• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Paralajmërimi i fortë i presidentit kinez: Virusi po përhapet, situata është duke u përkeqësuar

by Java News
26/01/2020 19:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Situata në Kinë nga virusi i rrezikshëm po vjen duke u përkeqësuar. Ky është paralajmërimi që bën Presidenti i Kinës Xi Jinping, i cili në takimin që zhvilloi me qeverinë, tha se përhapja e virusit është duke u përshpejtuar.

Vendi po përballet me një situatë të rëndë, u tha Jinping anëtarëve të kabinetit qeveritar.

Virusi vdekjeprurës, i quajtur “koronavirus”, deri më tani ka shkaktuar 56 të vdekur dhe më shumë se 2 mijë të infektuar. Vendi ku shpërtheu ky virus është qyteti kinez i Wuhan. Autoritetet lokale kanë pezulluar të gjithë transportin, përfshirë edhe linjat e fluturimit.

SHBA ka njoftuar se stafi në konsullatën amerikane në Wuhan do të evakuohet të martën me një fluturim të posaçëm. Ndërsa të gjithë qytetarët amerikanë që ndodhen në këtë qytet, dhe që janë në rrezik, do të nisen drejt San Francisco.

Një spital krejtësisht i ri po ndërtohet në qytetin Wuhan, i cili është parashikuar që të përfundojë brenda shumë pak ditëve.

Në të gjithë Kinën janë rritur masat për të bërë të mundur uljen e mundësisë së shpërndarjes së virusit. Nga ana tjetër, qytetarët po kontrollojnë vazhdimisht temperaturën e vetes së tyre nëse kanë ethe.

Studiuesit britanikë kanë paralajmëruar se Kina nuk do të jetë në gjendje që të mbajë virusin brenda shtetit. Aeroportet ndërkombëtare kanë shtuar kontrollet, duke verifikuar pa zbritur nga aeroplani udhëtarët e nisur nga Kina. /e.s/

Next Post
Ndërrojnë jetë dy fëmijë binjakë në Berat, ku dyshojnë prindërit e foshnjave

Ndërrojnë jetë dy fëmijë binjakë në Berat, ku dyshojnë prindërit e foshnjave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com