• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Paralajmërimi i ekspertëve: Perëndimi po krijon një “inkubator” të ri terrorist

by Java News
11/09/2019 22:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tetëmbëdhjetë vjet pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, zyrtarët e luftës kundër-terrorizmit paralajmërojnë se koalicioni po ndihmon që historia të përsëritet.

Një grup prej 13 ish-zyrtarësh, përfshirë dy ish-drejtorë të Qendrës Kombëtare amerikane Kundër-Terrorizmit, ish-drejtori i Operacioneve të Kundër-Terrorizmit në MI6-ën e Britanisë dhe ish-i dërguari amerikan i koalicionin që kishte në shënjestër grupin terrorist të Shtetit Islamik, publikuan të martën vonë një letër të hapur duke kërkuar nga vendet perëndimore që të ndalojnë injorimin e të arrestuarve në Siri dhe Irak.

“Ne kemi dëshmuar për ngritjen e dhunshme të al-Kaedës, grupit Taliban dhe ISIS-it”, shkruajnë ata. “Kemi studiuar kushtet që i kanë dhënë mundësinë këtyre grupeve dhe i kanë lejuar ata të rriten fuqishëm. Shohim se disa nga këto kushte kanë lindur sërisht”, thuhet gjithashtu në letër.

Në veçanti, zyrtarët përqendrohen në kampin al-Hol në veri-lindje të Sirisë, ku ndodhen rreth 70 mijë njerëz të zhvendosur gjatë luftës së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për shkatërrimin e kalifatit të vetëshpallur të ISIS-it.

Sipas të dhënave të përpiluara nga organizata “Human Rights Watch” rreth 11 mijë persona mendohet të jenë gra e fëmijë të lidhur me luftëtarë të dyshuar të ISIS-it.

Megjithë kërkesat e përsëritura nga zyrtarët amerikanë, shumë vende evropiane nuk kanë treguar gadishmëri t’i marrin shumë prej tyre.

Ish-zyrtarët e kundër-terrorizmit dhe të sigurisë kombëtare e quajnë këtë një gabim.

“Ky qëndrim “i shmangies së përgjegjësisë” do të krijojë rrezik edhe më të madh në të ardhmen”, shkruajnë ata. “Refuzimi i shtetësisë nga vendet e tyre do t’u forconte ndjenjën se janë në të vërtetë qytetarë të Shtetit Islamik, duke i përgatitur potencialisht për të formuar bazat e një ringjalljeje në të ardhshen”.VOA

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Çahet tubacionin e ujit, përmbytet rruga tek Ekonomiku

VIDEO/ Çahet tubacionin e ujit, përmbytet rruga tek Ekonomiku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com