• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Paralajmërimi i Ergogan: Si Turqi dhe si popull jemi të përgatitur për çdo mundësi dhe rezultat

by Java News
05/09/2020 18:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se “Si Turqi dhe si popull turk ne jemi të përgatitur për çdo mundësi dhe çdo rezultat”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan mbajti një fjalim në ceremoninë e hapjes së spitalit Prof. Dr. Süleyman Yalçın në Stamboll ku duke përmendur pandeminë e koronavirusit ai theksoi se falë strukturës së fuqishme shëndetësore të ngritur u parandaluan pengesa që ishin të zakonshme në shumë vende, përfshirë edhe vendet e zhvilluara.

“Sistemi ynë shëndetësor qëndron i fortë në këmbë pavarësisht rasteve në rritje kohët e fundit dhe numrit në kujdesin intensiv”, tha Erdoğan i cili me këtë rast ftoi qytetarët që të zbatojnë me përpikmëri rregullat e “pastërtisë”, “maskës” dhe distancës”.

Erdoğan potencoi se çdo sulm dhe çdo krizë me të cilën përballen e shpjegon më mirë kuptimin e vendit se ku ka arritur Turqia në prodhim, tregti, tenknologji, eksport, industrinë e mbrojtjes dhe në fushën e shërbimeve themelore.

Duke vënë theksin se tashmë ka një Turqi e cila i beson vetes, njeh potencialin e saj, që shikon fuqinë e vërtetë dhe fushën e veprimit të atyre që janë përballë dhe e cila mbështetjen pas saj mund ta shndërrojë në rezultate të vërteta, Erdoğan më tej tha:

“Sigurisht që këto të vërteta mund t’i shohin shumë mirë edhe ata që janë përballë nesh. Pas aleancave të paimagjinueshme të formuara kundër vendit tonë dhe pas qasjeve që nuk njohin të drejta, ligje dhe të patolerueshme qëndron nxitimi dhe frika. Ne në çdo platformë, në çdo bisedë, në çdo mesazh e themi se Turqia është e gatshme për çdo lloj ndarjeje me kusht që të jetë e drejtë. Ne jemi të sinqertë në fjalën tonë”.

Presidenti Erdoğan theksoi se “Problemi qëndron se ata pëballë nesh injorojnë të drejtat tona. Përpiqen që veten e tyre ta pozicionojnë mbi ne. Por, do ta kuptojnë se nuk është kështu, se Turqia ka fuqinë politike, ekonomike dhe ushtarake që të grisë hartat dhe dokumentet e pamoralshme që i imponohen asaj. Do ta kuptojnë këtë ose me gjuhën e politikës dhe diplomacisë ose me përvojat e hidhura që do përjetojnë në terren. Shpresojmë se nuk do të jetë vonë kur ata të kuptojnë që nuk ka asnjë fuqi që të qëndrojë përballë një populli i cili luftën dhe martirizimin e mundshëm në fund e sheh si gradën më të lartë”.

Erdoğan vuri në dukje se populli turk është si një popull i shërbetuar me çdo sulm, me çdo kosto të mundshme. “Ato që mund të ndodhin në fund të këtij procesi në të cilin po kalojmë, le t’i mendojnë ata që jetojnë në botën e tyre imagjinare me një mirëqenie dhe demokraci të rreme. Si Turqi dhe si popull turk ne jemi të përgatitur për çdo mundësi dhe çdo rezultat”, tha ai.

g.kosovari

Next Post
Alesia Bami provokon ndjekësit me FOTO ‘hot’ me bikini

Alesia Bami provokon ndjekësit me FOTO 'hot' me bikini

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

March 23, 2026
VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

March 23, 2026
Nga mbështetës në kundërshtar i Putinit, avokati përfundon në spital psikiatrik pas deklaratave tronditëse

Nga mbështetës në kundërshtar i Putinit, avokati përfundon në spital psikiatrik pas deklaratave tronditëse

March 23, 2026
Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

March 23, 2026
Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

March 23, 2026
PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

March 23, 2026
Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

March 23, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Kriza e përfaqësimit shqiptar

March 23, 2026
E rëndë në Tiranë, 16-vjeçarja hidhet nga pallati në ndërtim dhe ndërron jetë

DETAJE / Aksidenti me tre viktima në Vlorë, ja për çfarë dyshojnë hetuesit

March 23, 2026
Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In