendshme me drejtues të policisë, Kryeministri Edi Rama ka fajësuar politikën dhe mediat për akuzat e bëra çdo ditë ndaj Policisë së Shtetit.

Rama ka bërë edhe një paralajmërim të fortë.

“Nëse sot policia zbulon parcel kanabisi në Rinas, I gjithë zinxhiri aty duhet të shkarkohet në cast. Është e pamundur të justifikohet një prani e tillë në një fazë finale operacioni, kur një muaj kanë zgjatur fluturimet sepse partnerët tanë nuk arrinin të bindeshin për luftën ndaj kanabisit. Ishte një teori që do ta shtyjmë edhe në tetor sepse është një lloj bime tjetër që mund të mbijë”- tha ai.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri nxorri shifra që tregonin se sulmet ndaj policisë kanë raportin 10 me 1 kur në qeveri nuk ishin socialistët.

Shefi i qeverisë theksoi se arsyeja e sulmeve ndaj uniformave blu është goditja e elementëve kriminalë dhe për këtë përmendi një fakt.

“Pse çdo ditë në mëngjes dhe në darkë Policia e Shtetit është vënë në një shënjestër. Kanë ndodhur shumë gjëra, por po ju them një. Deri tani pa mbaruar muaji Tetor, Policia e Shtetit ka sekuestruar nga duart e rrjeteve kriminale 35 milionë Euro, të cilat në vitin e shkuar ishin plot 47 milionë Euro, para të sekuestruara nga krimi. Ndërkohë që në vitin 2013 nuk bëheshin. Ka nevojë për koment”?

Kryeministri përmendi edhe Lazaratin, për të cilin tha se në vitin 2013 ishte prodhuar 900 ton kanabis, sasi që u trafikua e gjitha në Itali dhe paratë e pista u pastruan përmes bizneseve.

“Këto që po them janë aspektet të një suksesi me kosto por të vlerësuar lart nga publiku, i cili nuk ha as bar dhe nuk ushqehet me çorbën e kazanit të politikës dhe media. Padyshim kanë ndodhur dhe gjëra negative. Por le të marrim kanabisin e t’i referohemi fakteve. Po të hyjmë në krahasim midis shifrave të këtyre viteve dhe vitit 2013, e dimë përgjigjen. Vetëm në Lazarat sipas raporteve të policisë italiane, në 2013 u prodhua 900 ton kanabis.

Këto 900 ton kanabis ku shkuan, pse nuk i pamë kurrë në televizor? Pse nuk i lexuam kurrë në gazetë? Pse nuk i dëgjuam kurrë nga goja e atyre që në atë kohë drejtonin Ministrinë e Brendshme? Sepse ato ikën, u shitën matanë detit dhe paratë u lanë andej dhe këtej, poshtë e lartë. Padyshim që goditja e Lazaritit ishte goditje që e morëm përsipër me një kurajo që të tjerët nuk e patën dhe me vetëdije që ishte fillimi i një lufte”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.

Pjese nga fjala e Rames
Nuk është hera e parë që unë vij këtu te ju, kur furtuna në kazanin e politikës dhe medieve ngrihet më kokat e punonjësve të policisë. Shoh këtu fytyra të njohura edhe të reja dhe besoj që sot është dita e duhur marrë parasysh edhe pasqyra e rezultateve të 9 mujorit për të ngritur disa cështje.

Jam ndier mirë nga rezultatet e deritanishme të kësaj periudhe të vitit, por ndihem edhe keq kur shoh edhe kuptoj përtej rezultateve kemi të bëjmë me një situatë në të cilën policia ndeshet me shfaqje të papranueshme dhe furi të papranueshme balte, akuzash, përpjekje të cilat synojnë demotivimin.

Politika me krimin është mbështetje për krimin, sot krimi gjen mbështetje te politika. Kam kërkuar në vite qëndrimet ndaj policisë së shtetit, raporti i sulmeve politike dhe mediatike në 4 vite krahasuar me më parë është 10 me 1.

Ca ka ndodhur në këto 4 vite, cdo ditë polica është shënjestruar, baltosur, akuzuar dhe sakatuar pa pushim. Kanë ndodhur shumë gjëra, por po u them një; deri tani policia ka sekuestruar nga duart e kriminelëve 35 milionë euro.

Të cilat në vitin e shkuar, deri në fundin e 2016 ishin ishte 47 mln euro, para të sekuestruara nga krimi, ndërkohë që në vitin 2013 nuk bëheshin as një milionë euro. Atëherë ka nevojë për koment? Për ndonjë mençuri për të kuptuar pse në këto 4 vite policia ka filluar një ndarje të qartë me shumë interesa dhe influenca që e katandisën në një organizatë pas një siguri. 

Më parë visheshin policë me 8-vjeçare, ndërkohë që jo rastësisht pavarësisht kësaj furie, polica ndaj institucioni më i pabesueshëm në 2013 bashkë me gjykata dhe prokurorinë për 2 vite me radhë ka dalë në anketimet e KE më i besuari i shqiptarëve.

Le të cohet një polic dhe të thotë se nuk ka ndaluar një deputet, ministër apo biznesmen, nuk ka. Kanë ndodhur edhe gjëra negative pa dyshim.

U prodhuan 900 ton kanabis para 2013 në Lazarat, u shitën matanë detit dhe u ndanë fitimet këtej dhe andej detit. Padyshim që goditjen e Lazaratit, e morëm përsipër me kurajo. Ndryshimi nga 2013 tani është se është bërë një luftë dhe janë goditur plot elementë kriminalë.

Mjafton t’iu them se në 2015 janë arrestuar 536 persona, e dini sa ishte numri total me gjithë Lazaratin brenda me gjithë se kishte 550 shefa dhe politikanë pa llogaritur punëtorët, në 6 vite 553. Pra 20 më shumë se në 2015.

Nuk krahasohemi me më parë, nuk ka asnjë krahasim me më parë, atëherë policia ishte inekzistente, atëherë komisarët e policisë vriteshin si pula rrugëve, ma thoni nëse e kam gabim, kujtoj disa funerale që unë si kryetar i opozitës kam ardhur në nderimin e komisarëve të vrarë rrugëve si pulat.

Në 2006 dhe 2013 numri i vrasjeve ka qenë katastrofik, ndërsa tani cdo gjë e vërtetë plus edhe qytetari dixhital, ‘bum’ në ballë të kazanit, kjo rrit perceptimin negativ. Shqiptarin më pa shkollë nuk ka shkencëtar që e bën për budalla. Kush përpiqet ka paguajë gjithmonë dhe do të vazhdojë që të paguajë. 

Vijon…

 

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155245502016523/

Next Post
FOTOT/ Dhurata surprizë e Bashkisë së Tiranës për më të vegjlit e qytetit

FOTOT/ Dhurata surprizë e Bashkisë së Tiranës për më të vegjlit e qytetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta para Kryeministrisë, ministrja e Brendshme nxjerr videot e policëve të plagosur: Dhuna nuk mund të jetë kurrë mjet

Protesta para Kryeministrisë, ministrja e Brendshme nxjerr videot e policëve të plagosur: Dhuna nuk mund të jetë kurrë mjet

February 10, 2026
Gazetari i huaj plagoset gjatë protestës së opozitës para Parlamentit! I vijnë në ndihmë forcat e policisë

Gazetari i huaj plagoset gjatë protestës së opozitës para Parlamentit! I vijnë në ndihmë forcat e policisë

February 10, 2026
Protesta e opozitës/ Gogu: “Kilometri i fundit” i Shqipërisë drejt BE-së nuk bëhet me molotov e dhunë, por me punë

Protesta e opozitës/ Gogu: “Kilometri i fundit” i Shqipërisë drejt BE-së nuk bëhet me molotov e dhunë, por me punë

February 10, 2026
Protesta e opozitës/ Militantët hodhën flakadanë e gurë, 4 efektivë policie pësuan djegie e dëmtime fizike

Protesta e opozitës/ Militantët hodhën flakadanë e gurë, 4 efektivë policie pësuan djegie e dëmtime fizike

February 10, 2026
Protestuesit hedhin molotov edhe drejt medias, kameramani përfshihet nga flakët (VIDEO)

Protestuesit hedhin molotov edhe drejt medias, kameramani përfshihet nga flakët (VIDEO)

February 10, 2026
Militantët e PD përplasen me policinë tek Parlamenti! Protestuesit duan të hyjnë në godinë, në krye të turmës Noka dhe Boçi

Militantët e PD përplasen me policinë tek Parlamenti! Protestuesit duan të hyjnë në godinë, në krye të turmës Noka dhe Boçi

February 10, 2026
“Revoltë dhe përballje”- A do të futen protestuesit në Parlament? Ja si përgjigjet Flamur Noka

“Revoltë dhe përballje”- A do të futen protestuesit në Parlament? Ja si përgjigjet Flamur Noka

February 10, 2026
Tensionohet protesta para Parlamentit, përplasje me policinë, hidhen dhjetëra molotovë (VIDEO)

Tensionohet protesta para Parlamentit, përplasje me policinë, hidhen dhjetëra molotovë (VIDEO)

February 10, 2026
Akte vandale në rrugët e Tiranës, militantët e Berishës i vënë flakën koshit të mbeturinave

Akte vandale në rrugët e Tiranës, militantët e Berishës i vënë flakën koshit të mbeturinave

February 10, 2026
Pas protestës së sotme, Nënkryetari i PD-së tregon skenarët për rrëzimin e Edi Ramës

Pas protestës së sotme, Nënkryetari i PD-së tregon skenarët për rrëzimin e Edi Ramës

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In